Autor: TV News
Luka Modric ia ka bërë sefte veturës luksoze e cila kushton 180 mijë euro, dhuratë kjo e marr disa ditë më parë nga marka BMW. Futbollisti kroat u pa sot me veturën e re derisa ka arritur në ”Valdebebas” për stervitjen e Real Madridit, para ndeshjes me Villarealin. Tifozë të shumtë iu afruan makinës së tij, duke shpresuar të merrnin një autograf ose të bënin një foto me të, por Modriç kaloi me shpejtësi dhe u fut në kamp. BMW nga viit i kaluar ka nënshkrua kontratë sponzrizimi me Real Madridin, ku futbollistët do të vozitin veturat luksoze të gjigantit…
Ndërron jetë i riu që u plagos aksidentalisht nga shpërthimi me tritol në Elbasan. Mësohet se 29-vjeçari Enea Themollari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë në korrik nga shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Themollari ishte fqinj me dy motrat, të cilat jetonin në një pallat në Elbasan. Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas…
Moti i keq ka përfshirë sot thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar problematika të shumta në disa qytete. Vlora ishte qyteti i fundit i prekur nga stuhia, ku reshjet e dendura shkaktuan përmbytje dhe niveli i ujit arriti deri në 20-30 cm, dhe në disa zona, madje deri në 50 cm. Problemet më të mëdha u evidentuan në lagjen Rilindja, zonën e bibliotekës së qytetit dhe në Skelë, ku shumë banesa dhe biznese u përmbytën. Si pasojë e stuhisë, i gjithë qyteti i Vlorës mbeti pa energji elektrike. Stuhia solli gjithashtu probleme në Lushnje, ku niveli i ujit…
Të premten, siç njoftoi zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Kosovës. Teksa gjatë ditës siç raportojnë mediat lokale në veri, në pjesën veriore të Mitrovicës ka qëndruar Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe bamirësi Halil Kastrati, të cilët në gusht të këtij viti kanë nënshkruar një marrëveshje me bamirësin Halil Kastratin për bashkëfinancimin e ndërtimit të mbi 200 shtëpive. Qeveria njofton se me ndihmën e Halil Kastratit do t’i ndërtojnë mbi 200 shtëpi në veri “Sot ka nisur ndërtimi i mbi 200 shtëpive në veri të Republikës…
Intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti për agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press, ku ndër të tjera thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do ta trimëronte Serbinë, është vetëm njëra ndër shumë deklaratat ku flet për gjeopolitikën dhe zhvillimet botërore, duke i ndërlidhur me rajonin. Lufta në Ukrainë, kriza në lindje të mesme dhe shumë zhvillime botërore, sipas ekspertëve të gjeopolitikës, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos e kenë fare vëmendjen të Kosova. Gazetari dhe analisti, Ben Andoni vlerëson se këtë fakt e ka kuptuar Kryeministri. “Në këtë moment çështja e Kosovës është tretësore dhe këtë z. Kurti…
Skuadra e Prishtinës të premten në mbrëmje ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Junior-Paul Ngatta. Ngatta është futbollist i lindur në vitin 2003, ndërsa është vlerësuar lartë nga skuadra “bardhekaltër”. “Më pëlqen ambienti dhe më pëlqen klubi. Ekipi ka futbollistë të mirë në përbërje dhe klubi ka ambicie të larta. Qëllimi im është të tregoj cilësitë që të arrijë nivelet sa më të larta të futbollit”, ka deklaruar Ngatta për faqen zyrtare të Prishtinës. Prishtina momentalisht është e gjashta në tabelë me 10 pikë të tubuara në gjashtë ndeshje. Ndeshjen e kësaj fundjave, klubi kryeqytetas do ta luajë nesër ndaj Feronikelit…
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri në një debat në njërin nga televizionet në Kosovë më 03.10.2024, deri sa po diskutohej edhe për çështjen e veriut u drejtua me pyetjen “çka nëse nuk kishin ndërhy forcat e Kosovës qato që i kemi në rastin e Banjskës dhe të kishim pritë që NATO me na nxjerrë nga situata?”. Vokrri vazhdoi deklarimin e tij duke thënë se nëse do të ishte për KFOR-in, kufiri i Kosovës do të vendosej ose në Vushtrri ose në Mitrovicë apo edhe diku tjetër. “Tash sikur të ishim bazu në vullnetin e ndonjë komandanti të këtyre trupave…
Kureshtja që ka ngjallur historia e pashembullt e familjes Jashari ka bërë që dy udhëheqës të lartë të policisë nga Paraguaji, të vijnë e ta shkelin tokën e Prekazit. Ndonëse ishin në vizita në shtetet fqinje, ata nuk e humbën rastin të bëjnë nderime tek varret e familjes Jashari, e të dëgjojnë për historinë e sakrificën tyre. Silguero Cesar, gjeneral Drejtues i Drejtorisë Anti-Krim të Paraguajit dhe koloneli Vera Lider, bashkë me familjen e ngushtë e miq shqiptar, panë nga afër dëshmitë e një historie të padëgjuar për ta. “Është hera e parë që po e vizitojmë këtë vend dhe…
Ish-ministra të Arsimit e Financave kanë raportuar sot në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore. Ata janë pyetur për formën se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjes së librave në periudhën kur ata kanë udhëhequr. Komisioni Hetimor që po e heton një proces të dyshimtë të subvencionimit të teksteve shkollore, këtë të premte në fokus kishte intervstimin e ish ministrave. Një gjë e tillë u bë me qëllim që ata ish zyrtarë të lartë në cilësinë e dëshmitarëve, të tregojnë se si kanë menagjuar procesin e shpërndarjës së librave në periudhën kur…
Sara dhe Bardhi kanë zbuluar emrin e vajzës që presin të vijë në jetë. Ata ia kanë zbuluar emrin ndjekësve në mënyrën më të veçantë; me një këngë që Bardhi ia ka kushtuar vajzës, Nea. Ndërsa Sara poston një fragment nga kënga zbulon edhe kuptimin e emrit Nea. “NEA ☀️ kuptimi : Dikush qe ringrihet githe jeten si version me i forte i vetes nga rëniet.NEA (e re) ne greqishten e lashte, nenkupton nje individ i cili qendron gjithmone i ri, ne shpirt, pamje e qe s’rresht se permiresuari veten.Ne Islam; Dhurate e frutshme, nje person i cili sjell drite…
