Autor: TV News

“Përballjen e shekullit” e konsideron Sali Berisha ballafaqimin mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën e Posaçme, pasi togat e zeza miratuan thirrjen e tij si ish-kryetar i bashkisë së Tiranës. Kjo deklaratë u bë nga kreu demokrat pasi shleu detyrimin e tij për t’u paraqitur në SPAK. “Përballja e shekullit, aty do t’u tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson. Ndaj e ftoj: bëhu burrë dhe eja në gjykatë ose, nëse s’ta mban, zgjidh një studio televizive. Do vijë si delinkuent në sallën e gjyqit”, tha Berisha. Nëse më 30 prill do…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroğlu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve. Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak. Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të…

Read More

Ervin Salianji ishte këtë të diel në një takim me demokratët në Kukës. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri dhe një sfidë personale liderit të PD-së Sali Berishës. Për Salianjin, Berisha duhet të dalë e të ballafaqojë premtimet që ka bërë ndër vitet për demokratët. Salianji: Të japin llogari drejtuesit, patjetër që do japin llogari. U tha që do e tërheqin zvarrë Edi Ramën. As zvarrë nuk e shoh dhe as të tmerruar. Më duket sikur po tallet për shkak të lidershipit të PD. U tha se do fitohen zgjedhjet lokale. U fitua vetëm në Has. Dil dhe përballu në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të diel në Abu Dhabi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shprehur solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed. Ai thekson mbështetjen ndaj vendeve mike të Gjirit Arabik në një moment të vështirë, duke shprehur bindjen se ato do të dalin më të forta nga kjo situatë tensioni. Kryeministri e cilëson konfliktin si një përballje ku vendet e rajonit janë bërë objekt i “hakmarrjes së verbër”, ndërsa nënvizon qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve të saj strategjikë. “Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi nje takim me të rinj nga vende të ndryshme mbi aktualitetin politik në Shqipëri si dhe sfidat sa i përket procesit të anëtarësimit në BE. Berisha u shpreh se opozita do të luftojë korrupsionin që sipas tij ka përfshirë vendin prej vitesh. Gjatë takimit kryetari i Partisë Demokratike përmendi edhe letrën e përbashkët të kryeministrit Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në mediat gjermane, duke e cilësuar si një standart që Shqipëria nuk duhet ta synojë. Lideri i opozites përsëriti gjatë takimit se e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit është, pa dyshim,…

Read More

Stokholmi zyrtar mbështet Tiranën sa i përket procesit të integrimit. Në një intervistë për Vizion Plus, deputeti me origjinë shqiptare në parlamentin suedez, Arbër Gashi theksoi puna që po bën vendi ynë deri më tani do të sjellë frytet e saj.  “Suedia mbështet Shqipërinë sa i përket procesit të integrimit. Objektivat e lëna deri në vitin 2030 për t’u bërë pjesë e unionit janë të arritshme. Plotësimi i reformave dhe kushteve nga Bashkimi Europian janë tejet të rëndësishme por deri më tani është bërë një punë e mirë nga Shqipëria”, tha Gashi. Për Gashin i rëndësishme në këtë proces mbetet…

Read More

Është zbardhur për herë të parë regjistrimi i seancës gjyqësore, Veliaj- Dado në Gjykatën Administrative. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e ka paditur prokurorin që e ka hetuar Ols Dadon, pasi pretendon se ky i fundit është emëruar në mënyrë të paligjshme në vitin 2008. Veliaj gjatë gjyqit u shpreh se ai mund të jetë i vetmi njeri në Shqipëri që është kallëzuar nga një person që nuk ekziston, duke ngritur dyshime se jemi përpara një kurthi dhe një intrige. Duke sjellë në vëmendje dekretin e presidentit të kohës Bamir Topi, Veliaj përmes mbrojtësve kërkon nga Administrativja pavlefshmëri absolute të…

Read More

Kryministri Edi Rama ka bërë publike masat që janë marrë për banorët që u prekën nga djegia e pallatit në Tiranë. Në podcastin e tij “Flasim”, Rama deklaroi se pallati do të rindërtohet 100% nga ndërtuesi. Por deri në fazen e përfundimit të ndërtimit, qeveria dhe Bashkia Tiranë do të mbështesë banorët e prekur me bonus qeraje. Teksa falenderoj policinë dhe zjarrëfikëset për punën e bërë në kohë rekord, Rama e konsideroi fat që nga zjarri nuk pati asnjë person të lënduar rëndë apo humbje jete. Reagimi i Ramës: Gjatë kësaj jave pati një moment që, për hir të së…

Read More

Banorët e prekur nga djegia e pallati në zonën e Farmacisë 10 do të kenë mbështetje financiare.Në podcastin e tij “FLASIM”, Kryeministri Edi Rama u shpreh se përpos rindërtimit nga kompania, bashkia do t’u mundësojë banorëve bonus qiraje por jo vetëm.  “Por deri në momentin kur ata banorë do të kthehen në shtëpi, të mund të kenë një bonus qiraje dhe, patjetër, edhe një mbështetje nga bashkia për të lehtësuar barrën e krijuar nga dëmet e pariparueshme që kanë ndodhur në banesat e tyre”, tha Rama. Kreu i qeverisë shpjegoi se zjarri u shkaktua nga njeriu dhe se sipas tij…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimet që zhvilloi në Itali dhe Spanjë me kryeministrat Giorgia Meloni e Pedro Sanchez, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të të dy vendeve.  Gjatë fjalës në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë forcuar gjatë qeverisjes Meloni. Po ashtu kryeministri tha se delegacioni shqiptar u prit në Spanjë me nderim të veçantë edhe nga Dhoma Tregtare e Katalonjës, ç’ka sipas tij tregon rritjen e vlerësimit për Shqipërinë gjatë këtyre viteve. Reagimi i Ramës: Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe…

Read More