Autor: TV News

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për rritjen ekonomike të Kosovës. Sipas Haradinajt, pretendimet e Kurtit për një rritje prej 33% janë ofenduese për inteligjencën e qytetarëve. “Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë, populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel,” ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar marrëdhëniet me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke theksuar se nuk mund të bëjë një kualifikim të saktë për to. Megjithatë, ai theksoi se ndan një vizion të përbashkët me Ramën, duke theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy qeverive. Kurti përmendi realizimet e përbashkëta, si tregu energjetik dhe hapjen e 26 kalimeve kufitare, si dhe mbajtjen e dy mbledhjeve të përbashkëta me 58 marrëveshje. “Nuk mund ta bëj një kuantifikim të tillë,” ka theksuar Kurti, duke shtuar: “Por mund të them që kemi marrëdhënie të shkëlqyera mes dy qeverive. Kemi krijuar një…

Read More

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po transportonin ndihmë për qytetarët libanezë, duke plagosur tre punëtorë të ndihmës. Kështu tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, që monitoron luftën në Siri përmes një rrjeti burimesh që ka brenda këtij shteti. Avionët luftarakë izraelitë “kryen sulme ajrore me tri raketa, që shënjestruar tre kamionë të mbushur me ushqime dhe furnizime shëndetësore”, tha Vëzhguesi. Sipas monitoruesit të luftës, kamionët në momentin e sulmit gjendeshin brenda një fabrike iraniane të automjeteve, në jug të Homsit. “Kamionët shkuan në Siri përmes Irakut për të ofruar…

Read More

Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj ka mahnitur përkrahësit e saj me fotot e fundit. E veshur e e kuruar, ajo ka marr vëmendjen që e meriton. Pas ndarjes nga ish-futbollisti, Lumbardh Salihu, siç duket Kaderi vetëm po shkëlqen.  

Read More

Një aksident tjetër ka ndodhur këtë të diele mes dy veturave në Caralevë, ku si pasojë janë lënduar dy persona. Rastin për Dukagjinin, e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka njoftuar Bytyqi. Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit .

Read More

Charles Kupchan, profesor në Universitetin Georgetown, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i vendos interesat e brendshme politike përpara interesave kombëtare. “Ngritja kundër Washingtonit, shfaqja e muskujve dhe tregimi i njëfarë autonomie duket se e ndihmojnë Kurtin për të fituar popullaritet. Unë e shoh këtë si një lojë dritëshkurtër. Mund të jetë politikisht e dobishme në afat të shkurtër, por është e rrezikshme në afat të gjatë”, ka deklaruar Kupchan për programin Expose. Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk pajtohet me Kurtin se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për…

Read More

Udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Veriut janë zotuar që të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, teksa më 6 tetor këto dy shtete kanë shënuar 75-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike, raportoi media shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të raporteve mes Kinës dhe Koresë së Veriut”, tha presidenti kinez, Xi Jinping, në mesazhin dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un. Xi tha se Kina është e gatshme “të shkruajë një kapitull të ri” në raportet mes dy vendeve, duke forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Koresë së Veriut. Të dyja…

Read More

Prokuroria ka bërë të ditur se deri më tash ende nuk është arritur të identifikohet emri dhe mbiemri i viktimës së tretë në aksidentin te Liqeni i Badovcit. Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mbrëmë rreth orës 23:00 te Liqeni i Badovcit, në rrugën Gjilan – Prishtinë. Kryeprokurori i Prishtinës, Zenjullah Gashi për KALLXO.com ka thënë se deri më tash janë identifikuar dy viktima, kurse i treti ende jo. “Janë identifikuar dy viktima, njëri ende jo” – ka thënë shkurtimisht Gashi. Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se në vetaksident që ka ndodhur mbrëmë kanë vdekur tre të rinj e një prej tyre akoma nuk është identifikuar. Ai njoftoi se pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës bashkë me FSK-në, ku edhe i kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe veturën nga Liqeni i Badovcit. Ministri Sveçla ka bërë apel për vozitje të kujdesshme për shmangien e rasteve të tilla.“Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten…

Read More

Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë autoritetet ukrainase më 6 tetor. Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa, bënë të ditur Forcat Ajrore të Ukrainës përmes një postimi në Telegram. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në Telegram se “dronët rusë u lëshuan në Kiev përmes disa valëve dhe nga drejtime të ndryshme”. Sulmet në Kiev, sipas autoriteteve, zgjatën për më shumë se pesë orë gjatë natës. Sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës…

Read More