Autor: TV News

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shprehur shqetësimin e tij për problemet që po vazhdojnë në këtë legjislaturë. Gashi ka theksuar se procesi i votimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është duke u përballur me vështirësi të mëdha. “Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe siç duket probleme e kësaj legjislature po vazhdojnë. Është vështirë që të kalojnë ligje. LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë. Vazhdojmë të jemi në një situata të pa aftësie së qeverisje dhe të kemi probleme në përfaqësimin…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit B.U., për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Siç ka njoftuar Prokuroria, i pandehuri gjendet në paraburgim që nga 15 korriku nën dyshimin se i ka kryer këto dy vepra penale. “Sipas aktakuzës, i akuzuari B.U., me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia japë një shumë parash prej 2 mijë e 500 eurosh në formë të borxhit dhe pasi…

Read More

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se të dielën është arrestuar një zyrtar policor në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “kanosje”. Inspektorati Policor ka bërë të ditur se kishte pranuar informacione nga Policia e Kosovës se ky zyrtar policor (zyrtar i njësisë për mbrojtje të afërt i cili ishte jashtë detyrës zyrtare), dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë që kanë qenë në detyrë. “Dyshohet se kanosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim. Siç…

Read More

Izraelitët të hënën shënojnë përvjetorin e parë të sulmit shkatërrues të Hamasit që shkaktoi një luftë e cila ka ndezur protesta në mbarë botën dhe rrezikon të ndezë një konflikt shumë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Ceremonitë dhe protestat në Jerusalem dhe në jug të Izraelit ishin planifikuar të fillonin rreth orës 06:29 të mëngjesit, ora kur militantët e udhëhequr nga Hamas lëshuan raketa në Izrael në fillim të sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar. Ata vranë rreth 1 mijë e 200 njerëz kryesisht civilë dhe morën rreth 250 pengje në Gaza, sipas shifrave izraelite. Forcat…

Read More

Mëngjesin e së hënës, njësitet speciale të Policisë zbarkuan në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Dyshimet për keqpërdorim janë arsyet pse një person tashmë është vënë në pranga. Siç raporton Kallxo.com është parë se brenda hapësirave nga ku doli i dyshuari i prangosur janë edhe disa hetues policor. Dy vetura të policisë janë vendosur nga hyrja kryesore e Pallatit, ndërsa i arrestuari me pranga u fut në një makinë e më pas u transportua për në stacion policor për intervistim. Brenda hapësirave nga ku i nxor i prangosuri po vazhdojnë të mbesin…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, këtë të hënë mbahen seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit. Ata akuzohen për krim kundër administrimit të drejtësisë. Seanca fillon në orën 09:30. Sabit Januzi u arrestua një vit më parë bashkë me Ismet Bahtijarin. Ndërkohë, në kalendarin e Speciales, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon nga 21 tetori.

Read More

Këtë të hënë, më 7 tetor pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024: Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore. III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024: Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje. Pikat e papërfunduara…

Read More

Paul Pogba dhe Juventusi janë afër prishjës së kontratës, me francezin që mund të bëhet lojtar i lirë që nga janari 2025. Marrëveshja e dyanshme për prishjen e konratës po shihet si mundësia më e mirë për lojtarin dhe klubin. Bisedimet pritet të nisin nesër, pas vëndimit të CAS-it se Pogba mund të stërvitet nga janari dhe mund të luajë që nga marsi i 2025-s. Pogba është pjesë e Juventusit që nga viti 2022, kur iu bashkua klubit italian nga Manchester United si transfer i lirë.

Read More

Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje falë motit të mirë, ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë autoritetet vendore thonë se po shqyrtojnë problematikat në qytet që sollën përmbytjet, krahas situatës së vështirë të motit. Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme dhe madje i tejkalon shumë prej forcave të sigurisë në vendet e Ballkanit. Kjo deklaratë erdhi gjatë një paneli për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, organizuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Maqedonci ka theksuar se investimet në armatim janë rritur ndjeshëm, duke arritur një rritje prej 6,000 për qind. “Në periudhën 2018-2020, blerjet për armatim ishin më pak se katër milionë euro, ndërsa nga viti 2021 deri në 2023, kjo shifër ka arritur në 238 milionë euro”, ka deklaruar ai. Po ashtu, ai ka…

Read More