Autor: TV News

Luis Enrique konfirmoi se Desire Doue është rikthyer në garë për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Athletic Bilbaos, pasi mungoi në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi, me spanjollin që shpreson që anësori të mund të luajë në San Mames. “Doue është rikthyer, është e rëndësishme për ne të dimë si t’i menaxhojmë minutat e tij. E pashë këtë javë, shpresoj se mund të luajë nesër”, tha ai, ndërsa shtoi se Nuno Mendes, Lucas Beraldo dhe Lucas Chevalier do të përballen me teste të vona fizike sonte. Achraf Hakimi mbetet i padisponueshëm, por Enrique…

Read More

Solisti i famshëm shqiptar, Alban Skenderaj, ka shkruar për koncertin e mbajtur në Prishtinë për katër netë me radhë, duke thënë se emocione të tilla rrallë herë i ka përjetuar në gjithë karrierën e tij. Ai ka treguar se përgjatë katër netëve kanë qenë të pranishëm 20 mijë persona, dhe se i është Kosovës mirënjohës gjithmonë. Postimi i plotë i këngëtarit: Prishtinë! 4 netë! 20.000 zemra! Emocione të forta që rrallë herë i kam përjetuar në gjithë karrierën time. Kosovë, të jam mirënjohës përgjithmonë! Ke qenë, je dhe do të mbetesh MOTIV dhe FRYMËZIM i pashterueshëm për mua! Uroj me…

Read More

Bayerni ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Sportingut të Lisbonës. “Bavarezët” do të tentojnë t’i rikthehen fitores në shtëpi, me synimin që të sigurojë kualifikimin direkt në raundin e 1/8-tave të Ligës së Kampionëve. Në listë është rikthyer kanadezi Alphonso Davies, i cili ka qenë i lënduar që nga marsi i këtij viti. Kanadezi këtë ndeshje do e nis nga stoli. Ky është formacioni i Bayernit: Ndeshja Bayern-Sporting, do të zhvillohet sonte në “Allianz Arena”, me fillim në orën 18:45.

Read More

Fjalët që tingëllojnë këndshëm janë më të lehta për t’u mbajtur mend, sipas një studimi nga Universiteti i Vjenës. Fjalë të sajuara si “clisious”, “smanious” dhe “drikious” iu prezantuan rreth njëqind folësve të anglishtes për të shqyrtuar se si vetëm tingulli, i pavarur nga kuptimi, ndikon në perceptimin e fjalëve. Ata gjithashtu shqyrtuan nëse këndshmëria e tingujve ndikon në lehtësinë e të mësuarit të fjalëve. Pjesëmarrësit panë fjalë të ndryshme të rreme që ishin hartuar për të qenë “të bukura”, “neutrale” ose “të pabukura”. Së pari, atyre iu kërkua t’i mësonin dhe t’i mësonin përmendësh fjalët, më vonë t’i kujtonin…

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE. Takimi periodik vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE. Spiropali shkruan se “në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane.” Postimi i Spiropalit: Intensifikimi i veprimtarisë diplomatike me vendet e BE🇦🇱🇪🇺 Takimi periodik me ambasadorët shqiptarë të akredituar…

Read More

Në ndeshjen e djeshme të xhiros së 14-të të Serie A, Milani ka marrë një fitore 3-2 jashtë fushe ndaj Torinos, duke rimarrë vendin e parë në tabelë. Lojtari më i spikatur ishte Christian Pulisic, i cili shënoi dy gola për kuqezinjtë. Veçanërisht, amerikani kishte qenë i sëmurë para ndeshjes. “Dy ditë më parë isha shtrirë në shtrat si i vdekur, por sot u ndjeva shumë më mirë dhe jam shumë i kënaqur që kam mundur ta ndihmoj ekipin. Dje, nuk isha i sigurt nëse mund të luaja, por këtë mëngjes u ndjeva më mirë. Sinqerisht, e vlerësoj fitoren më…

Read More

Bashkëshortja e Përparim Ramës, Kristale Rama, sot e shoqëroi atë në seancën inauguruese ku Rama u betua si kryetar i kryeqytetit. Me një kostum të gjelbër, Kristale Rama mori vëmendjen e mediave me të hyrë në sallë. Ajo është parë shpesh krah Ramës në paraqitjet e tij publike. Edhe gjatë seancës çifti u pa duke qëndruar dorë për dore. Kristale dhe Përparim Rama kanë tre fëmijë së bashku.

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar. Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen…

Read More

AC Milan ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me gjendjen e Rafa Leaos pas dëmtimit të tij kundër Torinos. Sulmuesi i Milanit u lëndua në pjesën e parë dhe nuk mundi të vazhdonte, duke lënë vendin e tij për Samuele Riccin, shkruan GazetaBlic Sport. “Skanimi MRI që lojtari iu nënshtrua sot pas një tendosjeje në muskulin e djathtë gjatë ndeshjes Torino-Milan përjashtoi çdo dëmtim të muskujve. Leao tashmë ka filluar trajtimet e nevojshme për të zgjidhur problemin”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi. Ai ka shumë mundësi të humbasë ndeshjen e ligës të së dielës në orën 12:30 në…

Read More