Autor: TV News

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi të gjitha partitë opozitare t’i bashkohen në protestën kombëtare që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë. “Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare”, tha Berisha në një takim me aleatët këtë të premte. “Ka prej tyre që…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi një nga tubimet më masive të fushatës në komunën e Podujevës, ku kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e madhe të simpatizantëve. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për LDK-në dhe Llapin. “Dita kur LDK, Llapi e populli u bënë një! Pjesa tjetër është një tregim i bukur kombëtar! Faleminderit Llapi im! Më keni qëndruar gjithnjë pranë. E kam ditur se nuk më leni vet! Ekrem, të lumtë Dok. Suksese të mëdha ty e kandidatëve nga Podujeva: Valon, Arjeta, Qendrim, Fehmi,…

Read More

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se shkaku kryesor për numrin e ulët të të pranishmëve në tubimin e Vetëvendosjes në Prishtinë janë skandalet që kanë përfshirë disa figura të larta të kësaj partie. Mehmetaj ka renditur një seri skandalesh që, sipas tij, kanë ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve dhe kanë kontribuar në mospjesëmarrjen në këtë tubim përmbyllës – që u trumbetua nga VV-ja si më i madhi ndonjëherë. “Pse nuk dolën njerëzit në tubim? Ja disa arsye: Skandali i Rozeta Hajdarit me rezervat shtetërore, skandali i Liburn Aliut me ambalazhuesit e ujit, skandali i Donika Gërvalles për mosdeklarimin…

Read More

Gjakova u ngrit sonte në këmbë për të konfirmuar se koalicioni për Kosovën Fituese është e vetmja rrugë përpara ka thënë kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj. Sipas tij, 137 janë votat për Kosovën Fituese, dhe kjo është një mundësi për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit. “Gjakova u ngrit sonte në këmbë për të konfirmuar se Kosova Fituese është e vetmja rrugë përpara. Projekti ynë për një Kosovë të fortë, me ushtri të fuqishme dhe anëtarësim direkt në NATO, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo familje, për shtet të së drejtës…

Read More

Emocionet e elitës së futbollit tonë rikthehen këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 19-të, të parat për stinorin pranveror. Pjesa e dytë e garave parashikohet të jetë e ‘nxehtë’ në garën për titull të kampionit, daljen në Evropë dhe mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo xhiro nis sot me dy ndeshjet e para të xhiros së 19-të, ku do të përballen Ballkani-Dukagjini dhe Drita-Malisheva, duele këto që pritet të sjellin shumë rivalitet dhe spektakël në fushë. Të dy takimet fillojnë në ora 12:00. /GazetaBlic Sport/

Read More

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka folur lidhur me vizionin e tij për bashkimin e qytetarëve dhe qasjen e tij ndaj gjuhës së përdorur nga Qeveria aktuale. Ai ka theksuar se për të, njerëzit nuk ndahen në të mirë dhe të këqij bazuar në përkatësinë politike, por se të gjithë duhet të trajtohen barabart në momentin që ai merr drejtimin e institucioneve. “Unë jam i bindur se në çdo parti ka njerëz të mirë dhe njerëz që e duan Kosovën. Nuk i ndaj njerëzit – ata që janë me mua janë të mirë, e ata që s’janë me…

Read More

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Visar Korenica, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, shtyjnë përpara ligje që, sipas tij, kanë për qëllim të cenojnë strukturën dhe vlerat e familjes tradicionale shqiptare. Korenica theksoi se ky veprim është një pasqyrim i orientimit të qartë të partisë që drejton Albin Kurti. “Vetë deklarimi publik i Kurit dhe i subjektit të tij që e ka këtë orientim dhe i shtynë përpara që ka të bëjë këto ligje për me cenu familjen. Për t’i adaptuar agjendat, të cilat i shtynë përpara, ligji që i jep mundësi një burri me…

Read More

Ne kalojmë një të tretën e jetës sonë në punë dhe megjithëse stresi nuk është i pazakontë, askush nuk dëshiron të kalojë kaq shumë kohë duke u ndjerë i pakënaqur. Mjedisi toksik i punës mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tonë mendor, paralajmëron psikologu Steven Buchwald nga Manhattan Mental Health Counseling, raporton Unilad. “Rritja e mjediseve toksike të punës mund t’i atribuohet disa shkaqeve”, shpjegon Buchwald. “Një nga problemet më të zakonshme është dështimi institucional për të parandaluar dëmtimin mendor ose emocional të punonjësve”. Këtu janë disa shenja për t’u kujdesur për të detektuar një mjedis toksik të punës: Mungesa…

Read More

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ngulur këmbë se bisedimet nuk do t’i shtjellonin problemet e Iranit. Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, foli për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin. “E vërteta që ne duhet ta kuptojmë është se bisedimet me Amerikën nuk kanë ndikim në zgjidhjen e problemeve të vendit”, tha Khamenei të premten gjatë një fjalimi vjetor para oficerëve të Forcave Ajrore të Iranit. Lideri suprem, i cili pyetet për të gjitha çështjet shtetërore, nguli këmbë se nuk do të…

Read More

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Eman Rrahmani, ka deklaruar se çështja e mbrojtjes së familjes ka marrë një rëndësi të veçantë për popullin e Kosovës. Rrahmani foli për arritjen e Koalicionit për Familjen që ka ndaluar martesat mes personave të së njëjtës gjini, duke e quajtur këtë një masë të nevojshme për të mbrojtur vlerat familjare. “Koalicioni për Familjen ka kaluar qysh në vitin 2022, kur të gjithë atyre që kanë provuar me ua leju martesat burrë me burrë e grua me grua, e që po agjeton edhe profesor Ramabaja sonte këtu, iu kemi ndaluar ato dëshira, e…

Read More