Autor: TV News

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të vazhdueshme që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit. AGK përmes një reagimi ka thënë se gjuha denigruese e përdorur nga Kurti në tubimet zgjedhore dhe intervistat e tij publike përbën një presion të papranueshëm mbi punën e gazetarëve. Në një deklaratë të fundit, kryeministri ka akuzuar portalet si pjesë e një “Trekëndëshi të Bermudës që synon ta fundosë Kosovën”, duke i etiketuar ato si faktorë negativë në proceset demokratike. Përveç sulmeve…

Read More

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka ftuar sot mbështetësit e partisë së tij për tubimin elektoral në Llap. Për tubimin që do të mbahet në shesh e që nis nga ora 18:00, Abdixhiku bëri thirrje për “një tërmet elektoral”. Llap, çka do me ba’ sonte Llap? Në shesh, nga ora 18:00.   Le të ketë tërmet elektoral! Shihemi Llap!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Read More

Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar katër burra të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Rastet e dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. “Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. “Prishtinë / Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”,…

Read More

Trupat e Koresë së Veriut të dërguara për të luftuar përkrah Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës nuk janë parë në betejë për disa javë, duke ngritur spekulime se ato janë tërhequr pas humbjeve të rënda, sipas agjencisë së spiunazhit të Koresë së Jugut. Shërbimi Informativ Kombëtar në Seul këtë javë konfirmoi raportet e mediave se trupat e Koresë së Veriut ishin tërhequr nga vija e frontit rreth mesit të janarit, shkruan The Guardian raporton Dukagjini. Koreja e Veriut filloi të dërgonte rreth 11,000 trupa në rajonin rus të Kurskut në fund të vitit 2024, menjëherë pasi sundimtari i…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar qytetarët për procesin e votimit që do të mbahet të dielën në Kosovë. Nga KQZ u tha se qytetarët e Kosovës mund të përdorin letërnjoftimin, pasaportën ose patent-shoferin si dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në një njoftim zyrtar, KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim dhe ka kërkuar nga qytetarët që të sigurohen se kanë me vete një nga këto dokumente ditën e zgjedhjeve. Dokumentet e vlefshme për votim: Letërnjoftimi Patentë-shoferi Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen te faqja zyrtare e KQZ-së.

Read More

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pasi Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi i cili ndodhet i shtrirë në spital. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, OVL e UÇK-së kanë shkruar se ndihen të prekur me veprimet e Gjykatës Speciale, e cila siç thonë që nga fillimi e deri tash ka qenë e njëanshme dhe dukshëm kundër pjesëtarëve të UÇK-së, “Sot është bërë e ditur se babai i ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi është i shtrirë në spital dhe gjendja e…

Read More

Në vitin 1992 u nënshkrua Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian. Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane – euro. Negociatat për traktatin e Mastrihtit lindën me vullnetin për të realizuar mes shteteve anëtare të Komunitetit, një integrim në sektorin e politikës ekonomike, përmes një përputhjeje të fortë ekonomike të vendeve anëtare, përmes hedhjes në qarkullim të një monedhe të vetme evropiane. Traktati i Mastrihtit nuk është i rëndësishëm vetëm…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Read More

Skuadra e Liverpoolit ka fituar penallti ndaj Tottenhamit. Sulmuesi i Liverpoolit, Mo Salah mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, me ç’rast edhe e konkretizoi në gol, shkruan GazetaBlic Sport. Salah realizoi golin e dytë të Liverpoolit në gjysmëfinalen e EFL Cup pas 51 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-0, teksa ai i përgjithshëm 2-1. Ja goli: VIDEO  

Read More