Autor: TV News
Në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, një 22-vjeçar ka humbur jetën pas goditjes nga rryma elektrike. Në njoftimin e Policisë thuhet se incidenti ka ndodhur të dielën, në orën 10:00, kur viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e SHSKUK-së në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Ilmi Prekazi, ai ka ndërruar jetë një orë më vonë. Ekipet policore dhe eksperti i energjisë elektrike kanë dalë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e ngjarjes. “Rreth orës 11:23, policia ishte njoftuar nga Emergjenca se viktima kishte humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik të së shtunës, ku humbën jetën tre të rinj në Liqenin e Badocit. Në një postim në Facebook, Kurti shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave, duke theksuar rëndësinë e kujdesit gjatë ngasjes dhe respektimit të rregullave të trafikut. “Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar Kurti, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të shmangin tejkalimin e shpejtësisë. “I lus…
“Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë. “Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiqit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore,…
Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian. Izraeli tha se ka kryer një seri të “sulmeve të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës së Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – që mbështetet nga Irani. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike,…
Derisa po udhëtoni në rrugën magjistrale Gjilan- Prishtinë, një veture në të cilën ishin tre të rinjë, ka përfunduar në liqenin e Badovcit. Të tre këta persona kanë vdekur, ndërkohë që sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngarjes. Dy nga viktimat janë identifikuar ndërsa një tjetër ende jo. “Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit…
Çedomir Aksiq është i akuzuari i parë, ndaj të cilit nisi gjykimi pa prezencën e tij. Gjykimi ndaj tij, për akuzat për krime lufte të kryera gjatë periudhës janar-maj të vitit 1999 në Kosovë, nisi një vit më parë, për të vazhduar më pas edhe me ngritjen e aktakuzave të tjera në mungesë për krime lufte. Ndryshimet e KPPRK-së, sipas dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka kanë vendosur një standard të ri në sistemin e drejtësisë, por se edhe më tutje vazhdon të jetë sfidues. “Gjykimi në mungesë jo vetëm në rendin tonë, sistemin tonë gjyqësor dhe prokurorial është sfidë…
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe herët të dielën në bombardimet më intensive të kryeqytetit libanez që kur Izraeli përshkallëzoi ashpër fushatën e tij kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani muajin e kaluar. Gjatë natës, shpërthimet dërguan bume në të gjithë Bejrutin dhe ndezën ndezje të kuqe dhe të bardhë për gati 30 minuta të dukshme nga disa kilometra larg. Ky ishte sulmi i vetëm më i madh i sulmit të Izraelit në Bejrut deri më tani, thanë dëshmitarët dhe analistët ushtarakë në kanalet televizive lokale. Të dielën një mjegull gri u var mbi…
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë përgatitjet për një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Lajçak ka theksuar se javët në vijim pritet të organizojë takimin me kryenegociatorët në Bruksel. “Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak. Dialogu aktualisht është në ngërç, dhe diplomatët perëndimorë paralajmërojnë për rreziqe të tensioneve në veri të Kosovës. Ndërsa, Qeveria e…
Janë termocentralet ato me të cilat Kosova shpreson që të përmbushë shumicën e kërkesës për energji në stinën e dimrit. Por, nga praktika në pikun e kërkesës për energji, ato edhe kanë ditë të dalin nga funksioni. Megjithatë tek të njëjtat janë bërë remontet e nevojshme, dhe gjitha përgatitjet që ajo të mos ndodh thonë nga Korporata Energjetike e Kosovës. “Janë bë remontet, revizionet në fakt të 3 njësive të Kosovës A, revizionet e nevojshme, si dhe ka përfunduar remonti I rregullt u njësisë B1, si dhe është në përfundim remonti në njësinë B2, kjo edhe ka ofruar një siguri…
Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë përgatitjet për një takim në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook, Lajçak ka theksuar se javët në vijim pritet të organizojë takimin me kryenegociatorët në Bruksel. “Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak. Dialogu aktualisht është në ngërç, dhe diplomatët perëndimorë paralajmërojnë për rreziqe të tensioneve në veri të Kosovës. Ndërsa, Qeveria e…
