Autor: TV News
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij janë miratuar katër projektligje dhe 20 akte-nënligjore. Sipas tij, punë e madhe është bërë edhe në sferën infrastrukturore dhe në furnizim me barna. Këto komente ministri Vitia i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë legjislative të MSH-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë. Vitia tutje ka deklaruar se janë afër fillimit të zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave. “Është rrugës për të nisur zbatimin ligji për çmimet e barnave. Ka pasur sfida por edhe vëmendjen tonë në çdo hap. Në…
CIA nisi të mërkurën një përpjekje të re për të rekrutuar informatorë në Kinë, Iran dhe Korenë e Veriut, pas asaj që e ka cilësuar përpjekje të suksesshme për të rekrutuar shtetas rusë. Agjencia kryesore amerikane e spiunazhit postoi udhëzime se si të kontaktohej në mënyrë të sigurt, në dialektin mandarin, në gjuhën farsi dhe atë koreane, në llogarinë e saj në mediat sociale në X, Facebook, Instagram, Telegram, LinkedIn dhe në Dark Web, njoftoi një zëdhënës i CIA-s nëpërmjet një deklarate. “Përpjekjet tona në këtë front kanë qenë të suksesshme në Rusi dhe ne duam të sigurohemi që individët…
Partitë opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia i cili po raporton në komisionin parlamentar. Sipas tyre, përkundër rritjes së buxhetit për barna esenciale, ato mungojnë në spitale dhe blihen deri në 400 për qind më shumë. Krahas çmimit të barnave, kritikë e opozitës ishin edhe mungesa e investimeve kapitale dhe ikja e profesionistëve shëndetësor. Armend Zemaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke thënë se është rritur buxheti për barna por ato po mungojnë në spitale. Sipas Zemajt, barnat po blihen më shtrenjtë dhe…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kritikat ndërkombëtare për trajtimin nga qeveria e tij në raport me pakicën serbe në Kosovë ishin të tepërta. Dhe ky koment, vlerëson një shkrim i Bloomberg, ka të ngjarë të shqetësojë mbështetësit perëndimorë që kanë bërë thirrje për përmbajtje. Siç shkruan Bloomberg, lëvizjet e Prishtinës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit serb kanë nxitur paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Evropian se veprimet mund të përbëjnë një kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan. “Ata janë shumë të shqetësuar”, citohet të ketë thënë Kurti për…
Genta Ismajli është një nga emrat më të njohur në skenën muzikore shqiptare, e njohur për energjinë e saj dhe hitet e shumta. Së fundmi ajo ka pësuar një aksident trafiku. Sipas burimeve të sigurta, për emisionin ”IN&Out” ajo ugodit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago. Pas momenteve të vështira, ajo tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ky aksident e ka ndalur atë në realizimin e koncertit të saj.
Irani i hodhi gati 200 raketa balistike drejt Izraelit, duke e kryer sulmin më të madh si kurrë ndonjëherë ndaj armikut të vet të përbetuar. Sulmi i 1 tetorit ishte më i madh dhe më i guximshëm se sulmet e papritura të Iranit kundër Izraelit në prill. Këtë herë, Teherani gjithashtu përdori raketa më të përparuara dhe nuk dha paralajmërime të dukshme para kryerjes së sulmit. Dëmet e përgjithshme dhe viktimat që sulmi raketor i Iranit i ka shkaktuar ende janë të paqarta. Por, Izraeli është zotuar se do të përgjigjet shumë ashpër. Ekspertët kanë thënë se hakmarrja e Izraelit…
Kombëtarja e Shqipërisë ka publikuar listën për dy ndeshjet e këtij muaji, Lista e Kombëtares për dy ndeshjet e ligës së kombeve me 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë, ka pasur disa ndryshime, transmeton GazetaBlic Sport. Adrion Pajaziti është ftuar për herë të parë nga Sylvinho, kurse pjesë e grupit rikthehet të jetë edhe tek Mirlind Daku.
Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Rasti ndërlidhet me keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Avokati Mahmut Halimi e ka konfirmuar për Nacionalen se Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. “Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, tha Halimi. Me 18 gusht 2023 ishte arrestuar Ridvan Muharremi nën dyshimin për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës. Lidhur me rastin kishte folur avokati i tij i cili kishte thënë se Muharremi është i pafajshëm. Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit Muharremi pas lirimit të tij për t’u…
Rritet niveli i manganit në Badoc, IKShPK-ja rekomandon që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që uji i Liqenit të Badocit të mos përdoret për pije. Pas analizave, është konstatuar se vlerat e manganit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme. Prandaj, IKShPK ka bërë thirrje që ky ujë të përdoret vetëm për qëllime higjienike dhe nevoja të tjera. Postimi i plotë: Informatë për media (Informatë me rekomandime për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit) Prishtinë, 04.10. 2024 Pas marrjes së njoftimit nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” përmes postës elektronike (me datë 02. 10. 2024, në…
Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët që të evakuohen nga komunitete në jug të Libanit që janë jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara, duke sinjalizuar se do të zgjerojë ofensivën tokësore të nisur më herët gjatë kësaj jave kundër Hezbollahut, grupit militant që është edhe parti politike dhe që kontrollon shumicën e Libanit jugor. Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 caqe të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit. Luftimet kanë detyruar pothuajse 1.2…
