Autor: TV News
Avokati Redi Ramaj, duke folur për “Dosjen Partizani” në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se nuk ka prova për zotin Berisha.Ai tha se ligji i asaj kohe ka qenë me vendim kolegjial dhe kanë përfituar mbi 1800 qytetarë, ndërsa zoti Berisha, përveç faktit që është vjehrri i zotit Jamarbër Malltezi, nuk lidhet me çështje korrupsioni. Pjesë nga biseda: Ramaj: Dosja Partizani u hap në limitet e parashkrimit. E gjithë kjo dosje, duke e parë me këtë kohë kaq shumë të zgjatur, flet për një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave. Ishte një ligj dhe…
“Rama vs Berisha në tokën e drejtësisë”, kjo është tema e kësaj të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. I ftuar gazetari Klevi Muka, tha se thirrja e kryeministrit Edi Rama në gjyq si dëshmitar për “Dosjen Partizani”, është një skenar. Ai tha se Rama do t’a përdorë këtë për të krijuar besim tek drejtësia. Muka komentoi gjithashtu edhe rolin e SPAK, duke deklaruar se nuk pret zhvillime të mëdha nga ana e tij në këtë moment dhe se, sipas tij, institucionet nuk do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm ndaj figurave kryesore politike. Pjesë nga biseda: Muka:…
Gazetari Klevi Muka ka ngritur akuza të forta nga studion e QUO VADIS lidhur me mënyrën se si po zhvillohen proceset gjyqësore ndaj figurave politike në vend. Ai u shpreh se proceset gjyqësore zgjasin në kohë, duke i cilësuar si procese pa fund, me qëllim. Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaj kritikoi punën e sistemit të drejtësisë. Ai ngriti pyetje mbi fokusin e hetimeve, duke përmendur mos hetimet e dosjes “21 Janari” dhe “Gërdeci”. Pjesë nga biseda: Muka: Për të dy liderët e opozitës së fundit, Meta e Berisha, ne kemi procese që zgjasin në kohë, por nuk kapen diku,…
Gazetari Arbër Hitaj ka komentuar në studion e Quo Vadis situatën politike në vend dhe aksionin opozitar. Sipas Hitajt, sjellja e opozitës është pozitive pasi po merr pjesë në të gjitha aksionet opozitare. Ndërsa theksoi se në Shqipëri nuk mund të ndodhë ajo që u bë në Hungari, pasi këtu nuk ka një antipod, dikush që të mund të valëvisë flamurin e antikorrupsionit. Pjesë nga biseda: Hitaj: Unë shikoj një aksion pozitiv te opozita, është në komisionet parlamentare. Muka: Këtu nuk ka parlamentarizëm, këtu janë shtyrë tre interpelanca. Hitaj: Çfarë faji ka opozita këtu? Muka: Këtu nuk ka parlamentarizëm. Hitaj:…
Protesta e Partisë Demokratike ka qenë në fokus të diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.Për avokatin Leonard Karaj, protestat nuk sjellin rotacion politik. Ai tha se nëse PD nuk riorganizohet, nuk mund të vijë kurrë në pushtet. Sipas Karajt, Sali Berisha u rikthye me premtimin për të riformatuar PD-në, por vetëm e ka shkatërruar. Pjesë nga biseda: Karaj: Mendimi im është i thjeshtë. Nëse më tregoni 1 rast të vetëm që në Shqipëri ka ardhur rotacioni për shkak të protestave, unë dorëzohem. Borakaj: Imponues bëhesh. Karaj: Asnjëherë. Ka qenë imponues…
Pas ngjarjes tronditëse që ndodhi mesditën e sotme në lagjen “Mirdita”, ku mbetën të vdekur një 35-vjeçar dhe dy fëmijët e tij, familjarët kanë filluar të ndajnë dhimbjen e tyre përmes rrjeteve sociale. Valmir Berisha, familjar i viktimave, ka publikuar fotografinë e të ndjerëve, duke i dedikuar fjalë rrëqethëse vëllait dhe nipërve që humbën jetën nga zjarri në banesën e tyre. “Ngushëllimet më të sinqerta për ty dhe fëmijët e tu vëlla. U prefshi në paqe, shpirtrat e juaj u prefshin në paqe. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë me ne”, ka shkruar ai në postimin e tij.
Avokati Leonard Karaj, i ftuar në QUO VADIS tha se nëse Ervin Salianji nuk mundet të garojë për kryetarin e PD-së, duhet të largohet. Sipas avokatit ai nuk ka pse rri nën hijen e Sali Berishës. Pjesë nga biseda: Karaj: Unë në një bisedë i thashë Salianjit që nëse nuk e ndjen veten brenda atij grupimi… mos fli mbi dafina. Se ai s’të lë. Borakaj: I sugjeron të iki nga Partia Demokratike Salianjit? Karaj: Nëse nuk arrin të kandidojë, ç’punë ka ai të rrijë më. S’je i aftë për politikë pra. /vizionplus.tv
Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus foli për dosjen “Partizani”, duke komentuar edhe vendimin e GJKKO e cila thirri dëshmitar në procesin gjyqësor kryeministrin Edi Rama. Sipas tij nuk ka arsye për mosparaqitje të Ramës nëse kërkohet nga drejtësia. Hitaj shtoi se Rama nuk është thirrur më parë, pasi prokurorët e kanë në dosje gjithçka që iu duhet. Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaj kërkoi më shumë transparencë nga SPAK, duke ngritur pyetje për mënyrën se si përmenden emrat në dosje dhe për standardet e ndjekura në hetime. Ai theksoi se institucionet duhet…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi djegien e pallatit në Tiranë dy ditë më parë, duke bërë përgjegjës, përveç ndërtuesit, edhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ngjarjen e rëndë, Berisha deklaroi se pallati është ndërtuar në shkelje të rregullave të urbanistikës. “Tani i them Ramës unë, avokatit të Armando Lilos: po në qoftë se Armando Lilo nuk kishte faj, atëherë pse ia mbathi? Pse iku nga drejtësia, meqë ti e nxjerr të pafajshëm? Është Rama i fajshëm, është Erion Veliaj i fajshëm. Janë këta që kanë shkatërruar…
Tre persona vdiqën sot tragjikisht në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Kryetarja e Kuvendit njëherit u.d. e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas lajmit tragjik duke shprehur ngushëllime për familjarët, raporton KlanKosova.tv. “Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave”, ka shkruar Haxhiu. Postimi i plotë: Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen…
