Autor: TV News
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka mbërritur në Kosovë të enjten, kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale. Ai ka udhëtuar nga Holanda në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së vëllait. Në njoftimin e Speciales thuhet se Krasniqit iu lejua vizita në Kosovë “për shkak të arsyeve bindëse humanitare”. “Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Krasniqi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u takua me kryetarin e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe deputetin, Sasha Magazinoviq. Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të tij ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai ka shtuar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme por edhe asaj të brendshme, duke qenë se aderimi në këtë organizatë dhe institucion të rëndësishëm ofron një kornizë e garanci shtesë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Kryeministri ka theksuar…
Deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit për të kaluar kërkesën e tyre për një debat mbi përgjimin në të cilin janë përfshirë Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryekrimineli Milan Radojiçiq. Kërkesa për të diskutuar këtë çështje ka hasur në kundërshtim të fortë, me 50 vota kundër dhe vetëm 34 pro, duke e bërë të pamundur futjen e debatit në rendin e ditës. Seanca dështoi përfundimisht pasi në sallë mbetën vetëm 60 deputetë, duke theksuar një ndarje të thellë midis palëve në Kuvend.
Uragani Milton ka zbarkuar në Florida si stuhi e kategorisë së tretë, duke goditur ashpër brigjet e këtij shteti që ende nuk është ngritur në këmbë nga uragani tjetër Helene, që ka lënë mbi 230 njerëz të vdekur. Edhe të enjten është raportuar për të vdekur në qarkun Shën Lucia, në brigjet lindore të Floridas, ndonëse numri nuk është bërë i ditur. Erërat e stuhisë Milton kanë arritur në deri 160 kilometra në orë, dhe zona e Tampas është goditur direkt. Stuhia më pas ka goditur edhe pjesën jugore afër Sarasotas, në jug të Tampas. Situata në rajonin e Tampas…
Është dënuar me një vit burg këngëtari Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Sipas prokurorisë së Fierit, Ejllit megjithëse i ishte hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë, duke qenë ende në posedim të vulave të noterit, në bashkëpunim me një tjetër person, kanë krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta, mëson A2. Më pas bashkëpunëtori i Ejllit në datën 25.02.2022, e ka dorëzuar këtë deklaratë noteriale në ish-Prokurorinë Lushnjë.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë PDK nuk do të votojë asgjë në parlament për sa kohë Mimoza Kusari-Lila vazhdon të jetë në pozitën e shefes së grupit të parlamentar të VV-së. Ai theksoi se PDK do të bojkotojë çdo proces ligjor dhe marrëveshje ndërkombëtare derisa Kusari-Lila të mbetet në pozitën e saj. “Kur cenohet siguria kombëtare, nuk ka çështje më të rëndësishme për të biseduar në Kuvend”, ka theksuar ai. Tahiri gjithashtu ka potencuar se Radoiçiqi dhe Kusari-Lila u koordinua për përcaktimin e pagës minimale, duke përjashtuar veteranët, invalidët dhe dëshmorët nga…
Zvicra do të luajë kundër Serbisë në Ligën e Kombeve të shtunën dhe do të jetë dueli i tyre i parë pas përballjes në Kupën e Botës 2018 dhe 2022. Të gjithë sytë janë te kapiteni i Zvicrës, kosovari Granit Xhaka, i cili madje u lut nga vëllai i tij i madh, Taulanti të mos udhëtojë për të luajtur në Serbi. Në Botërorin e Rusisë, Granit Xhaka tregoi shqiponjën shqiptare kur shënoi gol, ndërsa në Katar 2022 gjithashtu pati konfrontime me serbët. Vëllai i tij Taulanti është i vetëdijshëm për tensionet që mund të ketë në ndeshjen e ardhshme, madje…
Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka akuzuar Mimoza Kusari-Lila, se ka gënjyer për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe. Sipas Tahirit, Grupi Parlamentar i PDK-së ka qenë i detyruar të përballet me ndikimin e Milan Radojiçiqit. Ai ka potencuar se tani është e qartë se Radojiçiq, së bashku me LVV-në, kanë bashkëpunuar në përcaktimin e pagës minimale. “Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa synon të sigurojë më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Ndërkohë, vendi i tij vazhdon të përballet me sulme ditore prej Rusisë dhe me një ofensivë ruse në lindje, që po shënon përparim. Zelensky do të nisë udhëtimin të enjten në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Këto takime do të zhvillohen një ditë pasi samiti i mbështetësve të Ukrainës në bazën Ramstein, është anuluar pak para se të niste. Zyra për…
Një person është identifikuar dhe arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual”. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Prishtinë. Po ashtu, sipas raportit të policisë bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
