Autor: TV News

Gazetari Lirim Mehmetaj njëherit edhe analist në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, përkatësisht njësiti i krimeve të rënda, ka arrestuar dy persona të cilët e kanë kërcënuar. Mehmetaj ka shkruar se në ditët në vazhdim me siguri do të arrestohen edhe disa të tjerë. Në njoftimin e tij, Mehmetaj thotë se këta persona janë të instrumentalizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit. “Dje policia e Kosovës, njësiti i krimeve të rënda, i ka arrestuar 2 persona për kanosje ndaj meje. Ditët në vazhdim me siguri ka me i arrestu edhe disa…

Read More

Mbrojtja ajrore ruse ka zmbrapsur një sulm masiv me dron ukrainas gjatë natës, duke kapur dhe shkatërruar 121 dronë që synonin 13 rajone, përfshirë Moskën, tha të premten Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, duke mos përmendur viktima apo dëme. Ministria tha se gjashtë dronë ishin shkatërruar mbi rajonin e Moskës dhe një mbi vetë kryeqytetin, ndërsa dronët e tjerë kishin shënjestruar rajone të tjera, duke përfshirë ato që kufizohen me Ukrainën dhe Kurskun, ku trupat ukrainase mbajnë një pjesë të tokës, pavarësisht përpjekjeve ruse për t’i nxjerrë ato. Njëzet dronë kishin shënjestruar gjithashtu rajonin Ryazan, në juglindje të Moskës, tha…

Read More

Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesve të vendeve të huaja, për të paraqitur kërkesën e tyre për të vëzhguar Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Ekonomia Online ka treguar se deri më tani (20 janar) është përmbyllur afati për vëzhguesit e subjekteve politike, ndërkaq më 25 janar do të përfundojë afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave qeveritare – ndërqeveritare, përfaqësuesve…

Read More

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kanë ndodhur gjithsejtë katër raste të dhunës në familje në Kosovë. Tri nga këto raste janë vetëm në rajonin e Prishtinës ndërsa një është regjistruar në rajonin e Gjilanit. Një rast i dhunës në familje ka përfunduar me disa të lënduar të cilët kanë marrë edhe trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar. “Prishtinë 23.01.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të…

Read More

Gjatë shtatzënisë, foshnja që po zhvillohet merr të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë e nevojshme për rritjen e saj nga nëna. Prandaj, është jetike që gratë shtatzëna të konsumojnë një dietë të ekuilibruar që përfshin karbohidrate, yndyrna të shëndetshme, proteina, vitamina, minerale dhe shumë ujë. Ushqimi është thelbësor për shëndetin e nënës dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Megjithatë, ka disa ushqime që duhet të shmangen gjatë periudhës së shtatzënisë për të reduktuar rrezikun e infeksioneve dhe problemeve të mundshme shëndetësore. Disa nga këto ushqime përfshijnë: Mishra të papjekur ose shumë të rrallë: Mishrat e papjekur mund të përmbajnë baktere…

Read More

Gjesti, në një bisedë të hapur me Gertën dhe Gertin, theksoi se ndjenjat e tij ndaj Eglit janë komplekse dhe se ai nuk do të donte kurrë ta lëndonte atë. Ai shprehu shqetësimin se ndoshta Egli ka ndjenja më të thella për të, dhe me këtë në mendje, Gjesti e tërhoqi vëmendjen për kujdesin që duhet të tregojë ndaj saj. “Nuk dua të lëndoj askënd, sidomos jo Eglin,” tha ai, duke nënkuptuar se ndjenjat e saj për të janë të ndjeshme. “Ndoshta ajo ka diçka më shumë për mua, por unë nuk dua ta lëndoj. Dhe ia kam thënë, nuk…

Read More

Kandidati i Partisë Demoratike të Kosovës (PDK) për kryeministër Bedri Hamza, sot (e premte) në kuadër të fushatës zgjedhore do të shkojë në qytetin e Kamenicë ku edhe do të mbajë një tubim me qytetarë. Në agjendë të PDK-së thuhet se “Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Kamenicës”. Takimi do të mbahet nga ora 18:00 në Restaurant “Pëllumbi”.

Read More

Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë. Urdhri ekzekutiv që zoti Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump tha se “gjithçka do të bëhet publike”. Zoti Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte publike dokumentet e fundit sekrete rreth vrasjes së Presidentit Kennedy…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Sipas IHMK-së temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Gjithashtu, erë e lehtë do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

Read More