Autor: TV News
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan e ka siguruar Real Madridin se do të marrë audion e VAR nga ndeshja e tyre kundër Espanyolit, sipas Marca. Real Madridi kërkoi që audio të publikohej pas polemikave pas ndeshjes, por kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër. Megjithatë, ka një lajm të mirë pasi po kërkohet më shumë llogaridhënie edhe nga ekipi më i mirë në futbollin spanjoll. Real Madrid humbi ndeshjen kundër Espanyol me rezultatin 1-0. /GazetaBlic Sport
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas dyshimeve se ai ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dërguar ato në ambasadën e Kosovës atje. Për këtë ka reaguar Vlora Çitakun nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ajo ka shprehur shqetësimin për veprimet e ambasadorit dhe ka theksuar se nuk është e qartë se çfarë duhet të ndodhë për të shkarkuar Berishajn nga pozita e tij. “Sinqerisht, unë nuk e di edhe çka duhet me ba Martin Berishaj për me u shkarku nga…
Autostrada e Anamoravës dhe stadiumi i Qytetit do të përfundojë brenda dy vitesh nën qeverisjen qendrore të LDK-së. Kështu ka premtuar kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin elektoral me disa nëndegëve në Gjilan. Qeverisja e Lidhjes Demokratike do të jetë garanci për përmirësimin e jetesës në Kosovë, ka thënë kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Gjatë tubimit elektorale në Gjilan, ai është zotuar për investime në shëndetësi, arsim e infrastrukturë. “Anomorava e të parëve të mi qenka ngritur në këmbë. Qenka besatu për ndryshim të madh nacional dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka marrë zarfet me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb dhe i ka dorëzuar ato në Ambasadën e Kosovës. Në një njoftim për media, Prokuroria bëri të ditur se hetimet synojnë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale të ndërlidhur me procesin zgjedhor. Po ashtu, Prokuroria ka konfirmuar bashkëpunimin me të gjitha organet ligjzbatuese për të parandaluar dëmtimin e procesit zgjedhor dhe për të siguruar ruajtjen e rregullsisë së tij. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për…
Ish-diplomati Blerim Canaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për veprimet e tij që, sipas tij, i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanarisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka bërë një paralele mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kurtit, duke theksuar se Haradinaj kishte zgjedhur të largohej nga posti kur pa se qëndrimi i tij për taksën ndaj Serbisë po dëmtonte vendin. “Haradinaj ka shkruar në të shtëpi (shkau i mosheqjes së taksës ndaj Serbisë) se e ka parë që po i bën dëm vendit edhe ka qenë ajo krenaria e tij dhe e ka parë…
Rebeli i shndërruar në sundimtar të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka mirëpritur dhjetëra delegacione të huaja që kur mori pushtetin në Damask në dhjetor, por asnjëri nga ta nuk ishte iranian. Dhe, për të dhënë edhe një mesazh më të fuqishëm, Sharaa zhvilloi vizita te rivalët rajonalë të Iranit, në Arabinë Saudite dhe Turqinë, që ai tregoi se ishin prioritet pasi u shpall president i përkohshëm i Sirisë. Nxjerrja nga loja e Iranit nga sundimtarët e rinj të Sirisë nuk është befasi: tekefundit, Teherani shpenzoi miliarda dollarë, dërgoi këshilltarë ushtarakë dhe krijoi rrjete bashkëpunëtorësh në Siri për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad…
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka apeluar vendimin e gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, me të cilin ishte konfirmuar pjesërisht aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit lidhur me administrimin e drejtësisë. Kjo u bë e ditur përmes zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, i cili tha se Prokuroria ka parashtruar se gjyqtarja keqinterpretoi disa elemente të Kodit Penal të Kosovës. Si rrjedhojë, janë caktuar panelin e gjyqtarëve për të vendosur në Apel lidhur me këtë çështje, i cili panel përbëhet nga gjykatësit Michael Picard, Emilio…
Kapiteni i Las Palmas, Kirian Rodriguez ka konfirmuar se i është rikthyer kanceri nga i cili vuante disa vite më parë, prandaj duhet të fokusohet në shërimin e tij. Në një konferencë për shtyp, kapiteni i skuadrës së Las Palmas, i mbështetur nga anëtarët e bordit drejtues, shpjegoi sinqerisht situatën në të cilën ndodhej. “Do të më duhet të ndaloj përsëri dhe t’i nënshtrohen një raundi tjetër kimioterapie për të luftuar këtë sëmundje”, tha Rodriguez. Ai njoftoi në gusht të 2022 se vuante nga një tumor që prek sistemin e tij limfatik, duke e detyruar atë të përfundojë karrierën e…
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se vendi po i afrohet një ndryshimi historik. Gjatë konferencës së rregullt për media, Mustafa theksoi entuziazmin dhe mobilizimin e madh të strukturave të LDK-së. “Dje e pamë flakadanin e zjarrtë të LDK-së në Istog që i dha edhe një herë vulë të plotfuqishme fitores sonë të 9 shkurtit.Dje e pamë dhe kryengritjen e grave të djathta, të gatshme të udhëheqin vendin.Tanimë gjithçka shihet qartazi, fitorja jonë në çdo tubim po shihet, në çdo fytyrë po vërehet, ka mbetur vetëm edhe fletëvotimet në kuti.” – tha Mustafa. Sipas Mustafës,…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin F.L., për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Sipas Prokurorisë, F.L. dyshohet se më 23 janar 2025, në malet e fshatit Manastirc, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore viktimën B.V., për motive ende të panjohura. Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se e ka groposur trupin e viktimës për të fshehur gjurmët dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës u gjet më 5 shkurt nga disa banorë të fshatit Manastirc, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga…
