Autor: TV News
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme. Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e dytë në zgjedhjet e 20 tetorit, gjatë të cilave moldavët do ta thonë fjalën e tyre gjithashtu nëse duan t’i bashkohet BE-së. Von der Leyen, e cila e vizitoi Moldavinë më 10 tetor në shenjë mbështetjeje për synimet e saj evropiane, inkurajoi moldavët në një konferencë…
Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të premten, më fillim prej orës 12:00, ku në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, i cili njihet si terrorist. Kjo seancë vjen pas publikimit të një audio-incizimi ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Radojçiq, duke diskutuar për çështje të votimeve në Kuvend. Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, theksohet se gjatë kësaj seance, partitë opozitare do të propozojnë një rezolutë për hetimin e veprimeve të Kusari-Lilës dhe shkarkimin e saj nga pozita. Deputetja Kusari-Lila e…
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar situatën para Çekisë. Transferta çeke luhet nesër në orën 20:45 dhe vlen për raundin e tretë në grupet e Ligës së Kombeve. Konferenca e plotë nga Sylvinho: “Përshëndetje! Do të jetë një sfidë e vështirë, ka tranzicione shumë të mirë, ka mesfushorë të mirë Çekia, ne vijmë të luajmë, kemi bërë tre ditë stërvitje. Asnjë trajner nuk futet në fushë për barazim dhe ne do të japim më të mirën. Jam si gjithmonë, me Kombëtaren është diccka që të konsumon, edhe është e vështirë për të…
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, ka përfunduar takimet e ndara me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve, Kasanof nuk është deklaruar për media. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit me presidenten Osmani, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për përmbushjen e synimeve të përbashkëta strategjike. “Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta…
Bilall Sherifi nga NISMA ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë “pafytyrë” e “hipokrit” pas publikimit të një audio-incizimi që tregon komunikimin mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë. Në linjë të kësaj, Sherifi ka theksuar se Kurti dhe partia e tij nuk pranojnë asnjëherë faj, përgjegjësi apo gabime, duke pretenduar të ruajnë një imazh të paprekshëm dhe të pastër. Sipas tij, veprimet e fundit të publikuara përmes incizimeve dëshmojnë se ata janë “shumë më të këqij se paraardhësit…
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës nesër (e premte). Tahiri tha se në emër të 42 deputetëve, sapo dorëzova në Kuvend kërkesën për Seancë të Jashtëzakonshme për ditën e nesërme nga ora 12:00, lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e kësaj Republike, për të kuptuar se sa thellë e ka përfshirë ky pushtet, terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës. “Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një…
Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminuar një tjetër anëtar të rëndësishëm të Hezbollahut, teksa vazhdon të sulmojë këtë grup të mbështetur nga Irani. Adham Jahout, anëtar i “Rrjetit Terrorist të Golanit” në kuadër të Hezbollahut, është vrarë nga një sulm ajror në zonën e Kuneitras në Siri, ka thënë ushtria izraelite. Jahout ka qenë duke mbledhur inteligjencë nga burime brenda regjimit sirian, dhe ka lehtësuar operacione kundër Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit, ka thënë mes tjerash ushtria. Izraeli i ka aneksuar Rrafshnaltën e Golanit pasi ka luftuar kundër Sirisë në luftën e vitit 1967. Ky…
Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirëqenia e lëkurës e deri tek kockat.Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozicioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha. Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit. Nëse jeni ende nën 30 vjeç, rrudhat e imëta nuk janë aq të dukshme, por nëse jeni në moshën 30 vjeç e lart, atëherë do të jetë shumë e qartë. Pra, cili është pozicion…
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander “Sasha” Kasanof. Pas kësaj emisari amerikan pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti. Kasanof të mërkurën e vizitoi Serbinë ku u prit nga presidenti, Aleksandar Vuçiq. Vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e Kasanofit në rajon në cilësinë e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Izraeli dhe Franca do të përballen sonte në Ligën e Kombeve me fillim nga ora 20:45 në Bozsik Arena në Budapest të Hungarisë. Një nga yjet e Francës, qendërmbrojtësi Ibrahima Konate është pyetur edhe për luftën mes Izraelit dhe Palestinës, ku ka dhënë një mesazh të fuqishëm. Anëtari i Liverpoolit ka thënë se ndaj Izraelit nuk është ndeshje si çdo tjetër. “Ne nuk do të themi se është një ndeshje si çdo tjetër. Në një farë mënyre është sepse ne do të luajmë futboll, por ajo që po ndodh në botë nuk na lë indiferentë. Ajo që shohim në rrjetet…
