Autor: TV News
Të premten, Bardhi publikoi projektin e ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë si dhe zbuloi problemet e Sarës gjatë shtatzanisë. Ndryshe, artisti ka ndarë me të gjithë emrin e bebit që pritet të vijë në jetë së shpejti. Nea, ky është emri që dyshja kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre, që do i bëjë prindër për herë të parë. Kurse, Sara Gjordeni ka ndarë me publikun kuptimin e emrit Nea./teve1.info/
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. “Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë”, tha Macron për transmetuesin France Inter. “Franca nuk po dërgon armë”, shtoi ai përcjell Reuters. Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e…
Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijët, të cilët kanë marrë pjesë tek gara për shkrimin më kreativ dhe ilustrimin më të bukur. Për garën “Shkrimi më kreativ dhe ilustrimi më i bukur” i shpërblyem të vegjlit pjesëmarrës me mirënjohje e dhurata të veçanta! Tre fituesit në garën shkrimi më kreativ u zgjodhën: Rumejsa Aliaga – Vendi i parë Nalta Halilabazi – Vendi i dytë Molos Gashi – Vendi i tretë Tre fituesit në garën për ilustrimin më të…
Në javët e para pas lindjes, madje rreth 70 për qind e femrave “kanë humor të ndryshueshëm”, prandaj për shërimin e depresionit pas lindjes është shumë e rëndësishme përkrahja e familjarëve Nëse kjo situatë zgjat, ekspertët duhet të vlerësojnë se a duhet të kërkojnë ndihmën e psikologut apo të psikiatrit. Shëndeti i femrës është në vend të parë, sepse nëse ajo nuk ndihet mirë nuk do të ndihet mirë as fëmija, transmeton Telegrafi. Për femrën duhet kujdesur. Midis ditës së parë dhe të pestë pas lindjes mund të ndodhin irritime, tendosje dhe humor i ndryshueshëm, përkatësisht e ashtuquajtura bluza e…
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, ka qenë cak i një sulmi nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së. Nga SHSKUK për Gazeten Express kanë thënë se i gjithë stafi i QKUK-së është në rrezik dhe se ka pasur edhe sulme të tjera që kanë kaluar me lëndime trupore, por që në raste kanë mundur të jenë edhe rrezik për jetën. “Fatkeqësisht, jo vetëm drejtorin e Klinikës së Neurologjisë, por kemi pasur disa raste të sulmeve edhe ndaj mjekëve të tjerë, infermierëve dhe stafit tjetër dhe përcjellësve të familjarëve”, kanë thënë nga SHSKUK. SHSKUK ka kërkuar që kjo problematikë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë takimit të radhës me aleatët perëndimorë, që do të mbahet në Gjermani. “Ne do të prezantojmë planin e fitores, hapa të qartë dhe specifikë për përfundimin e drejtë të luftës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale më 5 tetor, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022. Takimi i 25-të i mbi 50 aleatëve dhe partnerëve, që njihet si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani më 12 tetor. Duke iu referuar strategjisë…
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se Kosova ka regres ekonomik e jo progres. Teksa ka shtuar se Qeveria nuk e pranon problemin se ka më shumë kosovar që migrojnë sesa që kthehen në vendlindje.Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kosova nuk e ka problem migrimin por “dyndeje të popullsisë”.“211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç këto katër vitet e fundit. Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi…
Një ndryshim ka ndodhur tek grumbullimi i Kosovës A. Astrit Selmani është zëvendësuar nga mesfushori Muharrem Jashari, shkruan GazetaBlic Sport. Jashari do të jetë një forcë e shtuar në mesfushën e ‘Dardanëve’ për dy ndeshjet e tetorit. Lajmin e ka dhënë Federata e Futbollit të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur së fundmi në podcastin e tij Blerta Kllokoqi Rugovën, nusen e familjes Rugova, për një bisedë të veçantë që ngjalli interes të madh. Blerta, e cila është e martuar me Ukë Rugovën, djalin e dytë të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë e njohur përmes prezencës së saj aktive në rrjetet sociale, ku ndan thënie dhe video motivuese që kanë fituar vëmendje të madhe. Gjatë podcastit, Rama dhe Blerta diskutuan një sërë temash, përfshirë jetën e saj në rezidencën Rugova dhe se si është të jetosh brenda një familjeje me një…
Serbia është shteti më hiç në kontinentin evropian, i padurueshëm për intelektualët dhe të ndershmit. Kështu tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Kurti ka potencuar se serbët në Kosovë janë më të sigurt se në Serbi, derisa përmendi akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se ky ekzekutiv dëshiron t’i dëbojë serbët. Kurti u bëri thirrje Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale, si dhe të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që ndodhen në listën e zezë në Ballkan. “Serbia është…
