Autor: TV News

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të mbajë një takim të enjten për të diskutuar lidhur me audio-incizimin e ri të Mimoza Kusari –Lilës, e cila dëgjohet duke folur me Milan Radojçiqin, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA-së. Në një lidhje direkte gjatë emisionit Debat Plus, Haxhiu ka kritikuar Kusari-Lilën, duke thënë se ajo nuk ka kredibilitetin dhe imunitetin e nevojshëm për të mbajtur pozitën e deputetes. “Kusari-Lila nuk e ka kredibilitetin as imunitetin për të qëndruar deputete në Kuvendin e Kosovës, sepse asnjëri…

Read More

Uragani Milton është stuhia e tretë me shpejtësinë më të madhe regjistruar në oqeanin Atlantik që po i drejtohet bregut perëndimor të Floridës, duke kërcënuar jetë njerëzish e të zhysë nën ujë zonat e ulëta. Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve Miltoni ka lëvizur drejt verilindjes përgjatë Gjirit të Meksikës dhe pritet që të arrijë në tokë rreth Gjirit të Tampës në Florida, të mërkurën vonë në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes. Prej mëngjesit të së mërkurës, Milton ka lëvizur shoqëruar nga erëra me shpejtësi maksimale e të qëndrueshme prej rreth 249 km/h. Pse është aq i fuqishëm Milton?…

Read More

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin. “Ne kemi thënë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që Gjykata ta kontrollojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ky është hapi i parë. Kjo do të ishte e mjaftueshme për ta bërë anëtarësimin në Këshillin e Evropës shumë shpejt sepse, siç tha ai ato takime nuk mund të thirren shumë shpesh për votim , dhe kjo është sqaruar para ca kohe,…

Read More

Futbollisti i Panathinaikos, George Baldock u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij. Ai u gjet me një shishe vodka pranë tij, transmeton GazetaBlic Sport. Deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së tij dhe për momentin nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga klubi grek apo familja e tij. I lindur në Buckingham të Anglisë, Baldock ishte një përfaqësues me kombëtaren greke, pasi një nga gjyshërit e tij ishte grek, ndaj kishte të drejtë të vishte fanellën e këtij vendi. /GazetaBlic Sport/

Read More

Mbrëmjen e së mërkurës në Jashanicë të Klinës, një person humbi jetën si pasojë e goditjes nga një automjet. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se ekipi mjekësor arriti në vendngjarje dhe kishte konstatuar vdekjen e viktimës. “Sipas informacioneve, rasti ndodhi rreth orës 19:05. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” ka thënë Gashi. Ai gjithashtu ka potencuar se hetuesit e trafikut dhe njësitet e tjera relevante janë angazhuar për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë aksident. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore…

Read More

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka kritikuar deklaratat e Mimoza Kusari-Lilës, duke thënë se përgjimet e fundit tregojnë se ato janë të pavërteta dhe dëmtojnë kredibilitetin e saj si shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së. Hoxha ka theksuar se është e papranueshme që Kusari-Lila të bëjë tri katër deklarata të pavërteta, duke e quajtur të domosdoshme që ajo të japë dorëheqje.  “Tash xhirimet po e tregojnë se nuk është ashtu siç po deklaron ajo, besoj se është përfundim nivelit të shefit të Grupit Parlamentar që të bëj këso deklarata të cilat e ulin kredibiletin e pozitës në të cilën është. Nuk…

Read More

Planet kanë qenë që të dëgjoheshin tre dëshmitarë në Komisionin Hetimor Parlamentar për subvencionimin e teksteve shkollore. Por, për arsyet që janë kthyer në të zakonshme, mungesën e kuorumit, ka dështuar të mbahej mbledhja. Prezentë kanë qenë vetëm kryetari i komisionit, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, dhe Agim Veliu, deputet nga radhët e LDK-së. Shemsedin Dreshaj, Kryetar i Komisionit Dreshaj tha se agjenda ishte definuar që tre muaj. “Sic po e shihni kjo mbledhje e thirrur që të ketë një agjend dhe të mbahet sot lidhur me vazhdimin e interprelancës për tekstet mësimore të subvencionuara në vitin 2023-2024, përkundër agjendës…

Read More

Një fëmijë ka përfunduar në spitalin e Gjakovës pasi që mbrëmjën e së martës u godit nga një veturë zyrtare. Shofer i veturës ka qenë zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku. Tafarshiku, besohet se ka qenë në gjendje, për çka edhe ka hapur rast Prokuroria Themelore në Gjakovë. “Ju njoftojmë se është inicuar rast për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 të KPRK-së. I dyshuari është intervistuar në stacioni policor, të dëmtuarit i është dhënë ndihma mjekësore ku ka rezultuar se ka pësuar lëndim të lehtë trupor. Rasti është në hetime dhe është…

Read More

Pavarësisht që shijon shumë si sport, nuk janë të rralla sfidat që futbollistët kanë para vetes. Si në aspektin fizik e ashtu edhe në aspektin psikologjik, futbollistët shpesh herë ndjehen të rënduar dhe nën presion, por që lidhja e madhe me këtë sport bën që sfidat e tilla të kalohen. Alban Rexhepi është shembulli më i mirë për këtë gjë, një djalë i fortë, e një futbollist shembull brenda dhe jashtë fushës. Jeta e sfidoi pikërisht në atë që e ai e donte më së shumti, të luajturit në fushën e blertë. Në datën e 22 prillit të vitit 2022,…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi. AGK-ja ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që ky rast të trajtohet me urgjencë, pas kërcënimit që Kajtazi ka marrë më 8 tetor, përmes një mesazhi. “AGK-ja kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”. AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti…

Read More