Autor: TV News
Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Eintracht Frankfurtit. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Jules Kounde, shkruan GazetaBlic Sport. Kounde ka shënuar golin e barazimit pas 51 minutave lojë, pas asistimit të bukur të Rashfordit. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli: VIDEO
Flokët e bardha apo gri nuk tregojnë medoemos plakjen. Flokët fillojnë të zbardhen kur rrënjët nuk prodhojnë më melaninë, pigmentin që i jep ngjyrë flokëve. Thinjat fillojnë të shfaqen zakonisht në moshën 30-vjeçare, por nuk do të thotë që një 20-vjeçare mund të mos ketë thinja. Përpos melaninës janë disa faktorë të tjerë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në daljen e thinjave. Pirja e duhanit, faktorët e jashtëm mjedisorë si rrezet ultravjollcë dhe ajri tepër i ndotur janë shkaktarë të flokëve gri. Në raste të rralla, thinjat e parakohshme mund të jetë një shenjë e sëmundjes vitiligo, anemi…
Prokuroria e Tiranë ka lëshuar masa sigurie për 8 persona, nga të cilët 5 zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe inspektorë të IMT-së, të dyshuar për dëmtim të buxhetit të shtetit përmes punimeve fiktive dhe dokumenteve të falsifikuara. Mes të arrestuarve dhe atyre me detyrim paraqitjeje janë: Aurel Çuko, Aurel Boriçi, Eleana Guçe, Rexhina Rakipi, Sokol Qehajaj, Aleksandra Muhametllari, Shyqyri Maloku dhe Fatmir Firi, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Bëhet fjalë për shembjen e pallateve nën zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit. Hetimet nisën pas denoncimit të qytetarit që pallati i tij u shemb nga IMT në…
Skuadra e Barcelonës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Frankfurtit. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Kounde, shkruan GazetaBlic Sport. Kounde realizoi dy gola për dy minuta për të përmbysur gjithçka. Rezultati aktual i takimit është 2-1. Ja goli: VIDEO
“Çështja Bankers Petroleum” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, avokati Kujtim Ibraj tha se ajo që ndodh sot në Shqipëri është e qartë: djersa e 60 viteve punë të papaguar të prindërve tanë është marrë nga një grusht njerëzish. Ndërsa eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, me batutë, theksoi se në Shqipëri modeli merret dhe përshtatet me korrupsionin. Pjesë nga biseda: Sefa: Ne jemi mjeshtra që korrupsionin ta përshtasim me çdo model. Muçi: Korrupsion e përshtasim në legjislacion. Na duhej që në fillim Albpetrol…
Me vetëm 18 vjeç e 148 ditë, Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s që arrin 14 gola të përfshirë direkt (7 gola + 7 asiste), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe prej 13 të vendosur në vitin 2017. Sensacioni spanjoll shtoi një tjetër asist të martën në mbrëmje, duke krijuar golin e dytë të Jules Koundé në përballjen e Barcelonës me Eintracht Frankfurt në Camp Nou. Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi në sigurimin e tre pikëve vendimtare dhe e çoi Barçën në garën për tetë vendet e…
Masat ndaluese për disa zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit në kuadër të procesit të rindërtimit, ishin një tjetër temë e komentuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Të ftuar në studio, avokatët Leonard Karaj dhe Kujtim Ibraj kanë komentuar skandalin me procesin e rindërtimit. Avokati Ibraj tha se në Bashkinë e Tiranës ka drejtorë milionerë, që janë pasuruar nga ky proces. Sipas tij, e vetmja e drejtë e Ramës është që i largoi drejtorët nga puna, madje duhet t’i kishte shkarkuar të…
Me vetëm 18 vjeç e 148 ditë, Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve të UEFA-s që arrin 14 gola të përfshirë direkt (7 gola + 7 asiste), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe prej 13 të vendosur në vitin 2017. Sensacioni spanjoll shtoi një tjetër asist të martën në mbrëmje, duke krijuar golin e dytë të Jules Koundé në përballjen e Barcelonës me Eintracht Frankfurt në Camp Nou. Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi në sigurimin e tre pikëve vendimtare dhe e çoi Barçën në garën për tetë vendet e…
Lëvizjet politike brenda PD ishin një tjetër pikë diskutimi këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. Avokati Leonard Karaj tha se asgjë nuk ndodh brenda PD, pasi kjo parti është SHPK personale e Sali Berishës. Sipas tij, lëvizjet e vogla brenda partisë duhen mbështetur, por nuk ka shpresë për ndryshim. Pjesë nga biseda: Karaj: PD është SHPK e zotit Berisha. Në atë parti nuk janë bërë kurrë zgjedhje. Borakaj: Po kushdo të fitonte para Berishës, do fitonte Berisha. Karaj: Nuk garoi Berisha në 2013-ën. Opozita qëndron aty dhe pret ditën e zgjedhjeve.…
Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, reflektoi mbi moralin e ekipit pas fitores së tyre të fundit 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve. Duke folur pas ndeshjes, Van Dijk shpjegoi: “Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në një periudhë në të cilën ndodhemi. “Nuk është kurrë e lehtë të vish këtu… gjithmonë do të jetë e vështirë. E trajtuam mirë ndeshjen. Është detyrë e jona të performojmë në fushë sepse kjo është e vetmja gjë që mund të kontrollojmë. Duam të fitojmë dhe kemi cilësinë për të bërë. “Nuk ndryshon asgjë. Padyshim që ka shumë zhurmë nga…
