Autor: TV News
Analisti, Kastriot Jahaj u shpreh se vendimi i Qeverisë ndaj të madhe të masave ndaj produkteve serbe është vendimi që nuk duhet të “kamuflohet” apo “mbulohet” ndaj dy kategorive të cilat janë në një gjendje ekonomike të “keqe”. Jahaj tha se pensionistët dhe kategoritë e luftës po “keqpërdoren” për fushata politike. Jahaj në “Debat Plus” u shpreh se rritja e pensioneve është dashur të ndodhë para tri viteve, në momentin kur ka pasur ndikim tek kostoja e saj.Ai u shpreh se ndalesa nga Qeveria e Kosovës për prodhimet serbe e kanë pasur efektine vet dhe se nuk është “humbje politikisht”…
Analisti, Sadri Ramabaja ka deklaruar se rritja e pensioneve për 20% nga Qeveria aktuale është pjesë e programit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje. Ramabaja në “Debat Plus” deklaroi se është pjesa më “absurde” me dëgju pakënaqësi nga pensionistët pavarësisht rritjeve të pensioneve.“Pjesa më absurde e opinionit public në Kosovë. Kur rriten pensionat qoftë edhe me 4%, sindikatat e pensionistëveshënojnë një lloj miradie dhe falenderimi. Pensionistët janë prodhues të mirëqenies. Nuk jam dakord me dëgju nga përfaqësuesve nga shoqatat e Sindikatat. Qëndrimet e rritjes së pensionistëve e kategorive ka qenë pjesë e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje. Pjesë e programit të tyre. Sigurisht…
“Rreth gurthyesit dhe jo vetëm”, statusi i Berat Buzhalës ka qenë një status si përgjigje ndaj ish-presidentit Haxhim Thaçi. Buzhala theksoi se “ai është shtyrë me ish-presidentin, e le mo me Sveçlën”. Buzhala deklaroi se “kurrë nuk ka pasur tokë as në veri por as nuk ka qenë në ortak”. Ai përmendi edhe disa prej aferave të publikuara nga Nacionale për akterët politik, të fundit qoftë atë për rezervat shtetërore por edhe bisedat e Mimoza Kusari-Lilat dhe kryeterroristit, Milan Radoiçiqit.“Kjo temë u përmend nga Gani Geci në 2009. U nis një gurthyes në veri. Bujar Musa dhe Arkan Ismaili e…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar gjashtë gjedhe pasi kanë rezultuar pozitive me tuberkulozë sipas matjes kutane. AUV përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se një rast ka qenë në fshatin Lubishtë dhe pesë krerë gjedhe kanë rezultuar pozitive në një fermë në fshatin Beguncë. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes se tuberkulozit të kafshët e llojit gjedhe. Në dy raste të dyshimta pas matjeve kutane kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen infektive tuberkuloz. Një rast tek një kafshë është në fshatin Lubishtë dhe pesë…
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndryshim në masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar. Rohde përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Teksa shton se Kosova do të ketë mbështetjen e plotë për sigurinë e proceseve në pikën kufitare. “E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia . Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do…
Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, ku fillimisht PK-ja ka zhvilluar një bastisje.Këtë e ka bërë të ditur Zëvendësdrejtori i PK-së për Mitrovicë, Veton Elshani, teksa ka shtuar se gjatë bastisjes në një shtëpi policia ka sekuestruar një AK-47, dy granata dore, dy radiolidhje, 2 antiplumba, kapelë, dorëza e çanta ushtarake, karikator të mbushur me fishekë të pistoletës etj.Elshani njoftoi se dy persona janë të dyshuar, njëri me iniciale A.J dhe V.J, ku gjatë bastisjes nuk janë hasur në shtëpi“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot homologoun kroat Zoran Milanoviq. Siç shkruan Osmani me Zoran patën një takim përmbajtësor, teksa shprehet mirënjohëse për mbështetjen e tij ndaj Kosovës. “Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike.”
Ismet Kryeziu, nga rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), e ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve në 20%. Kryeziu thotë se kjo rritje tre muaj para fushatës zgjedhore është veprim për të tërhequr votat e pensionistëve. “A ka filluar Qeveria të përdorë fondet publike për të ndikuar rezultatin zgjedhor? Rritja e pensioneve me 20% vetëm tre muaj para fushatës zgjedhore është një veprim i qartë politik për të tërhequr votat e një grupi të rëndësishëm siç janë pensionistët. Përpjekja për të fituar vota përmes shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve e…
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë një ndryshim në masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdar, konfirmoi Kryeministri Albin Kurti. Kurti sqaroi se masa e sigurisë është ndryshuar nga kufizimi në kontroll të shtuar. “Sot paradite Ministri i Punëve të Brendshme i ka shkruar drejtorit të Doganës që në njërën nga pikat kufitare me Serbinë, Kosova e ka ndërruar shuar masën e sigurisë. Nga kufizimi te kontrolli i shtuar. Deri të na vijnë skanerët. Në momentin kur na vijnë skanerët, sa të vendosen në të gjitha kufitare, deri atëherë ne do…
Ministria e Drejtësisë tashmë ka dorëzuar në shfrytëzim Ministrisë së Punëve të Brendshme të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme të kryeterroristit Milan Radoiçiq. Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili ka akuzuar qeveritë e kaluara se në kohën e tyre pronat e shtetit në veri ishin bërë pronë e Radojçiqit. “Me ata (ish pushtetet) pronat e shtetit në veri të vendit ishin bërë pronë e Radoiçiqit, ndërsa me neve, pronat e Radoicicit janë bërë pronë e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook. “A po e vëreni dallimin?!”, ka shtuar Sallahu.
