Autor: TV News
Mbrojtja ajrore ukrainase mëngjesin e 3 tetorit ka rrëzuar rreth 15 dronë rusë mbi Kiev, tha Serhiy Poko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit ukrainas. Copëzat e dronëve të rrëzuan ranë në një qark të Kievit, por sipas Popko, nuk shkaktuan viktima apo dëme materiale. Sulmet ruse ndaj Kievit zgjatën të paktën pesë orë, sipas autoriteteve ukrainase. Ndaras, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kanë neutralizuar dronë rusë edhe në rajonet e Çernihivit, Poltavës, Çerkasit, Sumit dhe Vinitsjas. Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq, tha se 113 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës mbi rajonet e Belgorodit, Voronezhit, Kurskut dhe Brianskut.…
Man United ka barazuar 3-3 kundër FC Porto në UEFA Europa League. Kjo është në fakt ndeshja e 24-të në të cilën Djajtë e Kuq kanë pësuar 3 ose më shumë gola në udhëheqjen e Erik ten Hag. Asnjë ekip tjetër i Premierligës nuk ka pësuar kaq shumë gola (nga 3 për ndeshje) që kur holandezi mori drejtimin e Old Trafford në 2022. Man United tani ka pranuar tre gola në ndeshjet e njëpasnjëshme – teksa presioni vazhdon të rritet mbi trajnerin. /GazetaBlic Sport
Policia e Kosovës ka njoftuar se është pajisur me automjete të reja të blinduara. Pamjet e këtyre automjeteve janë publikuar në rrjetet sociale. Sipas njoftimit zyrtar, ky zhvillim është pjesë e një plani afatgjatë për të ngritur kapacitetet njerëzore dhe teknologjike të policisë. Pamjet mund ti gjeni këtu. Postimi i plotë: Policia e Kosovës po fuqizohet edhe me pajisje policore shtesë Prishtinë, më 3 tetor 2024 Policia e Kosovës (PK), në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida. “Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë…
Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit – gjatë një sulmi ajror të kryer në Rripin e Gazës rreth tre muaj më parë. Sipas IDF-së sulmi u krye ndaj një ndërtese nëntokësore në veri të Gazës, duke vrarë Rawhi Mushtaha dhe dy komandantë të tjerë të Hamasit, Sameh Siraj dhe Sameh Oudeh. Approximately 3 months ago, in a joint IDF and ISA strike in Gaza, the following terrorists were eliminated: 🔴Rawhi Mushtaha, the Head of the Hamas government in Gaza🔴Sameh al-Siraj, who held the security portfolio on Hamas’ political bureau and Hamas’ Labor…
Kompania “RAD” e afërt me të akuzuarin Radojqiq, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan
Në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan. Kompania “RAD” me seli në Zvecan, në pronësi të Radulle Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojiciqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zvecanit. Pas hulumtimit të televizionit për rastin, komuna është vënë në aksion. Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara. Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe…
Nëse jeni adhurues i zjarrtë i kafesë mund të mendoni se dini një ose dy gjëra për këtë pije popullore, por në fakt mund të jeni duke bërë një gabim për shkak të mënyrës se si e ruani. Sipas ekspertit të kafesë, Jonny England, shumë adhurues të kafesë e bëjnë këtë gabim çdo ditë – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse kafeja juaj mund të mos shijojë aq mirë. “Edhe pse është e zakonshme që njerëzit të ruajnë kafenë në frigorifer, kjo në fakt nuk është praktika më e mirë. Ruajtja e kafesë në frigorifer përshpejton procesin e përkeqësimit…
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e një polici në Kaçanik nën dyshimin se ka kryer veprën penale – zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial. Sipas burimeve të KALLXO.com, rasti kishte filluar pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, një gruaje dhe një burri. Siç thonë burimet, polici dyshohet se përmes sistemit informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) kishte nxjerrë disa të dhëna dhe ia kishte dërguar një gruaje. Kjo e fundit dyshohet se më pas të njëjtat informacione i kishte përdorur apo shfrytëzuar kundër personit me të cilin kishte mosmarrëveshje. Sipas informacioneve të KALLXO.com, IPK…
Komisioni Evropian ka vendosur që ta dërgojë Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë pasi vlerëson se ligji i saj kombëtar për “mbrojtjen e sovranitetit” shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Ky ligj synon të luftojë ndikimin e huaj. Sipas KE-së, ky ligj themelon Zyrën për mbrojtje të sovranitetit që ka për detyrë të hetojë aktivitete specifike që thuhet se kryhen në interes të një shteti tjetër apo trupi të huaj, organizate apo personi, aktivitete që “supozohet se shkelin apo kërcënojnë sovranitetin e Hungarisë”. Në njoftim u tha se KE-ja e kishte njoftuar në shkurt të këtij viti Hungarinë për shqetësimet rreth ligjit.…
Skuadra e Portos ka bërë përmbysje të madhe ndaj Manchester United. Golin e tretë për ekipin e Portos e ka shënuar sulmuesi Samu, shkruan GazetaBlic Sport. Samu ka shënuar golin e tretë për Porton pas 50 mintuave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-2. Ja goli: VIDEO
