Autor: TV News

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, i ftuar në emisionin “FIVE”, ka folur më shumë për atë se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme. Peka tha se beson që vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin, është marrë. “Ajo çfarë duhet diskutuar janë përmasat e sulmit, në këtë aspekt është vështirë për tu përcaktuar nëse kryeministri izraelit do marri leje nga presidenti Biden, apo thjesht do e informojë atë për caqet e sulmit,” tha Peka. Teksa thotë se rreziku i një përshkallëzimi më të madh, është i pranishëm, ku sipas tij aktualisht ka luftë rajonale, por në pjesëza. “Aktualisht jemi…

Read More

Ledina Çelo, një nga ikonat më të njohura të muzikës shqiptare, është konfirmuar si anëtare e jurisë së spektaklit të njohur “X Factor Albania 2024”. Pasi ka shkëlqyer me karrierën e saj ndër vite, Çelo rikthehet në një rol që kërkon të evidentojë talentet e reja shqiptare. Ajo do të jetë pjesë e jurisë së edicionit të pestë të këtij spektakli që ka fituar zemrat e shqiptarëve. Sikurse shihet edhe në postimin e publikuar në “story”, ajo ka nisur provat bashkë me kolegët e saj. Në natën e parë të audicioneve, disa prej konkurrentëve kanë performuar këngë të njohura si…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit, zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje. Këtë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi. Bytyqi u ndalua të martën pas një aksioni të PSRK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, aksion ky që u zhvillua në objektin e MMPHI-së. Prokuroria të martën njoftoi se i pandehuri tjetër- Naser Hafizi, që…

Read More

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka përfaqësuar sot Kosovën në mbledhjen e CEFTA-së, që është zhvilluar në formë elektronike. Në konferencë për media, Hajdari tha se pjesëmarrja e UNMIK-ut është larguar nga CEFTA. “Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar nga CEFTA, dhe vjen si rezultat i përpjekjes se institucioneve. Dhe nga sot Kosova perfaqësohet e vetme, pa UNMIK-un.” Hajdari ëshët shprehur, se kjo është arritje e madhe e qeverisë Kurti. “Pervec barrierës së UNMIK-ut, kompanitë janë sfiduar me barriera jo tarifore. Sot ishin 13 vendime te miratuara, të dërguara me herët kur dërguam letrën tonë. Të gjitha…

Read More

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë të mërkurën se nuk mund t’i kërkojë partisë së ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO) ta formojë Qeverinë e re, edhe pse ajo i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, pasi asnjë parti tjetër nuk dëshiron të qeverisë bashkë me të. Prandaj, ai tha se u ka kërkuar asaj dhe dy partive të tjera më të mëdha t’i japin fund ngecjes së bisedimeve. FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura në fund të shtatorit, duke e lënë në vendin e dytë Partinë…

Read More

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, njoftoi një lajm të rëndësishëm për vendin dhe rajonin: zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). Në një postim në X, Rohde theksoi se nga tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj të legjitimuar, duke përfunduar praktikën e mëparshme të përfaqësimit me emrin UNMIK. “Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të…

Read More

Fenerbahce raportohet se po monitoron nga afër situatën e Arda Guler në Real Madrid. Klubi turk po shqyrton një huazim për mesfushorin në pjesën e dytë të sezonit. Drejtori i tyre sportiv është gati të nisë bisedimet për huazimin e mundshëm. Arda Guler është frustruar me situatën e tij aktuale nën drejtimin e Carlo Ancelotti. Mediumet sugjerojnë se ai është i pakënaqur në Real Madrid dhe po mendon për të ardhmen e tij me klubin. Ky zhgënjim mund të çojë në një ndryshim në karrierën e tij. Jose Mourinho, trajneri i Fenerbahces do që të punojë me Guler. Ai beson…

Read More

Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve të rreme që qarkullojnë rreth saj në mediat sociale. Në një intervistë për TAR-in, ajo u shpreh se është sulmuar shumë me lajme të rreme dhe të pavërteta, por ka zgjedhur të përgjigjet vetëm me punë. “Shikoj lajme me romancë kur bëj një kërcim me Ylli Limanin, kur jam në film me Ermalin apo në serialin me Romeon. Sot e vërteta mbulohet me gënjeshtra. Në kohët që jetojmë, gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar shumë, me lajme të rënda, të pavërteta dhe jashtë çdo lloj logjike dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar aksionin e Prokurorisë Speciale në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku u arrestua Izedin Bytyqi, sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni. Në një konferencë për media, Kurti theksoi se ministria nuk është pronë e ministrit Liburn Aliu, por një institucion që operon në kuadër të Qeverisë së Kosovës, dhe se të gjithë ata që punojnë aty janë shërbëtorë të qytetarëve. “Sekuestrohet një revole, telefona, dokumente…” – Prokuroria ndan detaje për aksionin në ministrinë e Liburn Aliut   ”Ministria nuk është e Liburn Aliut, ai është vet ministër në Ministrinë e Mjedisit,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pikat kufitare të Kosovës me Serbinë do të hapen për mallrat vetëm pasi të instalohen skanerët e premtuar nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti theksoi se autoritetet kosovare janë të gatshme t’i blejnë këta skanerë, edhe pse janë premtuar nga ndërkombëtarët. Aktualisht, pika kufitare e Merdarës është e vetmja e hapur për mallrat serbe, por me masa të shtuara të sigurisë. “Kosova nuk ka masa tregtare, por masa të sigurisë pasi për dy vjet na kanë sjell…

Read More