Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Haradinaj: Për Kurtin është lezet të shkojë në zgjedhje, i bën si lojë

9 Shtator, 2026

Mbledhja e radhës e Degës së BDI-së në Kumanovë

9 Shtator, 2026

Dorëhiqet drejtori i burgut të Shutkës

9 Shtator, 2026

“Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty”, motra e Laurentit rrëqeth me fjalët për të

9 Shtator, 2026

Rritet ndjeshëm tregëtia e markave dhe shërbimeve

9 Shtator, 2026

Pse bëheni nervoz kur jeni të uritur?

9 Shtator, 2026

Më 25 tetor ndryshon ora: akrepat kthehen një orë pas

9 Shtator, 2026

Abdixhiku pas seancës së sotme: Qëndrimet e LDK-së janë në funksion të mbrojtjes së Republikës

9 Shtator, 2026

Kulmojnë incidentet ndëretnike, “Srbija” në veturën e tetovarit

9 Shtator, 2026

Deliu-Kodra: Kurti vendosi shantazh të ri, pa votën për Presidentin, nuk ka votë për nënkryetarët e Kuvendit

9 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 9 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PDK: VV-ja me Radojiçiqin e vendosën pagën minimale – S’ka bashkëpunim përderisa shefe është Kusari-Lila

TV NewsBy TV News10 Tetor, 2024 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Abelard Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka akuzuar Mimoza Kusari-Lila, se ka gënjyer për rolin e PDK-së në votimin e ligjit për pagën minimale me Listën Serbe.

Sipas Tahirit, Grupi Parlamentar i PDK-së ka qenë i detyruar të përballet me ndikimin e Milan Radojiçiqit.

Ai ka potencuar se tani është e qartë se Radojiçiq, së bashku me LVV-në, kanë bashkëpunuar në përcaktimin e pagës minimale.

“Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe të votojë  për ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radojiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shefen e saj të GP-së e kanë përcaktuar pagën minimale. Po ashtu, kanë vendosur që të përjashtohen nga paga minimale veteranët, invalidët e UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Ai e ka përmendur gjithashtu përpjekjen e Radojiçiqit për të pasur një kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese dhe për përpjekjet për të bllokuar emërimin e Vigan Qorollit si zv.ministër i Drejtësisë.

Ai ka deklaruar se PDK-ja nuk do të bashkëpunojë me LVV-në përderisa Kusari-Lila vazhdon të jetë në krye të Grupit Parlamentar.

Sot në ora 11 do të mbahet një seancë plenare, ku PDK-ja do të kërkojë tërheqjen e pikave të kontestueshme nga ligji për pagën minimale.

“Milan Radojiçiq kishte edhe kandidat nga radhët e Gjykatës Kushtetuese. Fatmirësisht me disa deputetë të VV dhe të Listës Guxo e kemi parandaluar që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Dhe a e dini se ku shërben i njëjti, zi zv. Ministër i Drejtësisë. Fatmirësisht Vigan Qorolli nuk arrin të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Sot e kemi seancën nga ora 11 dhe do të kërkojmë që këto pika të tërhiqen… me këtë parti nuk do të bashkëpunojmë përderisa e kanë Shefe të GP-së një person të tillë”, ka deklaruar Tahiri në konferencë për media.

Lexuar: 9

Lajme te ngjashme

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për 53 milionshin

Albulena Haxhiu sërish zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

“UÇK na bashkon” PDK vendos logon në foltoren e Kuvendit të Kosovës

Haxhiu zgjedhet kryetare e kuvendit

Kurti kërkon votat për presidentin: Duhet t’i shmangim zgjedhjet e reja

Marin Mema në Kastrat të Prokuples (Serbi)

Lajmet e fundit

Haradinaj: Për Kurtin është lezet të shkojë në zgjedhje, i bën si lojë

9 Shtator, 2026

Mbledhja e radhës e Degës së BDI-së në Kumanovë

9 Shtator, 2026

Dorëhiqet drejtori i burgut të Shutkës

9 Shtator, 2026

“Nuk po di qysh me vazhdu jetën pa ty”, motra e Laurentit rrëqeth me fjalët për të

9 Shtator, 2026

Rritet ndjeshëm tregëtia e markave dhe shërbimeve

9 Shtator, 2026

Pse bëheni nervoz kur jeni të uritur?

9 Shtator, 2026

Më 25 tetor ndryshon ora: akrepat kthehen një orë pas

9 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.