Autor: TV News
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi para trupit gjykues ka kërkuar drejtësi për motrën e tij të vrarë. Ai ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën e Granit Plavën duke thënë se të tre ishin organizator të vrasjes, raporton Insajderi. I njëjti ka thënë se fëmijët e Liridonës do të rriten me mallin për nënën e tyre por nëse drejtësia do të shkojë në vend të paktën kjo do t’i ngushëllojë. /Insajderi.org
I akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Naim Murseli, ka mohuar përfshirjen në këtë rast, duke deklaruar se nuk ka organizuar dhe as nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Liridona Ademajt. Gjatë fjalës së tij përfundimtare në gjykatë, ai tha se në momentin e vrasjes nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se bashkë me fëmijët ishte duke u larguar. “Unë gjatë këtyre viteve prej ngjarjes jam akuzuar për një krim shumë të rëndë, të cilin nuk e kam kryer. Unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, madje as nuk e…
Për Bashkimin Europian, përmbushja e reformave është e një rëndësie të lartë, ama ato duhet të jenë edhe cilësore. Në konferencën “Të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisja në Shqipëri”, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e shërbimeve korrekte ndaj qytetarëve. “Sigurisht që përmbushja e reformave është e rëndësishme, ama duhet të sigurohemi edhe për cilësinë. Pra, një produkt cilësor që forcon shërbimin ndaj qytetarëve është thelbësor, pasi kjo do të siguronte edhe pasqyrimin e nevojave të tyre në çdo aspekt”, tha Gonzato. Gjatë fjalës së tij, Gonzato vuri theksin edhe te adresimi i rekomandimeve. “Mbetet gjithashtu thelbësor edhe adresimi…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve të vendit tonë. Bëhet fjalë për ambasadorin e Kinës, Bangladeshit, të Koresë, të Vietnamit, të Mongolisë dhe Tajlandës. Po ashtu ai ka dekretuar emërimin e ambasadorëve të Luksmebugut dhe të BE-së. Dekreti: Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga detyra të: Z. Riza Poda, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi dhe Gentian Gjyli, si dhe për 20 të pandehur të tjerë. Çështja është shqyrtuar me procedurë të gjykimit të shkurtuar për shumicën e të pandehurve. Për ish-drejtorin e ARRSH, Ervis Berberi, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi pritet të ulet në rreth 6.8 vite. Po ashtu, kërkohet ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Për ish-drejtorin…
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të premte në Spanjë, ku do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë me ftesë të homologut spanjoll, Pedro Sanchez. Vizita në Spanjë një ditë pas vizitë në Romë, ku kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi takime të nivelit të lartë me kryeministren Giorgia Meloni, si dhe me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, në fokus të bashkëpunimit dypalësh dhe ecurisë së projekteve të përbashkëta. Sipas njoftimit zyrtar, samiti në Barcelonë do të përqendrohet në tema kyçe si forcimi i institucioneve demokratike, multilateralizmi, dezinformimi…
Partia Demokratike e Shqipërisë ka thirrur qytetarët në një protestë që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 dhe të zgjasë deri në orën 22:00. Sipas njoftimit, protesta nuk parashikon risi në format, por do të rikthehen fjalimet politike, një vendim që duket se është marrë nga kryetari i PD, Sali Berisha. Ky i fundit fillimisht do të shkojë në selinë e partisë dhe më pas do t’u bashkohet mbështetësve në shesh, ku pritet të mbajë edhe fjalimin kryesor. Ndërkohë, Policia e Tiranës…
Denar Biba është zgjedhur drejtuesi i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Në seancën plenare, kandidatura e Bibës u miratua me 73 vota pro. Ndërkohë, 1 deputet i opozitës abstenoi ndërsa 13 deputetë të tjerë votuan kundër. Gjithashtu, me votat e mazhorancës janë miratuar në Kuvend të gjitha pikat e rendit të ditës, gjatë seancës së fundit plenare. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007” miratohet me 87 vota pro. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së…
“Dosja Partizani”, Karaj: Rama mund të shmangë shkuarjen në gjykatë njësoj si Berisha në të shkuarën
GJKKO ka pranuar kërkesën e avokatëve të të akuzuarve për “Dosjen Partizani” që kryeministri Edi Rama të thirret në gjyq si dëshmitar. I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, avokati Leonard Karaj tha kjo çështje pritet të shkojë mbi dy vite në gjykatë. Sa i përket thirrjes së Ramës si dëshmitar, Karaj tha se kryeministri mund të veprojë si paraardhësi i tij, duke justifikuar mosshkuarjen në gjykatë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Ishte i pritshëm ky vendim për të thirrur Ramën si dëshmitar në GJKKO? Karaj: I pritshëm nuk mund të themi. Do ishte…
Avokati Redi Ramaj, i ftuar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi vendimin e fundit të GJKKO për të pranuar kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha që kryeministri Edi Rama të thirret në gjyq si dëshmitar për “Dosjen Partizani”. Ramaj tha se ky është një rast i veçantë në Shqipëri, pasi për herë të parë ndodh që një kryeministër thirret si dëshmitar për një çështje penale. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikon këtë qasje? Ramaj: Sa i përket thirrjes së kryeministrit, besoj se është rast i veçantë në Shqipëri.…
