Autor: TV News

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Drita ka vazhduar formën e mirë në Albi Superligën e Kosovës, ku tani prin me 43 pikë në tabele, 6 më shumë së Ballkani që është në vendin e dytë. Derbi i xhiros së 19-të, me dy skuadrat që kanë qenë vazhdimisht në garë me njëra tjetrën këtë sezon pritej që të jetë interesant dhe ashtu doli. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola, me Dritën që dominonte takimin dhe me Malishevën që tentonte herë pas here që të kundërsulmonte. Pjesa e dytë e ndeshjes filloi…

Read More

Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në objektin e Kino ABC në lagjen “Te Qafa” në Prishtinë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me katër automjete për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa policia ka evakuuar qytetarët në një distancë të sigurt për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm ka njoftuar zëdhënësja së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit. “Sot rreth orës 15:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në rrugën ‘Migjeni’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë…

Read More

Jakup Gashi, pronari i laboratorit testues të naftës “Sierra Lab,” ka reaguar ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke e kritikuar për menaxhim të dobët dhe vendime të njëanshme në sektorin e naftës. Hajdari gjatë ditës ka shkruar se në mandatin e Qeverisë Kurti 2 është arritur rregullimi i tregut të naftës dhe derivateve në përputhje me parimet e qeverisjes së mirë, duke përmirësuar aspektet ligjore, cilësinë e produkteve, tregtinë, rregullimin e çmimeve dhe mbrojtjen e konsumatorit. Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka ngritur shqetësime lidhur me transparencën, cilësinë e derivateve dhe emërimet në pozita kyçe.…

Read More

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrtarisht nuk e di se çfarë ka ndodhur, pas raportimeve mediale lidhur me votat me postë të mërgatës në Kroaci. Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se kishte nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. “Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë…

Read More

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për misione të veçanta, Richard Grenell i ka reaguar sërish deklaratës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Kurti dje (e enjte) tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Kosovës janë më të forta se kurrë më parë. Grenell postoi në X deklaratën e Kurtit së bashku me një fotografi të tij. Emisari Grenell e ka quajtur deklaratën e Kurtit iluzore teksa shton se me të në krye të Qeverisë, marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë s’kanë qenë më poshtë e më të dobëta. “Iluzore. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka pranuar aplikacionet nga operatorët e licencuar për përshtatjet e të hyrave të lejuara maksimale dhe janë në proces të vlerësimit, por sipas tyre, aktualisht çdo deklaratë ose informacion lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike në këtë moment është i pavërtetë. Në njoftimin për media thuhet se këto aplikacione janë aktualisht në proces të vlerësimit nga ZRRE, dhe pas përfundimit të këtij procesi, ZRRE do të publikojë raportin konsultativ, i cili do të ndahet me publikun për shqyrtim dhe komente. Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se çdo deklaratë…

Read More

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxihiku, shihet si lider që mund të përshpejtojë procedurat për përafrim me aleatët perëndimorë. Kështu thuhet në një artikull të publikuar sot në “Financial News” e që i kushtohet zgjedhjeve në Kosovë. “Lumir Abdixhiku, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shfaqur një vizion për përshpejtimin e agjendës së Kosovës në përafrimin e partneritetit me aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e re të presidentit, Donald Trump”, thuhet në artikull. Artikulli po ashtu i ka kushtuar rëndësi reformave të Lumir Abdixhikut. Aty përmenden pjesët e programit…

Read More

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe i akuzuari Isuf Zejna janë deklaruar të pafajshëm, kurse i pandehuri Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë, lidhur me akuzën për keqpërdorimet në KEK. Deklarimin rreth fajësisë të njëjtit e kanë bërë në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu. “Plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi. Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se dy të akuzuarit Krasniqi dhe Zejna, dhe mbrojtësit e tij në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin…

Read More

Grenlandezët mund të votojnë së shpejti në një referendum për pavarësinë nga Danimarka sipas planeve të propozuara nga partia në pushtet, Siumut. Nuk e keni pritur kurrë që të investoni kaq shumë në politikën e brendshme të Grenlandës, apo jo? As unë. Por ky është efekti Trump. Më mirë të mësohemi me të. Në fillim të kësaj jave, parlamenti i Groenlandës thirri zgjedhje të parakohshme për 11 mars, pjesërisht në përgjigje të retorikës në rritje rreth aspiratave të SHBA për të kontrolluar zonën nga presidenti amerikan Donald Trump (shumë kundër vullnetit të tyre). Mbrëmë, lideri i partisë në pushtet atje tha se nëse ata rizgjedhen, ata do…

Read More

Gjatë ndeshjes mes Alba Berlin dhe Crvena Zvezdas në basketboll, tifozët serb shpalosën flamujt propagandues e skandaloz që paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia gjermane ndërhyri menjëherë dhe i largoi këto banera skandaloze, transmeton GazetaBlic Sport. Serbët tentuan që ta mbanin flamurin përsëri, por që vendimi ishte i padiskutueshëm, të largohet flamuri ose do të largohen tifozët propagandues nga palestra. /GazetaBlic Sport/ The post Gjermania një mbështetëse e madhe e Kosovës, policia largoi flamujt skandaloz që u shfaqen nga tifozët serbë appeared first on GazetaBlic.

Read More