Autor: TV News

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris. Osmani përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se këto foto janë nga darka e organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë. “Mbrëmë në Pallatin Elysee në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, pasi që sipas tij, fokusi kryesor i kësaj ujdie është themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe jo njohja reciproke.Hoti thotë se qasja e gabuar e Kurtit rrezikon përjashtimin e Kosovës nga mekanizmat rajonalë CEFTA dhe Procesi i Berlinit.Krahas kësaj, ai nënvizon se Ekzekutivi vendor nuk mund të pretendojë se ka shtrirë sovranitetin në veri derisa komuniteti serb nuk është përfshirë në institucione. Ai i sheh me rezerva takimet e…

Read More

Forcat e rendit kanë prova të besueshme se të paktën 93 të burgosur lufte ukrainas janë ekzekutuar nga forcat pushtuese ruse. Kështu ka thënë Yurii Belousov, kreu i Departamentit të Luftës në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili foli në transmetimin e teletonit kombëtar, transmeton Ukrinform. “Tani kemi informacione për 93 ushtarë tanë të cilët janë ekzekutuar në fushën e betejës”, tha ai. Belousov theksoi se 80% e të burgosurve ukrainas u ekzekutuan këtë vit, por tendenca drejt ekzekutimeve u shfaq në nëntor 2023. “Ka pasur ndryshime në qëndrimin e ushtarakëve rusë ndaj robërve tanë të luftës për keq,” tha Belousov.…

Read More

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për gjendjen aktuale të reshjeve në territorin e Kosovës, ku kanë treguar se për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.IHMK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se cikloni “Kasandra” është në dobësim dhe shiu do të vazhdojë sot dhe nesër por me zvogëlim të intensitetit të tyre.“Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:• Malishevë 52mm ( l/m²)• Junik 36mm• Istog 36mm• Prizren 33mm• Drenas 29mm• Gadime (Lipjan)27mm• Ferizaj 24mm• Viti 23mm• Prishtinë 22mm• Kamenicë 21mm• Mitrovicë 20mm• Gjakovë 15mmNga kjo pasqyrë e reshjeve të…

Read More

Drejtuesit e Manchester United thuhet se do të takohen dy ditë pas përplasjes së Aston Villa me Erik ten Hag, ndërsa e ardhmja e këtij të fundit është në dyshim mes rezultateve zhgënjyese. Sipas The Athletic , lidershipi i klubit do të mblidhet në Londër, duke shënuar një moment kyç teksa presioni rritet pas një fillimi të dobët të sezonit. Takimi, i cili është planifikuar prej disa kohësh, do të ketë Sir Jim Ratcliffe dhe Sir Dave Brailsford, që të dy përfaqësojnë INEOS, shefin ekzekutiv Omar Berrada së bashku me drejtorin sportiv Dan Ashworth dhe drejtorin teknik Jason Wilcox. Nga…

Read More

Vizitat e fundit jashtë vendit të krerëve të institucioneve, njohës të politikës së jashtme po i konsiderojnë të kota, të pakoordinuara dhe pa rezultate konkretet për Kosovën. Ata kanë theksuar faktin e mos takimit të zyrtarëve të lartë të Amerikës me kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se kjo vë në pah që kryeministri Kurti është i anashkaluar nga Departamenti Amerikanë i Shtetit. Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se jo vetëm nga vizitat e javëve të fundit, të kryeministrit Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani e zyrtareve të tjerë të vendit, por për gjatë katër vite të udhëheqjes së tyre, vendi…

Read More

Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave tjera që janë të domosdoshme për punën e tij. Mandati i ri i PE-së nisi në verë, pas zgjedhjeve të fundit evropiane që u mbajtën në qershor. Në kuadër të procesit të konstituimit janë krijuar tashmë edhe delegacionet parlamentare për raporte me vendet jashtë BE-së, me të cilat ekziston një kornizë për bashkëpunim. Gjatë muajit shtator ka përfunduar procesi i themelimit të delegacioneve përkatëse për raportet me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.Këto delegacione do të jenë përgjegjëse edhe për bashkëpunimin me vendet e këtij rajoni –…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dërguar për tretman mjekësor dhe aty ka ndërruar jetë në Shtërpcë.Trupi i saj është dërguar për obduksion. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të kohëpaskohëshme të shiut. Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot fjalimin e së  premtes që ka mbajtur në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Rama kishte thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar dhe se krahasimet me Ukrainën nuk qëndrojnë. “Ja si flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës, i cili me këtë rast iu dërgon të fala vëllazërore krejt atyre që prej Kosove, e shajnë me nanë e me babë si ‘vëllaun e Vuçiqit’”, ka shkruar Rama, sot në “Facebook”. Ndër tjerash, Edi Rama në New York ka thënë se…

Read More