Autor: TV News
Pallati i djegur në zonën e Farmacisë 10 do të rindërtohet plotësisht. Zëvëndëskryeministrja Albana Koçiu, gjatë një takimi me banorët e prekur nga djegia e pallatit I siguroi ata se për një muaj do të nisin punimet. “Nuk jap dot afate për mbylljen e punimeve, pasi ende nuk është mbyllur hetimi. Askush nuk po neglizhon, po përpiqemi që gjëja të zgjidhet sa më shpejt. Duhet të kuptojmë shkakun nga se ka ardhur zjarri, se mund të ketë edhe përgjegjës. Besoj se për një muaj do të nisim me punimet për rindërtimin e pallatit”, tha Koçiu. Numri dy i qeverisë dha…
Erion Veliaj ka kallëzuar Nesti Angonin për falsifikim dokumentesh. Sipas padisë drejtuar Gjykatës Penale të Tiranës, kryebashkiaku pretendon se fakti që Nesti Angoni është një personazh i sajur dhe jo anonim, siç thotë SPAK, ngre dyshimet se bëhet fjalë për një rast falsifikimi. “Kjo sjell si pasojë deformimin e procesit të vlerësimit të informacionit nga Prokuroria dhe cenon besimin që shteti duhet të ketë në dokumentacionin që i paraqitet, duke rrezikuar që mekanizmat e ndjekjes penale të vihen në lëvizje mbi baza të pavërteta, – shkruhet në kallëzimin e Veliajt.
Sot, në orën 19:00, opozita zhvillon protestën e 7-të kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Partia Demokratike ka vendosur t’i kthehet modelit të tubimeve me fjalime dhe, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, po punohet për vendosjen e skenës. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pak orë para protestës deklaroi se qytetarët ngrihen sot për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që më së fundi, duke hequr çdo maskë, përdori 83 mandatet e krimit për të…
Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare, e cila pritet të nisë pas pak minutash para kryeministrisë. Pak para nisjes së protestës, kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur nga mbështetës dhe simpatizantë. Kryedemokrati, ashtu si në çdo protestë tjetër, do të niset nga selia blu për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard. Ndërkohë, ditën e sotme, PD do të rikthehet te fjalimet, ndryshe nga dy protestat e fundit, ku pati vetëm marshim. Kujtojmë gjithashtu se në terren, për mbarëvajtjen e protestës, janë rreth 1500 forca policie.
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para kryeminisitrisë për tu bashkuar në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Para pak minutash edhe kryedemorkati Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu ndërsa pritet nga çasti në çast që ai të bashkohet me protestuesit. Sot protestës do t’i kthehen fjalimet në podium, ndryshe nga tre herët e kaluara ku ka patur vetëm marshime. Kujtojmë që në terren ndodhen 1500 forca policie për mbarëvajtjen e protestës.
Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij para kryeministrisë e cilësoi Partinë Demokratike si shpresën e vetme për shqiptarët. Ai tha se PD ka treguar në protestat e fundit që është e vetmja forcë politike e cila ngre në këmbë qytetarët shqiptarë.Lexo edhe :Related Posts “Sot ne mblidhemi këtu jo thjesht si opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike, kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 35 vitet e fundit. Sot mblidhemi këtu jo vetëm si alternativë e shkëlqyer politike. Sot mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore, si shpresa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga qeveria e Edi Ramës.…
Djali i dëshmorit i cili tentoi t’ia ndalojë hyrjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në varrezat e dëshmorëve, ka treguar arsyen pse e ka bërë këtë veprim. Ai tha se kjo ka të bëjë me refuzimin e ndarjes së një lokacioni që ai ka bërë kërkesë për hapjen e një biznesi. “Arsyeja ka qenë se unë përmes shoqatave të dala nga lufta kam aplikuar për një lokacion në Parkun e Dragodonatit, për me bë një kioskë për familje dhe sa u kanë AKR në pushtet me kanë premtu me kanë quar në komunë edhe ma kanë urua. Kur ka…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zgjodhi komunikimin me qytetarët në rrjetet sociale për të lajmëruar se opozita nuk do të heqë dorë nga protestat. Një ditë pas tubimit të 7 të opozitës, Berisha deklaroi se çdo skenar për betejën e opozitës është i hapur, përfshirë edhe vendosjen e çadrave në boulevard para godinës së Kryeministrisë. “Çdo variant do të studiohet. Por ne nga protesta nuk heqim dorë. Ne do bëjmë çdo përpjekje për t’u bashkuar me forcat opozitare”, tha Berisha. Berisha komentoi edhe arrestimin e 11 protestuesve nga forcat e policisë mbrëmjen e së premtes, duke i cilësuar veprimet…
Humbja e një nxënësi të ri ka prekur thellë shokët dhe shoqet e tij. Në një prej reagimeve, një bashkëmoshatare tha se një ditë e zakonshme e shkollës u kthye në dhimbje. “Ishte një ditë e zakonshme në shkollë, e papritur u kthye në dhimbjen më të madhe. Kush e kish mendu që do të të humbnim kaq herët, në një moshë kur jeta sapo kishte fillu për ty…”, thuhet në mesazh. Më tej, shoqja i të ndjerit shpreh dhimbjen e thellë dhe kujtimin e përhershëm për të, duke theksuar se ai nuk do të harrohet kurrë. “Prehu në paqe…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Barcelonë, Spanjë. Ditën e sotme kreu i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të samitit ndërkombëtar “Në Mbrojtje të Demokracisë”. Sipas njoftimit zyrtar, samiti në Barcelonë do të përqendrohet në tema kyçe si forcimi i institucioneve demokratike, multilateralizmi, dezinformimi dhe teknologjia digjitale. Një vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, si edhe reduktimit të pabarazive si bazë për demokraci të qëndrueshme. Në kuadër të qëndrimit në Spanjë, Rama pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Pedro Sanchez, si dhe me Presidentin e Këshillit…
