Autor: TV News
Dy operacione të Policisë së Kosovës kanë çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe narkotikësh, dhe në arrestimin e katër personave të dyshuar. Sipas Policisë, operacionet u realizuan në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës së Jugut. Në operacionin e parë, të quajtur “Pritja”, u arrestuan tre të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 35 kilogramë marihuanë në katër lokacione të ndryshme. Policia gjithashtu konfiskoi dy automjete dhe tre telefona celularë, me një vlerë totale të substancës narkotike që arrin mbi 45,000 euro. Në operacionin e dytë, të koduar “Kristali”, një person u arrestua dhe u sekuestrua mbi një kilogram…
Skuadra e Drenicës e ka konfirmuar largimin e trajnerit Megzon Visoka dhe asistentit, Robert Gjeraj. Klubi ka falënderuar dyshen për bashkëpunimin, kurse ka njoftuar se ndarja erdhi me marrëveshje të dyanshme, transmeton GazetaBlic Sport. Ja njoftimi i plotë:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar masat e Bashkimit Evropian kundër Kosovës, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin e liderëve të Procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi. Në fjalën e saj, Osmani i ka quajtur masat të padrejta, duke theksuar se ato po ndikojnë negativisht tek populli i Kosovës. Në një postim në Facebook, Osmani shprehu zhgënjimin e saj lidhur me qasjen e BE-së ndaj Kosovës. “Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika…
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimet në sigurimin e rezervave shtetërore, përkundër, siç e quajti ai, “propagandës” për rrezikun e një lufte të mundshme. Duke folur në “Debat Plus”, Shala theksoi se procedurat për blerjen e rezervave shtetërore janë klasifikuar si sekret nga qeveria pa bazë ligjore dhe se rezervat e planifikuara nuk janë siguruar në kohë, as në cilësi e sasi. “Çështja e rezervave është e ditur edhe publikisht. Rezervat janë klasifikuar si sekret, procedurat dhe veprimet të cilat krejtësisht janë pa bazë ligjore. Përveç çështjes së ruajtjes së depove për të tjerat nuk…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës komandantin në largim të KFOR-it, Ozkan Ulutash. Kurti shprehu falënderimet e tij për kontributin e Ulutashit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. “Sot pata një takim lamtumirës me gjeneralmajorin Özkan Ulutaş në cilësinë e komandantit të KFOR-it. Shpreha mirënjohjen time për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të çmuar gjatë mandatit të tij. Partneriteti ndërmjet KFOR-it dhe forcave tona të sigurisë mbeten një shtyllë thelbësore për sigurinë dhe sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në X. Pas largimit të Ulutashit, KFOR-i do të drejtohet nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani, i…
Ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë. Ai pritet të marrë detyrën nga drejtori aktual Christoph Heusgen pas konferencës së radhës në shkurt të vitit të ardshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Dukagjini. Emërimi u raportua gjerësisht disa javë më parë dhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht. “Të gjithë jetën time politike ia kam kushtuar ruajtjes së paqes. Është një nder i madh për mua që të shërbej si kryetar i Konferencës së Sigurisë…
Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij. Por, jo gjithçka duket se ka shkuar ashtu siç Bardhi e thotë në këngë. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në një story në Instagram ku e “akuzon” atë se e ka anuluar koncertin në klubin e tyre për të shkuar në një klub tjetër vetëm pse ai i kishte ofruar më shumë para, 500 euro. “Ky artisti që para tri dite u viktimizojke në kangë…
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe qëndrimin amerikan lidhur me çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se SHBA angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ambasadori Hill në një intervistë për “N1” ka folur edhe për rolin e tij në kohën e luftës në Kosovë dhe bisedimet e atëhershme me presidentin serb Slobodan Millosheviq si dhe ato që po zhvillohen tani në dialogun Kosovë-Serbi. “Kur u ktheva në Serbi më shumë se 20 vjet më vonë, u habita që çështja mbeti po aq aktuale sa herën e fundit që u interesova për të.…
Shqipëria bëhet gati për dy sfidat të cilat mund të jenë përcaktuese për fatin e saj në këtë sezon të Ligës së kombeve. Dy ndeshjet në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë do të përcaktojnë shumë mbi fatin e kuqzinjve tanë. Gjeorgjia është kryesuesja e grupit B1, skuadra e teknikut francez Ëilly Sagnol vijon të jetë skuadra suprizuese pas një evropiani ku arriti të kualifikohej, që në herën parë kur mori pjesë në këtë kompeticon. Gjeorgjianët kanë 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Fillimisht ata do të udhëtojnë drejt Polonisë të premten, ku do të përballen me skuadrën e Ukrianës…
Kryeministri Albin Kurti, në mars të këtij viti, kishte deklaruar se prokuroritë në Kosovë shpesh përfshihen në hetime ndaj ministrive bazuar në raportime të mediave dhe se kjo, sipas tij, përbën një përndjekje të qëllimshme ndaj qeverisë. Ai kritikoi lidhjen mes publikimeve në portale dhe ndërhyrjeve të policisë në ministri. Në këtë kontekst ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj, i cili ka kritikuar jo vetëm Kurtin, por edhe të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për sulmet e tyre ndaj mediave dhe organeve të drejtësisë. Mushkolaj e ka cilësuar gjest ironik që VV-ja, e cila dikur mbështetej në materialet që publikonin…
