Autor: TV News

Ditën e sotme, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Bruksel me Komisioneren për Zgjerimin të Bashkimit Evropian, Marta Kos. Ministri Hoxha njoftoi se në fokus ishte procesi i avancuar i negociatave të anëtarësimit, me theksin te rëndësia e ruajtjes së momentumit aktual dhe vijimit përpara me konsistencë në këtë rrugë. Zgjedhja e Shqipërisë, sipas Hoxhës, është e qartë: rruga e saj drejt BE-së është e ndërtuar mbi angazhime të forta, reforma të qëndrueshme dhe rezultate konkrete. Ministri i Jashtëm shtoi se në takim “diskutuam gjithashtu zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit…

Read More

Tiranë – 11 tubues të protestës kombëtare të PD të premten, kanë dalë përpara gjykatës këtë të hënë. Prokuroria ka kërkuar për 5 prej tyre masën arrest në burg, për 2 arrest shtëpiak, ndërsa për 4 detyrim paraqitje. Sipas burimeve, gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene ka konfirmuar se mbrojtësit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, Enkel Peza pasi ata pretendojnë se ai dhe familjarët e tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS në Kavajë. Seanca e verifikimit të masave të sigurisë ka filluar në orën 12.30.

Read More

Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin e arsyetuar pse rrezoi ngritjen e 11 komisioneve parlamentare në shtatorin e vitit të kaluar. Ky vendim hyn në fuqi një muaj pas botimit në fletoren zyrtare për t’i dhënë kohë parlamentit të ndryshojë rregulloren dhe të zbatojë detyrimet që lindin nga ky vendim. Ndryshimi i rregullores për të ngritur 11 komisionet parlamentare ishte vendimi i parë i Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet parlamentare. Seanca u lajmerua në datë 15 shtator dhe në datën 16 shtator parlamenti zhvilloi dy mbledhje, në të parën futi me procedurë të përshpejtuar rregulloren dhe pak orë më vonë…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku foli për projektin “Dyfisho ndërmarrjen tënde” dhe për paketën e maleve. Rama tha se të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mbështeten nga qeveria përmes Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, me kredi për t’i ndihmuar në rritjen e tyre. Ai tha se interesi i kredive do të jetë më i ulët se ai i kredive komerciale. “Programi i ri kombëtar që ne po përgatisim do të lançohet së shpejti. Në fund të muajit do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me përfaqësues të agroturizmit të Tiranës, ku u ndal edhe tek Paketa e Maleve. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se “Paketa e Maleve” nuk është një paketë për kompanitë e mëdha apo për investitorët, por për emigrantët apo migrantët që kanë tokat e të parëve të tyre në fshat. Rama shpjegoi edhe mënyrën se si do të funksionojë “Paketa e Maleve”. Rama: Paketa e maleve, besoj që gjithsecili prej jush mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi dhe për këtë shërben paketa e maleve. Ndryshe nga çfarë…

Read More

Zhurma e brendshme në PS pas qëndrimeve të Elisa Spiropalit në rrjetet sociale ka sjellë reagimin e kreut të grupit parlamentar të mazhorancës. I pyetur nga mediat nëse PS do te mbaje një qëndrim për kritikat e Spiropalit, Balla tha se në fund të sesionit parlamentar do të bëhet një analizë e performancës së çdo ligjvënësi. “Ne kemi një rregull që në çdo fund sesioni bëjmë një analizë të performancës së punës së çdo deputeti, kryesia e grupit parlamentar i paraqet grupit parlamentar një raport”, tha Balla. Duke sqaruar se kritikat e Spiropalit nuk janë shprehur gjatë mbledhjeve të grupit,…

Read More

Çështja e pronave të minoritetit grek në Shqipëri  është në  rrugën e zgjidhjes. Kështu u shpreh, kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median greke Kathimerini, ku shpjegoi se këto probleme nuk janë vetëm të minoritetit grek por edhe të shumë qytetarëve shqiptarë. “Të drejtat e pronës mbeten një çështje më e gjerë në të gjithë vendin, nuk është diçka që i përket vetëm pakicës greke. Ajo që po bëjmë tani është një proces konsolidimi dhe unifikimi të kadastrës. Po bëjmë përparim dhe kohët e fundit u kemi lëshuar shumë tituj pronësie njerëzve në jug, në Himarë”, tha Rama. Kreu…

Read More

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet mbajtja e seancës plenare. Pikat e rendit të ditës janë këto si në vijim: Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku ka folur për marrëdhëniet me Italinë, reformat në vend dhe zhvillimet politike e ekonomike në Shqipëri. Duke iu referuar takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, Rama vlerësoi vizionin e saj strategjik për marrëdhëniet dypalëshe dhe theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Në intervistë, ai u ndal edhe te marrëveshja për migrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, duke deklaruar se modeli nuk është i transferueshëm në vende të tjera evropiane, por mbetet një marrëveshje ekskluzive vetëm për Romën. Intervista e Edi Ramës për “Il Giornale” Para…

Read More