Autor: TV News

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi edhe një herë situatën “shumë, shumë të vështirë” me të cilën po përballet ushtria ukrainase, pasi mbrojtjet ajrore u detyruan të shkatërronin valë të shumta dronësh rusë që synonin kryeqytetin Kiev. Ndërkohë, homologu i tij rus, Vladimir Putin, përdori një festë shtetërore për të përsëritur angazhimin për t’i arritur objektivat e tij në Ukrainë. Pas një takimi më 30 shtator me komandantët kryesorë, Zelensky deklaroi se “gjithçka që mund të bëhet këtë vjeshtë, gjithçka që mund të arrijmë, duhet të arrihet”. Zelensky theksoi rëndësinë e takimit të ardhshëm të Kontratës së Mbrojtjes së Ukrainës…

Read More

Rafael Leao ka folur për krenarinë e tij pasi kishte shiritin e kapitenit të Milanit kundër Lecce të premten dhe ka shpjeguar se si trajneri i kuqezinjve Paulo Fonseca po e ndihmon atë të përmirësohet në një nivel personal përpara ndeshjes së së martës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen. “Është gjithmonë një burim krenarie të jesh kapiten i Milanit”, tha Leao për shtypin në Gjermani. “Unë jam këtu për gjashtë vjet tani. Kur luaj me këtë fanellë, ka gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie, por kur kam shiritin rritet edhe më shumë”. Leao shpjegoi se Fonseca dëshiron që ai të…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, qëndruan për një javë në Shtetet e Bashkuara ku zhvilluan takime në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se kjo vizitë e Osmanit, Kurtit dhe Gërvallët janë “takime të kordinuara dhe të dizajnuara mirë” se kush me kë do të takohet. “Lajm i mirë me vlerësimin që i dha Organizata Freedom House ku Kosova është në pozicionin e parë të Demokracisë dhe të Drejtësisë në rajon”, vijoi Ramabaja.

Read More

Ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator ka dështuar. Analisti Ylli Hoxha ka deklaruar se është lëshim i papranueshëm nga ana e qeverisë për mosekzekutimin e pagave në afat kohor. “Është lëshim i papranueshëm, i cili del si rrjedhojë e qeverisë për përpjekjen e tyre për kryerjen e detyrave me ushtrues detyre. Ka njerëz që mbajnë ushtrim detyre. Kur ti improvizon dhe bën kësi lloj gabime”, deklaroi Hoxha.    

Read More

Politikani opozitar rus dhe kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt të këtij viti, mund të jetë helmuar, tha grupi hetues Insider. Ky grup iu referua dokumenteve zyrtare që duket se ishin redaktuar për t’u përputhur me pretendimet e Rusisë se ai vdiq nga problemet kardiake. Sipas një raporti nga Insider, publikuar më 29 shtator, grupi ka marrë dy variante të dokumenteve zyrtare mbi vendimin për të mos nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt në shkurt në burgun e largët Polar Wolf në distriktin Arktik të Yamalo-Nenets, ku ai po kryente dënimin…

Read More

Tashmë të rinjtë e moshës mbi 15 vjeçare që u takojnë të gjitha komuniteteve do të kenë një strehë ku mund të edukohen dhe fuqizohen në Teknologjinë e Informacionit. Kosova Innovation Hub është identiteti më i ri për qendrën e inovacionit në Vitomericë të Pejës. Një hapësirë e tillë u mundësua falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hapjen e kësaj qendre e bëri ambasadori i Ambasadës Amerikane në Kosovë, JeffreyM.Hovenier. “Me kurset që do të organizohen si dhe aktivitetet që do të organizohen në këtë qendër të inovacionet ju do të keni mundësi të shihni njerëz të cilët do…

Read More

Zv.Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës, Ersan Qavolli ka deklaruar se në rastin që njihej si “Podrimqaku” për fajde, i gjithë dëmi i shkaktuar ndaj viktimës i është kompensuar rreth 50-60 mijë euro. Qavolli këto deklarime i bëri të ditur tek emisioni “Five” të Televizionit Dukagjini teksa ka shtuar se “Rasti Podrimçaku ka përfunduar. Aktgjykimi është formë e prerë. Rreth gjashtë vite burgim. Dëmi mund të jetë 50-60 mijë euro. E mira është kompenzimi I viktimës”, vijoi Qavolli. Sipas Qavollit, si çelës i suksesit për fajdexhinjtë është viktima t’i besojë prokurorit lidhur me zhvillimet e çdo hapi të hetimit. “Trajtimi…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, kundërshtoi idenë e nisjes së një ofensive tokësore nga Izraeli në Liban dhe bëri thirrje për një armëpushim, në një kohë tensionesh të shtuara pas vrasjes së Hassan Nasrallahut, liderit të Hezbollahut – grupit militant që është edhe parti politike, e që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. I pyetur nëse është në dijeni të planeve të Izraelit për një operacion të tillë dhe nëse ishte i qetë me këtë plan, Biden u tha gazetarëve: “Jam më i informuar nga sa mund të mendoni dhe jam i qetë me ndaljen [e planit për…

Read More

Një sulmues me eksperiencë që dinte të ishte figurë në skuadrat e mëdha në Evropë, pritet të ketë një ekip të ri. Ky është Mario Balotelli, i cili ka biseda të avancuara me një ekip nga Kategoria e Tretë gjysmëprofesionale e Spanjës. Italiani (i cili luajti për klube si Manchester City, Inter, Liverpool dhe Milan, ndër të tjera) sapo është liruar nga skuadra e tij e fundit, Adana Demirspor e Turqisë, ku shënoi shtatë gola në 16 ndeshje të luajtura. Megjithatë, në mes të qëndrimit të tij ai pësoi një dëmtim në gju që e la jashtë fushave për tre…

Read More

Gjatë mesnatës të dielën në një pompë derivatësh në Zveçan u hodh një mjet shpërthyes ku bëri dëme edhe tek disa vetura dhe biznese tjera afër, por nuk pati të lënduar. Avokati Shkelzen Sopjani, i ftuar në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini, tha se eliminimi i strukturave kriminale në veri është i vështirë. “Strukturat nuk janë eliminiar në tërësi, është e pamundur të eliminohen në tërësi për shkak të përbërjes etnike të asaj pjese, pasi edhe vija kufitare është e madhe në atë pjesë dhe tërësisht është me Serbinë, problemi është se përveç strukturave që janë brenda, të mirëorganizuara, por…

Read More