Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, njoftoi një lajm të rëndësishëm për vendin dhe rajonin: zhbllokimin zyrtar të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).
Në një postim në X, Rohde theksoi se nga tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj të legjitimuar, duke përfunduar praktikën e mëparshme të përfaqësimit me emrin UNMIK.
“Padyshim lajm i mirë për Kosovën dhe tërë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe nga tash, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, siç do të duhej, dhe jo me UNMIK. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë trup rajonal”, ka shkruar Rohde në Facebook.

