Autor: TV News

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit dhe i ka vizituar disa biznese në këtë qytet. Hamza ka thënë se pa e përkrah ekonominë, shteti nuk zhvillohet. “Një degë e rëndësishme e ekonomisë është edhe bujqësia dhe agrobiznesi. Kështu, asaj që e kemi thënë dhe që e keni dëgjuar prej nesh, i qëndrojmë prapa. E di që duhet t’i rrisim subvencionet edhe për bujqësinë, edhe për vreshtarinë, edhe për sistemet e ujitjes, edhe për sistemin e serrave, edhe për agroturizmin, si dhe t’ua lehtësojmë juve në Rahovec, pasi keni mbetur pak si…

Read More

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke u përpjekur të arsyetojë pjesëmarrjen e ulët në të. Ai tha se tubimi i mbajtur ishte “më i madhi partiak i mbajtur për zgjedhje në historinë moderne të Kosovës”, por për shkak të kushteve të motit, pjesëmarrësit ishin më të pakët. “Ky është tubimi më i madh partiak i mbajtur për zgjedhje në historinë moderne të Kosovës… po të kish qenë pranvera do të vinin edhe tezet e mija plaka, por janë plaka s’munden me ardh së është minus një”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus. Ky…

Read More

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) shprehu bindjen se do të marrë vota edhe nga simpatizantë të partive të tjera në zgjedhjet e 9 shkurtit. Hamza theksoi se gjatë karrierës së tij në pozita të ndryshme udhëheqëse, përfshirë Ministrinë e Financave, Bankën Qendrore dhe komunën e Mitrovicës, asnjëherë nuk ka lejuar që bindjet politike të ndikojnë në pozitat e punonjësve. “Pavarësisht që unë, u rrit PDK në Mitrovicë në zgjedhjet e fundit, unë kam pas prapë se prapë 50% më shumë vota se subjekti përmes të cilit kam garu, edhe tash jam i bindun që…

Read More

Në Londrën blu klima mes tifozëve dhe shoqërisë nuk është aspak e mirë. Sipas raportimeve të fundit disa grupime të mëdha tifozësh të ekipit të Cheksea kanë lënë të kuptohet se ka një “shkelje besimi” nga ana e Tod Boehly. Amerikani është bashkëpronar i një portali ku shiten bileta. Konkretisht Boehly është investitor dhe drejtor i “Vivid Seats” një portal ku shiten edhe biletat e “Stamford Bridge” edhe pse nuk zotëron të drejtën për të bërë diçka të tillë. Ky portal konsiderohet si i pautorizuar për të shitur biletat e takimeve të Premier Ligës nga vetë Federata e Futbollit. Në…

Read More

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Kujtim Shala, deklaroi se Llapi në tërësi janë gati për një fitore të thellë të LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit. Shala e përshkroi situatën në Llap si një “kryengritje politike” kundër sjelljes së kryeministrit dhe pushtetit lokal të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Abdixhiku në Podujevë: Kosova në udhëkryq, zgjedhjet do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit “Në Podujeve ka një kryengritje politike. Për sjelljen e kryeministrin dhe pushtetin lokal të tij në Podujevë dhe për të mbështetur LDK-në. Podujeva dhe Llapi në tersi është një nga zonat, kur ne të…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti të premten një tubim masiv në sheshin e Podujevës, ku mori pjesë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku. Në fjalën e tij para qytetarëve, Abdixhiku tha se Llapi kishte mbushur tërë sheshin, duke e konsideruar këtë një tregues të mbështetjes së fortë për vizionin e LDK-së. Ai u ndal edhe te sfidat aktuale politike në vend, duke theksuar se Kosova ndodhet në një udhëkryq politik dhe ekzistencial për shkak të, siç tha ai, aventurave politike të qeverisë aktuale. “Republika jonë, sot është në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial, që prej themelimit të saj…

Read More

Lirim Krasniqi nga organizata joqeveritare GERMIN ka komentuar për procesin e transportimit dhe verifikimit të materialeve zgjedhore nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës në diasporë. Më 8 shkurt, në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, 20 mijë e 324 shtetas të Kosovës të cilët gjatë regjistrimit kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës. Krasniqi ka thënë se është problem “organizimi i ad-hoc” i KQZ-së për transportimin e materialeve zgjedhore, pasi procesi i…

Read More

Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka dalë me një postim publik në mbështetje të PDK-së dhe Bedri Hamzës për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. ALDE i uron suksese Hamzës dhe PDK-së në zgjedhjet e së dielës! “PDK po garon me një platformë të fuqishme për rritje ekonomike, përballimin e krizës së kostos së jetesës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe forcimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimorë. Rikthimi i Kosovës në rrugën e integrimit në BE dhe NATO është një nga objektivat kryesore të PDK-së dhe Dr. Hamzës”, thuhet në postimin e ALDE. Deputeti gjerman Hacker në…

Read More

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njëherësh edhe kandidat për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, ka komentuar lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se këto raporte janë aktualisht të ftohura dhe se ka një “padegjushmëri të panevojshme dhe të paarsyeshme”. Ramosaj ka shtuar se rikuperimi dhe forcimi i këtyre raporteve janë detyra urgjente për të gjitha institucionet dhe liderët politik. “Jemi dëshmitar të kohës se këto raporte janë të ftohura. Një farë padegjushmerinë e panevojshme, e paarsyeshme. Po jetojmë në këtë realitet që nuk ish dashtë jetojmë. Dhe uroj që sa…

Read More

Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale që hetojnë shtetasit amerikanë apo të vendeve aleate si Izraeli, duke përsëritur veprimet që ndërmori gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi përkon me vizitën në Uashington të Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) së bashku me ish-ministrin e tij të mbrojtjes dhe një udhëheqës të grupit militant palestinez Hamas, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës. Ende nuk dihen emrat e individëve të sanksionuar. Në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Presidentit Trump,…

Read More