Autor: TV News
Kandidati për deputet me numër 19 nga koalicioni për “Kosovën Fituese, Shemsedin Dreshaj ka shpërnda foto nga tubimi në Gjakovë i koalicionit. Dreshaj ka thënë se “Edhe Gjakova si e mbar Kosova!” në mbështetje të koalicionit dhe ndryshimit. “I tha stop totalitarizmit, antiamerikanizmit dhe mendësisë levantino bolshevike. Kosova në Gjakovë i tha po integrimeve Euro- Atlantike dhe demokracisë përendimore! Zgjidhja është lista e fitorës 137!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.
Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur tubimin përmbyllës në Pejë. Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga takimi, derisa ka thënë se “Kosova foli: Po 137”. “Po 137, foli populli fitues i Kosovës, njëzëri nga Peja e Haxhi Zekës. Po 137, se dojmë Autostradën e Dukagjinit, siguri energjetike, energji të prodhuar në vend, me çmim të lirë. Po 137, për paga mesatare mbi 1000 dhe pensione 500 euro. Po 137, që çdo i ri që nis biznes të marrë grant pa kthim, që çdo student të ketë bursë, që çdo bujk të përfitojë nga trefishimi…
Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rrjetit të Bashkimit Evropian. Ky është kulmimi i një procesi disavjeçar që fitoi urgjencë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022. Estonia, Letonia dhe Lituania – që dikur ishin republika sovjetike dhe tani janë anëtare të BE-së dhe NATO-s – duan që të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike. “Ne kemi hequr çdo mundësi teorike të Rusisë për të përdorur kontrollin e rrjetit energjetik si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë, Zygimantas Vaiciunas, për AFP-në.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për të garantuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor në vendvotime, Qendra komunale të numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të vendosen kamera regjistruese. KQZ njofton se këto kamera do të mbulojnë të gjithë hapësirën e sallave, përfshirë hyrjen dhe vendet ku bëhet pranimi dhe ruajtja e materialeve zgjedhore. “Kjo siguron një nivel të lartë të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kamerat do të regjistrojnë pa ndërprerje çdo aktivitet që ndodh brenda hapësirës, duke mundësuar mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të realizuara. Çdo aktivitet në QKN…
Presidenti i Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza. Paque ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë me PDK-në në krye të Qeverisë.“PDK ka ambicie dhe vizion për të udhëhequr. Nën lidershipin e saj aktual, PDK është një parti pro-evropiane me aspirata të mëdha për Kosovën. Si anëtare e ardhshme e BE-së, në Internacionalen Liberale e dimë rëndësinë e BE-së në avancimin e lirive ekonomike dhe politike, për të ndihmuar vendet të zhvillohen dhe të realizojnë objektivat e tyre në vend. Dhe ne jemi krenarë që ta mbështesim Memli Krasniqin…
Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka gjetur të premten në Alaskë pjesët e një aeroplani të vogël mbi detin e ngrirë, pasi ishte zhdukur të enjten, ndërsa 10 personat në bord janë gjetur të vdekur, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Dy notarë shpëtues nga Roja Bregdetare që arritën në vendin e rrëzimit të aeroplanit kishin parë 3 trupa brenda fillimisht, dhe 7 tjerë mendohet se janë në brendësi të aeroplanit të rrëzuar, ka njoftuar Mike Salerno, zëdhënës i Rojës Bregdetare gjatë konferencës për media. “Fatkeqësisht, nuk duket të jetë përplasje me të mbijetuar”, ka deklaruar Salerno. Moti…
Gjatë vizitës zyrtare në Washington, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit të saj në Washington Osmani mbajti takime me Loius Bono, Brian Mast, Keith Self, Mike Laëler, David Beasley, si dhe me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation. Postimi i saj i plotë: Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme…
Skuadra e Barcelonës me paraqitje fantastike sonte në çerekfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias. Teksa po luhet minuta e 30’të, Barcelona ka shënuar katër herë, e s’ka pësuar asnjë gol, shkruan GazetaBlic Sport. Tek goli i tretë i realizuar nga Fermin Lopez, Pedri ka dhënë një asistim magjik. Ja pamjet nga ky asistim i Pedrit: VIDEO
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se të gjitha Qendrat e Votimit Jashtë Vendit, të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë hapur sipas kohës së planifikuar në Ambasadat dhe Postet Konsullore të Republikës së Kosovës. Në përputhje me vendimin e KQZ-së, MPJD ka krijuar kushtet e nevojshme për funksionalizimin e 33 Qendrave të Votimit dhe gjithsej 42 Vendvotimeve në mbarë botën.“Procesi ka nisur pa vonesa, me qendrën e parë të hapur në Stamboll, pasuar nga 28 qendra të tjera në Evropë, të cilat kanë nisur punën në përputhje me oraret e parashikuara dhe kohën lokale…
4 mijë e 390 mërgimtarë kanë votuar sot në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e ndryshme. Kjo u bë e ditur nga Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë e KQZ-së përgjatë ditës së sotme, ndërsa këto vota vlejnë deri në ora 11:00, transmeton klankosova.tv. “Është duke u zhvilluar procesi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ju njoftojmë se nga komunikimi i vazhdueshëm procesi i votimit është duke u zhvilluar pa asnjë pengesë, gjithashtu ju njoftojmë se kemi pranuar të dhënat e para të pjesëmarrjes së votueseve në votimet deri në orën 11:00. Nga 20 mijë e 324 votues të…
