“Rama vs Berisha në tokën e drejtësisë”, kjo është tema e kësaj të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
I ftuar gazetari Klevi Muka, tha se thirrja e kryeministrit Edi Rama në gjyq si dëshmitar për “Dosjen Partizani”, është një skenar. Ai tha se Rama do t’a përdorë këtë për të krijuar besim tek drejtësia.
Muka komentoi gjithashtu edhe rolin e SPAK, duke deklaruar se nuk pret zhvillime të mëdha nga ana e tij në këtë moment dhe se, sipas tij, institucionet nuk do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm ndaj figurave kryesore politike.
Pjesë nga biseda:
Muka: Berisha dhe Rama po përballen të dy, dhe të dy si viktima. Është fabul e jashtëzakonshme për t’u refuzuar. Do shkojnë aty dhe do falen. Është e kompozuar shumë bukur.
Borakaj: Nga kush?
Muka: Nuk e di nga kush. Është skenar shumë i bukur. Mua më duket sikur çon ujë te Rama. Nuk e paragjykoj fare kërkesën e zotit Berisha. Iu dha aktorit një rol në teatrin që ai do shumë ta luajë. Ai do ta përdorë për të krijuar këtë iluzion të drejtësisë.
Borakaj: Cila është prapaskena?
Muka: Prapaskena, se di… por unë nuk pres asnjë lloj rezultati. Nuk mendoj se SPAK do presë këtë moment për të kapur Ramën.
/vizionplus.tv

