Autor: TV News

Lista e Kombëtares A pëson sërish ndryshime. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri Silvinjo ka vendosur të afrojë në skuadër mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai. Lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitjen e pasdites dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen…

Read More

Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë rrobat që mbani veshur. Ka raste që kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një acarimi ose sëmundjeje më serioze. Zgjidhjet për kruarjen e lëkurës nëse nuk bëhet fjalë për diçka serioze, janë të thjeshta. Ju mund të zgjidhni të vishni rroba të një materiali më të butë, të përkujdeseni për të dhe të shmangni përtharjen e saj. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ndonjëherë kruarja e lëkurës mund të jetë simptomë e një problemi psikologjik ose depresionit. Shkaktarë të mundshëm të…

Read More

Bashkimi Evropian ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit. Në një komunikatë zyrtare të publikuar në Facebook, BE-ja ka thënë se tregtia e lirë e mallrave në tërë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s “është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”. “Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut…

Read More

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë mëngjesin e së martës në rajonin e saj kufitar Belgorod. Ajo tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 16 mjete ajrore pa pilot (dronë). Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ndërsa dy të tjerët u shkatërruan pranë bregdetit rus në Detin e Zi, tha Ministria ruse në Telegram. Një ditë më herët, dronët ukrainas e goditën një depo nafte në Feodosia, e cila është më e madhja në Gadishullin e okupuar të Krimesë,…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur me kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti ndaj vendimit për ndryshimin e masës për mallrat serbe. Haradinaj tha se Kurti e bëri koncesionin e radhës me lejimin e mallrave  të Serbisë. Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social”Facebook” ka shkruar se kryeministri, Kurti po bën koncesione pasi “paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës”. Haradinaj ka shtuar se nëpërmjet vendimit për hapjes e pikës kufitare të Merdarit për mallrat e Serbisë “tentoi ta mbulojë me 20 euro për pensionistët”. “Dje, në mënyrë klandestine Kryeministri Kurti hoqi masat ndaj mallrave…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka kujtuar heroin Abedin Rexha i njohur si “Sandokani” në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Sandokani ishte njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. “Rezistenca e tij e armatosur përballë forcave policore serbe, ishte bërë shkaktare e një serie ngjarjesh që çuan deri te dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot bëhen 26 vite nga vrasja e Abedin Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së…

Read More

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë një komandant të Hezbollahut në një sulm ajror gjatë natës në zonën e Bejrutit. Siç raporton BBC, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se komandanti i vrarë është Suhail Hussesin Husseini, i cili ka luajtur një rol vendimtar në transportin e armëve mes Iranit dhe Hezbollahut. Ka pasur më shumë shpërthime mbrëmjen e së hënës në kryeqytetin e Libanit, ndërsa, mediat libaneze që raportojnë për të paktën 10 sulme ajrore në Dahieh – periferia jugore e Bejrutit që konsiderohet një bastion i Hezbollahut. Në Izraelin verior, sirenat paralajmëruese të raketave vazhduan gjatë natës…

Read More

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Portali Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga autoritetet zyrtare, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Artikulli do të përditësohet sapo të ketë njoftime zyrtare. “Lajmi në përditësim”

Read More

Ish-fituesi i Premier League, Dimitar Berbatov, ka ndarë mendimet e tij për sulmuesin e Arsenalit, Kai Havertz. Ish-sulmuesi i Man United e krahasoi Havertz me veten për shkak të stilit të tij të ngjashëm të lojës. “Më pëlqen Kai Havertz si lojtar. Ai e ka atë dhunti, ndonjëherë futet në lojëra dhe kjo është arsyeja pse më kujton pak veten. “Edhe pse nuk më pëlqen të krahasoj lojtarë nga gjenerata të ndryshme, por më pëlqen ta shikoj atë, të jem i sinqertë.” /GazetaBlic Sport/

Read More

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën. Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean. Kimi ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë…

Read More