Autor: TV News

Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në takimin më të madh të udhëheqësve botërorë të biznesit, duke u ofruar investitorëve një ofertë me kushte – të investojnë në Shtetet e Bashkuara, ose të përballen me tarifa të ashpra. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell njofton mbi ndikimin e kthimit të Presidentit Trump në Shtëpi të Bardhë për klimën botërore ekonomike. Përballë krerëve kryesorë të industrisë botërore, që synojnë një copë të tregut më të madh në botë, Presidenti Donald Trump u dha dy opsione: “Mesazhi im për bizneset në botë është shumë i thjesht.…

Read More

462 kadetë që kishin qenë pjesë e trajnimit tre mujor sot e patën ditën e fundit si të tillë. Ata i dhanë epilog angazhimit të tyre për tu bërë tash policë të Republikës së Kosovës dhe për të vazhduar rrugëtimin e ri në këtë institucion. Një nga ta është Blerim Canolli i cili këtë moment e kishte pritur për një kohë të gjatë. “Kam pas andërr gjithmonë me shërby qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Canolli. Ato për të cilën angazhohen këta policë sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani janë në themele të shtetit tonë. “Rendi dhe siguria janë…

Read More

Dinamikat në shtëpinë e Big Brother VIP 4 vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me debatin e fundit mes G Banit dhe Laertit që ka sjellë një atmosferë akoma më të nxehtë në këtë reality show. Ngjarjet filluan kur tensionet shpërthyen pas një përplasjeje mes G Banit dhe Valbonës, e cila tërhoqi vëmendjen e Laertit, i cili u përfshi në diskutim në mënyrë të papritur. Kjo situatë solli një shkëmbim të ashpër të fjalëve ndërmjet dy banorëve, dhe dramatizmi i debatit është rritur ndjeshëm duke sjellë një përmbushje emocionale në shtëpi. Argumentet, të cilat filluan si një shkak për…

Read More

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve është mënyra më e mirë për të përmbyllur shtetësinë e Kosovës dhe për ta bërë atë një shtet funksional. Sipas tij, kjo ide, që deri më tani është refuzuar, mund të jetë një zgjidhje afatgjatë për raportet Kosovë-Serbi dhe për të shmangur problemet e ardhshme. Murati sugjeron që kjo qasje do të zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. “Ajo ide do të ishte mirë të kthehej prej nesh. Jo të jetë imponim, mendoj që ajo është ideja më e mirë. Fatkeqësia jonë shtetërore e kombëtare ka…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur të premten tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”. Përmes këtij projekti synohet të rrisë kapacitetin e prodhimit dhe të ndikoj në përmirësimin mjedisor të Njësisë A3. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se përmes këtij investimi do të shtojnë dukshëm furnizimin me energji e po ashtu do të dyfishohet edhe prodhimi vjetor. Ai ka theksuar se pas rehabilitimit e modernizimit synohet që kapaciteti i A3 do të arrijë në 215 megavat nga…

Read More

Organizata policore europiane e luftës kundër krimit “Europol” tha se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle shkatërroi një rrjet të gjerë të trafikut të drogës duke sekuestruar 6 ton kokainë dhe 6 milionë euro. Sipas Europol nga një hetim që përfshiu Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë, nisur në qershor të vitit 2022, u zbulua se anëtarët e rrjetit ishin shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, të cilët organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë. Sipas Europol secili prej anëtarëve të organizatës mori rol të ndryshëm brenda zinxhirit të trafikut të drogës. “Anëtarët…

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot(e premte) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. Sipas Prokurorisë Speciale i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë. Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. Kjo çështje penale…

Read More

Nuk duhet të presë deri në fund të sezonit për të mësuar të ardhmen e tij. Mario Mitaj pritet të bëhet një lojtar me te drejta të plota i Al Ittihad në Arabinë Saudite. Mbrojtësit të kombëtares kuqezi i kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të bindur “sheikët” që të blejnë përfundimisht kartonin e tij nga Lokomotiva e Moskës. Mitaj u transferua në merkaton e verës në Ligën Profesioniste Saudite në formë huazimi për 3 milion euro, ndërsa klubet ranë dakord edhe për 5 milion euro të tjera për shitjen përfundimtare. Pikërisht këtë shifër, AL Itihad do ta paguajë që…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë se ka përmbyllë me një “varg suksesesh” vitin 2024. Ajo tha se këtu përfshihen publikime udhëzuesish, përmbledhjesh të vendimeve gjyqësore e organizim konferencash ndërkombëtare. “Njëkohësisht është shënuar shkallë e lartë efikasiteti në zgjidhjen e çështjeve duke rezultuar me 92.43 për qind, (përqindje kjo e kalkuluar duke llogaritur numrin e lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura, gjatë vitit). Në total, gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë derisa të pakryera rezultojnë vetëm 391 lëndë, ku përfshihen numër i madh i lëndëve të pranuara në fund të vitit – në një numër prej 649 sosh.…

Read More

Egli dhe Gjesti, pavarësisht se ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, duket se një puthje mes tyre është shumë pranë realizimit. Familja e këngëtarit ka reaguar në lidhje me këtë situatë, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata ndanë një foto prekëse të çiftit, ku shihen të përqafuar, duke treguar mbështetje për marrëdhënien e tyre. Kjo lëvizje ka shkaktuar spekulime të shumta midis ndjekësve, të cilët besojnë se familja e Gjestit e pranon Eglin si nuse, duke e komentuar këtë si një hap të rëndësishëm përpara në lidhjen e tyre. Fotografia…

Read More