Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

19 Prill, 2026

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

19 Prill, 2026

VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës

19 Prill, 2026

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

19 Prill, 2026

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

19 Prill, 2026

Aktorja shqiptare që po pushton NETFLIX

19 Prill, 2026

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

19 Prill, 2026

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare, katër persona në bisedë zyrtare

19 Prill, 2026

Të hënën do të lirohet çmimi i dizelit dhe benzinës

19 Prill, 2026

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare në RMV

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 19 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

TV NewsBy TV News19 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga takimet që zhvilloi në Itali dhe Spanjë me kryeministrat Giorgia Meloni e Pedro Sanchez, por edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të të dy vendeve. 

Gjatë fjalës në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë janë forcuar gjatë qeverisjes Meloni. Po ashtu kryeministri tha se delegacioni shqiptar u prit në Spanjë me nderim të veçantë edhe nga Dhoma Tregtare e Katalonjës, ç’ka sipas tij tregon rritjen e vlerësimit për Shqipërinë gjatë këtyre viteve.

Reagimi i Ramës:

Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe në Barcelonë. Në Romë, ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte një moment për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, për të konfirmuar përmes kësaj ecurie fazën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, sepse Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë. Të gjitha qeveritë italiane, pa dallim, kanë qenë të gatshme dhe gjithmonë të vëmendshme për ta mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë.

Por, me qeverinë aktuale të Republikës së Italisë, gjërat kanë shkuar në një nivel tjetër. Bashkëpunimi nuk është thjesht një bashkëpunim i cili bazohet te angazhimi reciprok. Në këtë rast, sigurisht, pjesa më e rëndësishme është ajo e qeverisë italiane për të punuar së bashku, për të qenë vazhdimisht në një rrugë të përbashkët, por mbështetet edhe në një sërë projektesh konkrete. Pra, edhe firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e mëparshëm në Romë është, në të vërtetë, pasqyra më kuptimplotë e faktit se marrëdhënia, e cila gjithmonë ka qenë e karakterizuar si strategjike, ka marrë një ngjyrë të re përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik. Një bashkëpunim i strukturuar, një bashkëpunim i cili lidhet qoftë me zhvillimin, qoftë me sigurinë.

Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit të quajtur “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe, përpara këtij samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës, ku u pa qartë një nivel krejt i ri i respektit dhe interesimit për Shqipërinë edhe nga biznesi i atij vendi. Një vend, emri i të cilit, jo shumë vite më parë në Spanjë, si Shqipëria, lidhej me paragjykime, sot është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve spanjollë, posaçërisht të rinisë spanjolle, si destinacion turistik, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa sot.

Pjesëmarrja në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe pritja nga Kryeministri Pedro Sanchez ishin edhe ato pjesë e sa thashë pak më lart, në aspektin që Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, është e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë. Dhe, për ta mbyllur me këtë shënim, këto ndalesa nxjerrin në pah qartë edhe njëherë se si partnerët tanë seriozë dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht, për angazhimet tona, për vullnetin tonë e, mbi të gjitha, falë ecurisë dhe transformimit tonë për të cilin flasin të gjithë, na kanë sjellë në një pikë ku kemi vetëm një dhe vetëm një rrugë: të ecim me shpejtësi vetëm përpara.

Lexuar: 23

Lajme te ngjashme

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

Koçiu takon banorët e pallatit, premton rindërtimin në kohë dhe bonus qiraje

Veliaj kallëzon Nesti Angonin, kryetari i bashkisë akuzon denoncuesin e tij për falsifikim

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me fjalime, kërkohet largimi i Ramës dhe qeveri teknike

Lajmet e fundit

Flakët përpinë pallatin në Tiranë, Rama: Këto janë masat që kemi marrë për banorët

19 Prill, 2026

“Bonus qiraje për banorët e prekur”, Rama: Zjarri u shkaktua nga faktori njerëzor

19 Prill, 2026

VLEN: Talat Xhaferi “vulosi përjashtimin” e shqipes nga provimi i jurisprudencës

19 Prill, 2026

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

19 Prill, 2026

Vizita në Romë dhe Barcelonë, Rama zbardh detajet: Shqipëria është e besuar nga ndërkombëtarët

19 Prill, 2026

Aktorja shqiptare që po pushton NETFLIX

19 Prill, 2026

Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.