Autor: TV News
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se në vetaksident që ka ndodhur mbrëmë kanë vdekur tre të rinj e një prej tyre akoma nuk është identifikuar. Ai njoftoi se pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës bashkë me FSK-në, ku edhe i kanë nxjerrë trupat e viktimave dhe veturën nga Liqeni i Badovcit. Ministri Sveçla ka bërë apel për vozitje të kujdesshme për shmangien e rasteve të tilla.“Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten…
Forcat ruse kanë lëshuar 87 dronë dhe katër raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke shënjestruar kryeqytetin Kiev, dhe qytete të tjera thanë autoritetet ukrainase më 6 tetor. Njësitë ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 56 dronë dhe dy raketa, bënë të ditur Forcat Ajrore të Ukrainës përmes një postimi në Telegram. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në Telegram se “dronët rusë u lëshuan në Kiev përmes disa valëve dhe nga drejtime të ndryshme”. Sulmet në Kiev, sipas autoriteteve, zgjatën për më shumë se pesë orë gjatë natës. Sulmet ajrore ruse po ashtu goditën portin e Odesës…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të tre të rinjve, në një aksident trafiku te Liqeni i Badovcit, që ka ndodhë dje rreth orës 23:00. Rama përmes një postimi në “Facebook” shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave. “Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë” – ka shkruar Rama.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në natën e mbrëmshme.Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga policia e Kosovës që të zbardhen rrethanat e rastit.“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, është shprehur Haradinaj.
Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar përpjekjeve për të gjetur njerëzit e zhdukur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut dhe për pastruat rrënojat. Bosnja ka kërkuar ndihmë nga BE-ja pasi reshjet e mëdha të shiut të enjten dhe të premten shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut, që kanë lënë të vdekur të paktën 18 persona. Fatkeqësia natyrore po ashtu ka shkatërruar rrugë dhe ura dhe ka lënë të plagosur dhjetëra persona.Zyrtarët thanë se të paktën 10 persona ende konsiderohen të zhdukur, shumica nga fshati Donja Jabllanica, në…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në gjysmën e parë të këtij viti ka asgjësuar mbi gjysmë milion kilogramë produkte si shkak i mospërmbushjes së kritereve ligjore, ka konfirmuar për Ekonomia Online, zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi. Thaçi tha se këto asgjësime kanë ndodhur si shkak i ankesave të konsumatorëve, po ashtu të vet operatorëve ekonomik. Ai ka thënë se produktet në Kosovë kontrollohen sipas standardeve sikurse në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. “Në javët e fundit ne kemi pasur dy raste të asgjësimit të produktit të peshkut të importuar. Në të dyja rastet pas hulumtimeve…
Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur me avazin e vjetër. Dy seancat e vetme gjatë këtij sesioni u ndërprenë për shkak të mungesës së deputetëve, rrjedhimisht dështimit të miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektligjeve. Ky trend pritet ta përcjellë kuvendin gjatë tërë vitit, deri në zgjedhjet e 9 shkurtit. Sfidë për mazhorancën po konsiderohet edhe miratimi i projektligjeve që nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 deputetëve, pas largimit të dy deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje. Kyreparlamentari, Gluk Konjufca e pranon se puna në legjislativ do të jetë sfiduese në arritjen e përmbushjes së agjendës legjislative, mirëpo e sheh të…
“Ka akoma fshatra në zonë që nuk mund të arrihen prej bllokimit të kalimeve, nuk e dimë çfarë do të gjejmë aty”, tha një zyrtar i emergjencave . Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnje Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima dhe dëme të rënda, thanë sot autoritetet. Të tjerë njerëz mbeten të humbur. Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë mes rrënojave te shkatërrimit për të humburit. Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva.…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një taksist në Prishtinë ka raportuar se dy persona duke e kërcënuar me thikë ia kanë grabitur 100 euro. Në raportin ditor tutje bëhet e ditur se rasti është raportuar në orët e hershme të së shtunës dhe po hetohet. “Rr. 27 Nëntori, Prishtinë / 05.10.2024 – 03:30. Është raportuar se dy persona të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë – thikës ia kishin grabitur viktimës mashkull kosovar 100 € para të gatshme derisa ai kishte qenë duke punuar për një kompani taksi. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin…
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj dhe Hisen Berisha, kanë kërkuar që Prokuroria t’i fillojë urgjentisht hetimet për tenderin 15 milionë eurosh të Ministrisë së Punëve të Brendshme.Sipas tyre, deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se “nuk mund ta bëj publik tenderin 15 milionë eurosh, shkaku i Rusisë e Serbisë“, është e pakuptimtë dhe ka tendencë manipuluese. Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se institucionet e sigurisë e kanë të rregulluar çështjen e kontraktimit të pajisjeve logjistike, armatimin dhe shërbimeve me një rregullore të veçantë të Qeverisë, e…
