Autor: TV News

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, është e natyrshme t’i vazhdohet mandati në krye të shtetit pas kthimit nga Haga. Kjo pasi, siç tha Limaj për KosovaPress, Thaçit i është ndërprerë mandati i presidentit në gjysmë për t’iu përgjigjur ftesës nga Gjykata Speciale në nëntor të vitit 2020. “Ai është president i Kosovës. Ai është! Në mënyrë të padrejtë iu ka prerë mandati. Është president i Kosovës. Nuk është, kryerja e mandatit… Presidentit të Republikës së Kosovës iu ka ndërprerë mandati, i detyrueshëm, për t’iu përgjigjur një ftese. Dhe kjo qe, përgjigjja. Kështu…

Read More

Një pilot ushtarak amerikan po përballet me akuza të rralla dhe të papritura pas kritikave të hapura dhe publike të bëra ndaj Presidentit Donald Trump në lidhje me luftën e Iranit. Ky rast besohet se përbën të parin precedent madhor në historinë e ushtrisë amerikane ku një major akuzohet sipas Kodit Uniform të Drejtësisë Ushtarake (UCMJ) për përdorimin e fjalëve përçmuese ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Majori i Forcave Ajrore, Jason Watson, 40 vjeç, është ndaluar dy herë gjatë javëve të fundit nga autoritetet ushtarake. Përveç akuzave kryesore, avokati i tij mbrojtës konfirmoi për CBS News dhe CNN se ndaj tij janë…

Read More

Asamblistët e Vetëvendosjes në Prishtinë kanë dorëzuar në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në kryeqytet. Sipas shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, bëhet fjalë për materiale që janë pranuar nga një sinjalizues anonim, e që thotë se është punëtor i Komunës. Në një deklaratë për mediat, pas dorëzimit të materialeve në polici, Sveçla ka thënë se në to “përmenden emra të bizneseve, të zyrtarëve dhe shkeljeve ligjore që kanë ndodhur gjatë këtij procesi”. “Legalizimi është i rregulluar me ligj dhe objektet e legalizuara kanë deficite ligjore, që një pjesë e tyre janë edhe në…

Read More

Nuk ndalet rënia e Euros, arrin minimum të ri historik pranë 92.4 lekëve Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 92.44 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit kalendarik, kursi Euro/Lek ka rënë me 4.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia e kursit ka arritur në 4.9%. Të dhënat tregojnë se rënia e kursit të Euros është…

Read More

Biznesmeni dhe filantropi suedez Roger Akelius, përmes Akelius Foundation, ka njoftuar një donacion prej 76 milionë dollarësh për të mbështetur arsimin e fëmijëve në Gaza. Fondi do të përdoret në bashkëpunim me UNICEF për rindërtimin e shkollave, sigurimin e materialeve mësimore dhe krijimin e kushteve që mijëra fëmijë të prekur nga konflikti të rikthehen në arsim. Donacioni është pjesë e një nisme më të gjerë humanitare për të ndihmuar fëmijët në Gaza, ku lufta ka dëmtuar rëndë sistemin arsimor dhe infrastrukturën shkollore.

Read More

Radiotelevizioni i Kosovës e ka siguruar dosjen e plotë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”. Aktakuza, e cila përmban 80 faqe, përshkruan dyshimet dhe provat e pretenduara nga Prokuroria lidhur me veprimtarinë e Shehollit. Sipas aktakuzës, ai dyshohet se ka bashkëpunuar me Shërbimin Informativ dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), ndërsa në një rast tjetër akuzohet për shantazh ndaj një biznesmeni. RTK, në vijim, do të publikojë detaje nga dosja, duke iu referuar përmbajtjes së aktakuzës dhe provave të përshkruara nga Prokuroria. Sipas aktakuzës,…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Marina e SHBA-ve kanë hequr ose shkatërruar të gjitha minat në ngushticën e Hormuzit dhe paralajmëroi Iranin se çdo anije që do të vendosë mina të reja do të shkatërrohet menjëherë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Marina amerikane ka përfunduar operacionin për heqjen ose shpërthimin e të gjitha minave në ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve detare më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se Irani është paralajmëruar se çdo anije apo mjet lundrues që vendos mina të reja…

Read More

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se mandati i misionit mbetet i pandryshuar dhe se siguria e të gjitha komuniteteve vazhdon të jetë prioritet. KFOR thekson se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më 12 qershor 2026, po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente me institucionet e Kosovës, Bashkimin Evropian, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. Sipas misionit, procesi mund të kthehet mbrapsht nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë apo në stabilitetin rajonal. ​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet…

Read More

Përfaqësuesi Jamie Raskin, anëtari demokrat me gradën më të lartë në Komisionin Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, ka zgjeruar hetimin ndaj Jared Kushner për konfliktet e mundshme të interesit jashtë vendit dhe aktivitetet e dyshuara korruptive në biznes, pasi Kushner nuk iu përgjigj kërkesës së mëparshme të Komisionit për dokumente që lidhen me rolin e tij të njëkohshëm si zyrtar i politikës së jashtme të SHBA-së dhe si investitor privat i financuar nga qeveri të huaja. Zgjerimi i hetimit vjen pas raportimeve të Wall Street Journal, sipas të cilave Kushner pagoi më shumë se 120 milionë dollarë për një pronë të kontestuar në Shqipëri…

Read More

Të martën është ngritur aktakuzë për veprën penale të spiunazhit ndaj Fatmir Shehollit, nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në dosjen e aktakuzës që e ka siguruar Klan Kosova jepen dëshmi të shumta për të cilat, Prokuroria thotë se janë bazë e fortë që vërtetojnë se i pandehuri e ka konsumuar veprën për të cilën akuzohet. Në një pikë të aktakuzës është edhe dëshmia Z 4.1, ku thuhet se në telefonin celular të Shehollit është gjetur një fotografi e cila pasqyron një dokument me titullin “plani ‘Leptir’”, i cili thuhet se është nënshkruar nga shefi i sektorit III të Sigurimit Shtetëror…

Read More