Autor: TV News
Qytetarët e komunitetit serb në veri të Kosovës janë duke marrë ditëve të fundit paralajmërime për ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të borxheve të papaguara. Paralajmërimet, që i pa Radio Evropa e Lirë, jepen nga kompania serbe, Elektrosever, e krijuar në bazë të Marrëveshjes për Energjinë, e cila është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Afati për shlyerjen e borxheve për rrymën e konsumuar është 15 ditë. Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila monitoron punën e kompanisë Elektrosever, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se një numër i madh i qytetarëve…
Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 9 vende të Europës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. “FloodNorthALB”, është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ultësira e Shkodrës është rajoni më i prekur në Shqipëri nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 15 viteve të fundit, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe ekonominë e zonës. Takimi i ekspertëve…
Një sulm ajror izraelit gjatë natës në kryeqytetin libanez, Bejrut, ka lënë të vrarë shtatë punëtorë shëndetësorë dhe të ekipeve të shpëtimit, ka thënë një organizatë shëndetësore islamike më 3 tetor. Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura. Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht. Edhe në të kaluarën, grupet për të drejtat e njeriut e kishin akuzuar Izraelin se kishte përdorur predha me fosfor të…
Harry Maguire nuk ka kursyer fjalët e tij në vlerësimin e paraqitjes së Man United në barazimin 3-3 ndaj FC Porto. Duke folur për TNT Sport pas ndeshjes, ai deklaroi: “Kur jeni duke fituar 2-0 jashtë shtëpisë në një vend si ky, duhet të jesh më solid. “Kishte shumë boshllëqe, shumë krosime dhe ata na ndëshkuan për këtë. Nëse duam të jemi të suksesshëm këtë sezon, nuk mund të pranojmë dy gola në aq minuta.” Maguire ndihmoi Man United pas hyrjes në fushë. Ai shënoi një gol jetik në fund për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte një pikë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi deputetët opozitarë dogjën karriget e Kuvendit. Ai ka thënë se “ne përpiqemi te shërojmë, mbjellim dhe ata shkatërrojnë, shkulin dhe djegin”. Rama thënë se zjarri u shkaktua nga deputetët e zgjedhur “për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje”. “Duke ardhur këtu më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu…
Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale që po kryen kreu i qeverisë. Sipas Zyrës së Kryeministrisë, Rama aktualisht është në sallën e operimit, ndërsa pas përfundimit të ndërhyrjes pritet që ta kalojë natën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se: Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”. Presidenti Biden ka folur një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin. “Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të…
Nëse për afërsinë me Rusinë dhe politikën agresive ndaj shteteve fqinje, Serbia ka gjetur mirëkuptim nga fuqitë perëndimore, të paktën për të zhdukurit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, figurativisht shteti serb e ka marrë një shuplakë të fortë, gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit. “Dikush prej ministrave të BE-së i është drejtuar Serbisë dhe në një formë të ashpër iu ka thënë se kjo punë është e lehtë me u zgjidh, vetëm ju duhet me i hapë arkivat që po i kërkon jo vetëm Kosova, sepse nuk është folur vetëm për Kosovën, por…
Shpërthimi ishte aq i madh sa që preku edhe pjesën e tavanit të këtij objekti. Ky objekt është në komunën e Zubin Potokut dhe para mesnatës, të mërkurën aty u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Prandaj edhe hetuesit policor sot kanë dal në terren për të parë gjithçka që kishte ndodhur mbrëmë. Ish-hetuesi policor: Shtrirja e sovranitetit në veri me forca policore s’po jep rezultat Motivet nuk dihen ende e as të dyshuarit. Por, policia po thotë se besohet që mjeti që u përdor për shpërthim ishte eksplozivi. “Fillimisht është dëgju një detonim, kemi pranu informacione edhe e kemi dëgju…
T: UDB-a jepte vlerësime politike për situatën në Kosovë Moto: Mt:58,33% serbë dhe vetëm 13,33% shqiptarë -Të inkuadruar: Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: shqiptarë 13,33% serbë, 58, 33%, malazezë 28,34%; Në Shërbimin për evitimin e kriminalitetit: shqiptarë 23,44%, serbë 50,34%, malazezë 26,22%; Në polici: Shqiptarë 31,29, serbë 6o,8%, malazezë 7,86% dhe të tjerë 0,5%. -Struktura kualifikuese: Në Shërbimin e sigurimit shtetëror: Me fakultet 4%, me shkkollë të lartë 26,6%, me shkollë të mesme 29% dhe me shkolë të ulët profesionale 40%. Në shërbmet për evitimin e kriminalitetit: Me fakultet 1,6%, me shkolë të lartë 16,5% me shkollë…
