1
Ylli shqiptar Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga atmosfera e ditëlindjes së saj.
Përmes një seti fotografish dhe videosh të publikuara në rrjetet sociale, moderatorja dhe këngëtarja ka sjellë momente nga festimi, duke marrë urime dhe komente të shumta nga fansat dhe miqtë e saj, shkruan Indeksonline.
Në pamjet e publikuara, Luana shfaqet elegante pranë detit, ndërsa ka zgjedhur një veshje të bardhë për këtë ditë të veçantë.
Atmosfera duket në kulmr, ndërsa postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

