Autor: TV News

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në Forumin Ekonomik të Delfit që po zhvillohet në Tiranë. Spiropali theksoi se “Tirana mirëpret Forumin Ekonomik të Delfit në kohën kur Shqipëria është aktor aktiv dhe i besueshëm në marrëdhëniet bilaterale me partnerët, në forumet ndërkombëtare, në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes dhe në të gjitha platformat e investimeve e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim.” Për Shqipërinë, sipas Spiropalit, pozicioni i vetëm koherent strategjik mbetet kontributi për sigurinë, zhvillimin dhe integrimin rajonal dhe atë kontinental. Ajo shtoi se Shqipëria po e përdor pozicionin e saj gjeografik për të…

Read More

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, mori pjesë sot në kremtimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Sot kremtojmë rrugëtimin gjysmëshekullor të dijes, sakrificës dhe përkushtimit intelektual, qytetar dhe kombëtar. Festojmë jetën e një institucioni që lindi në kushte të vështira, por që u ngrit në lartësinë e institucioneve të tjera simotra të kombeve të zhvilluara”, deklaroi Presidenti Begaj në këtë përvjetor jubile të Akademisë së Kosovës. Presidenti Begaj nderoi studiuesit dhe akademikët shqiptarë, ata që nuk janë mes nesh e ata që vazhduan mes sakrificash të ruanin idealin dhe qëndresën për t’i hapur rrugë…

Read More

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin e rezervave shtetërore nuk ka arritur të mbahet, për shkak të mungesës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdarit. Në sallë s’ka qenë as avokati i Irfan Lipovicës. Gjykata i ka dërguar ftesë ministres në detyrë përmes postës, por e njëjta deri sot s’ka dhënë përgjigje nëse ka pranuar ftesën apo jo. Në sallë dikur vonë erdhi Ridvan Muharremi bashkë me avokatin e tij, i cili bëri të ditur se ka ngatërruar sallën ku po mbahet seanca gjyqësore. Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 janar, nga ora 09:30. Mbrojtja e…

Read More

E ardhmja e Xabi Alonsos si trajner i Real Madridit nuk është e sigurt. Në mediat spanjolle ka pasur raportime të shumta që Alonso do të shkarkohet nëse Real Madridi mposhtet nga Manchester City. Kjo e bën edhe më të rëndësishme ndeshjen e së mërkurës mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Ndeshja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00. Alonso nisi mirë në krye të Realit, por skuadra mbretërore lëshoi shumë pikë në xhirot e fundit në La Liga. Dhe kjo ka rritur maksimalisht presionin te tekniku spanjoll .Alonso megjithatë ka besim në skuadër. “Ky është ekip dhe ne jemi…

Read More

Një rast i dhunës fizike është raportuar në Malishevë, ku një grua u sulmua nga ish-nusja e djalit të saj. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. “Është raportuar se viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga ish-nusja e djalit të saj. Është intervistuar e dyshuara e cila më pas me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po vazhdon të trajtohet në përputhje me procedurat e rregullta ligjore. Policia dhe prokuroria po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që kanë çuar deri te ky…

Read More

Në moshën vetëm 18 vjeç, Lamine Yamal ka bërë histori në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që arrin 14 gola të drejtpërdrejtë (7 gola + 7 asistime) në këtë kompeticion. Ai theu rekordin e mëparshëm të Kylian Mbappe, i cili kishte 13 të tilla në vitin 2017. Talenti spanjoll shtoi edhe një asistim tjetër mbrëmjen e së martës, duke shërbyer golin e dytë të Jules Koundes në ndeshjen mes Barcelonës dhe Eintracht Frankfurt në Camp Nou. Kontributi i fundit i Yamal ndihmoi Barcelonën të siguronte tre pikë tejet të rëndësishme dhe ta mbante ekipin…

Read More

Një krizë e re ka kapluar Liverpoolin së fundi. Kjo për shkak të situatës Salah, ku kishte dhënë deklarata të forta rreth raporteve të tij me trajnerin Arne Slot. Kjo çoi në mosaktivizimin e egjiptianit, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Slot, pas ndeshjes u pyet për rikthimin e tij dhe këtë kishte për të thënë. “Epo, ju thoni se të gjithë bëjnë gabime në jetë, por pyetja është nëse edhe lojtarët duhet ta pranojnë këtë…”. “Dhe iniciativa duhet të vijë nga lojtari apo nga unë”, deklaroi Slot. Liverpooli, kujtojmë se mbrëmë arriti të mposhtë Interin me rezultat…

Read More

Ka vdekur në moshë të re Dren Ferataj, anëtar i stafit të FC Prishtina, njëherësh IT i grupit. Në një telegram ngushëllimi, skuadra prishtinase thotë se Dreni ishte më shumë se një bashkëpunëtor ai ishte mik, mbështetës i palodhur i ekipit dhe person i dashur për të gjithë lojtarët dhe stafin. “Me urtësinë, qetësinë dhe pozitivitetin e tij të përhershëm, ai la gjurmë të pashlyeshme në klubin tonë.Do ta kujtojmë gjithmonë për buzëqeshjen e sinqertë, gatishmërinë për të ndihmuar dhe shpirtin e tij të mirë që e sillte çdo ditë në punë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ferataj, miqve dhe…

Read More

Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka vendosur që të tërheqë firmar për kandidaturën e Avokatit të Popullit. Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD bën me dije se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Por gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se Partia Socialiste nuk e njeh tërheqjen e firmave të PD për Avokatin e Popullit Në këto kushte mëson gazetarja, çështja e AP do të kalojë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve siç është parashikuar dhe pritet kalimi për votim në seancë. Vendimi i PD për tërheqjen e firmave erdhi pas mbështetjes që…

Read More