Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 2, Tiranë, deklaroi se Partia Socialiste ka rinisur punën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, (zgjedhjet lokale të vitit 2027). Ai vuri në dukje ndikimin që zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, kanë në ekonominë e vendit, duke nënvizuar se qeveria ka marrë masa konkrete për të përballuar situatën, përfshirë uljen e çmimit të energjisë dhe ndërhyrje në tregun e naftës. Edi Rama: Ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Ne fitoret tona i projektojmë edhe i përgatisim duke marrë kohë edhe shumë…
Kryeministri Edi Rama nga njësia 2 deklaroi se Shqipëria ka njohur një rritje të ndjeshme të turizmit dhe investimeve. Ai theksoi se vendi ka kaluar nga 2 milionë në 12 milionë turistë. Rama nënvizoi gjithashtu nismat e reja të qeverisë për mbështetjen e qytetarëve, përfshirë kreditë për strehim, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe paketën për agroturizmin në zonat rurale. Edi Rama: Kemi nisur me dy milionë turistë, ndërkohë që nuk i quajnë turistë shqiptarët që hyjnë e dalin. Ata numërohen si vizitorë. Kemi arritur në 12 milionë turistë dhe mbi 1.5 miliardë investime. Kemi filluar me kreditë për policët, mësuesit për…
17 prilli është data që Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur për protestën kombëtare të radhës. Data u zbulua nga kryedemokrati Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët online, teksa u shpreh se skenari i tubimit do të bëhet i ditur së shpejti. “Edi Rama mendon se do bindë shqiptarët duke sulmuar partnerët tanë. Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde kriminele dhe kartelet e drogës në…
Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme po ndihen edhe në Kosovë. Rritja e çmimeve po prek sektorë të ndryshëm, duke përfshirë derivatet e naftës, biletat e transportit ndërurban e po ashtu edhe artikujt ushqimor. Kryetari i Shoqatës Konsumatori, Selatin Kaçaniku, tha se çmimet do të vazhdojnë të rriten, derisa shton se qeveria duhet të […] The post Paralajmërohet valë e re shtrenjtimesh appeared first on InfoKosova.
Reshjet e borës që kanë goditur fort Kantonin Una-Sana të Bosnjë e Hercegovinës kanë shkaktuar një situatë alarmante, duke çuar në pezullimin e mësimit në shkolla. Kjo situatë ka ndikuar në jetën e përditshme të shumë familjeve dhe nxënësve, duke i lënë ata pa mundësi për të vazhduar procesin mësimor. Ministri i Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit të Kantonit Una-Sana, Denis Osmankiq, ka bërë të ditur se mësimi do të ndalet deri në krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e tij. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe stafit arsimor, duke theksuar rëndësinë e kushteve…
Ish-kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka ngritur alarmin për një skandal të rëndësishëm lidhur me financimin e një libri që pretendon të dokumentojë masakrat në Kosovë. Ky libër, i shkruar nga Shkëlzen Gashi, është akuzuar për përmbajtje të pasakta dhe është shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ) nëpër ambasadat e saj dhe tek ndërkombëtarët. Tahiri ka bërë të ditur se MPJ ka ndarë një shumë prej 15 mijë eurosh për botimin e këtij libri, duke e cilësuar këtë veprim si një abuzim të rëndë me fondet publike dhe një përpjekje për të manipuluar informacionin…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rolin e pazëvendësueshëm të mjekut dhe rëndësinë e etikës në praktikën mjekësore, gjatë fjalës së tij në Konferencën XXII Kombëtare të Gastro-Entero-Hepatologjisë. Në fjalimin përshëndetës, Begaj e cilësoi konferencën si një hapësirë ku bashkohen ekspertiza, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare, duke e konsideruar atë si një investim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e figurave kyçe në themelimin dhe zhvillimin e kësaj fushe, ndërsa ndau edhe dimensionin personal të rikthimit simbolik në profesionin e mjekut, duke theksuar se mjekësia nuk është thjesht një zanat,…
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja që kryeministri Edi Rama po zhvillon me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë në Pallatin e Brigadave. Burime për gazetaren e Vizion Plus Mola Luku bëjnë me dije se javën e ardhme socialistët do të nisin Turin “Punët e Shqipërisë”. Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin. Turi do të vijojë deri në muajin qershor, që përkon me 35 vjetorin e PS.
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Vushtrri, ku një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë, i shkaktuar nga prindi i tij. Si mund të ndodhin ngjarje të tilla tragjike në një moment kaq të papritur? Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 27 mars 2026, rreth orës 15:00, kur babai i viktimës, një mashkull kosovar, duke manovruar me automjetin e tij, ka goditur aksidentalisht fëmijën e tij. Ky incident ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe të gjithë komunitetin. Policia ka raportuar se i dyshuari, K.B, ka vepruar nga pakujdesia, duke rezultuar në një fatkeqësi që…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, 28 mars, grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet te Pallati i Brigadave. Në fokus të këtij takimi do të jetë strategjia parlamentare socialiste, me epiqendër çështjen prioritare të qeverisë Rama, atë të integrimit të Shqipërisë në BE. Mësohet se fjala hapëse do të mbahet nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë pas tij do të mbajë fjalën kryeministri i vendit Edi Rama. Më pas do të ketë raportime nga eksponentë të lartë zyrtarë, në PS. Pritet që të raportojë drejtoresha…
