Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka pranuar se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale deputeti thotë se do t’i shkojë deri në fund.
“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe.
Ndër të tjera, deputeti, i cili përgjatë gjithë këtyre viteve ka mbajtur pozicione të rëndësishme në kampin rozë, përfshirë dhe postin e zv.kryeministrit, ka hedhur poshtë pretendimet se ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e “interesave personale”, duke theksuar kështu se ka ardhur momenti për t’i dhënë Tiranës një tjetër dimension.
“Poo e kam seriozisht e do t’i shkoj deri në fund, bashkë me ju! Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im persona, jam tërësisht i çliruar nga këto. Por, mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës e ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij, por më të mirën e tij”, shkruan Braçe ndër të tjera.
Postimi i Erion Braçes:
JOOO, NUK PO TALLEM!
E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND
BASHKE ME JU!
Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;
Ju jam shume shume mirenjohes!
E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.
Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:
E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?
Atehere dy gjera:
Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.
POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;
POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!

