Autor: TV News
Policia ka njoftuar se një grua në Mitrovicën e Jugut është dërguar mbrëmë në emergjencë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Trupi i saj është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se po e heton vdekjen. “Rr. Aziz Abrashi, Mitrovicë Jugu 17.04.2026-20:00. Raportohet se viktima femër kosovare është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë. Një litër naftë, sipas përcaktimit të MINT, maksimumi sot kushton 1.74 euro. Sot një litër benzinë do të kushtojë maksimumi 1.42.
Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, policia ka bërë të ditur se 11 persona janë arrestuar, ndërsa në total 22 protestues janë shoqëruar. Protesta e zhvilluar më 17 prill u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Situata u përshkallëzua pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kur një grup protestuesish hodhën fishekzjarrë dhe molotov drejt godinës së Kryeministrisë. Policia reagoi menjëherë dhe shpërndau turmën brenda pak minutash përmes përdorimit të ujit dhe gazit lotsjellës. Si pasojë e ndërhyrjes, disa përfaqësues të Partisë Demokratike dhe ish-kandidati për deputet Aulon Kalaja mbetën të lënduar dhe…
Opozita po zhvillon këtë të premte protestën e 7-të kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij para qytetarëve tha se rritja e çmimit të naftës ka prekur si socialistës ashtu edhe domkratët.Lexo edhe :Related Posts Ai nënvizoi se nafta në vendin tonë është më e shtrenjta krahasur me rajonin, teksa shtoi se rrogat dhe pensionet janë më të ultëtat. “Çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij, është prekur nga rritja e çmimeve të naftës. Po pse nuk pati qytetarë në protestë për naftën? Në Evropë dhe botë, po të krahasosh…
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij para demokratëve në protestën para kryeministrisë, bëri krahasime mes opozitës shqiptare dhe asaj hungareze, e cila fitoi zgjedhjet së fundmi. Sipas tij, në Hungari fitoi opozita pasi nuk pati kundër median dhe nuk iu mbyll TikToku. “Ka një ndryshim thelbësor mes opozitës në Shqipëri dhe asaj në Hungari: mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila mashtron 24/7 opinionin publik për të mbrojtur regjimin. Ata, për t’ju mashtruar, krahasojnë të pakrahasueshmen. Në Hungari nuk u arrestua ndonjëherë lideri i opozitës në vitin zgjedhor, siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizi. Nuk u…
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë, u ndal edhe te “Dosja Partizani”, ku së fundmi GJKKO pranoi që të thirret kryeministri Edi Rama në rolin e dëshmitarit. Berisha tha se shqiptarët do të shohin në sallën e gjyqit përballjen e shekullit. Ai i bëri thirrje kryeministrit Rama që të paraqitet në seancë; nëse nuk do përballje në gjykatë, ai tha se është i gatshëm të përballet në debat televiziv. “Ai u ftua të ulet në sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do të shihni…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh nga Barcelona, ku theksoi ndryshimin e imazhit të Shqipërisë ndër vite dhe rritjen e interesit ndërkombëtar për vendin. Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se delegacioni shqiptar është pritur me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, duke nënvizuar respektin dhe interesimin në rritje për Shqipërinë. Ai theksoi se, ndryshe nga e kaluara kur emri i Shqipërisë në Spanjë lidhej me perceptime negative, sot vendi është kthyer në një nga destinacionet e preferuara turistike për të rinjtë spanjollë. “Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrtatike, Flamur Noka, ka vijuar akuzat ndaj policisë për dhunë, ndërsa protestuesit janë zhvendosur pranë parlamentit. Noka tha se opozita nuk do të ndalet pa rrëzuar qeverinë. Sipas tij sot qeveria i ka ditët e numëruara. “Opozita nuk do të ndalet deri sa të largojë këtë të keqe. Kanceri ka vetëm një rrugë, ndërhyrje radikale. Do ta grryejmë këtë regjim. Ditët i kanë të shkurtra. Shqiptarët e shohin mirë, se sa më shumë panik, aq më shumë dhunë e terror. Nuk mbrohen dot këta me gaz e me ujë“, tha Noka.
Kryedemokrati Sali Berisha, pas përfundimit të protestës, iu drejtua qytetarëve me një fjalim nga selia e PD. Ai tha se nuk ka forcë në botë që të mund të ndalojë kryengritjen paqësore të shqiptarëve. Sa i përket dhunës, ai akuzoi policinë se ka plagosur qytetarët dhe vetë uniformat blu me molotovë, ndërsa nuk ndali akuzat ndaj drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit. “Qëndruat të pamposhtur ndaj një terrori të një regjimi që u soll si pushtues barbar. Zëri juaj u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin e Edi Ramës. Sot, me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka përgëzuar Policinë e Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin gjatë tensioneve në protestën e opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai nënvizoi se Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari: Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për…
