Autor: TV News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia ka një pozicion më të fortë në çdo bisedim paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi “ka marrë shumë territor”. Në një intervistë për BBC, Trumpi është shprehur se beson që Moska dëshiron përfundimin e luftës, e cila nisi gati tre vjet më parë. Këto deklarata ai i bëri gjatë kthimit për në Uashington DC me Air Force One, pas një fjalimi në një takim për investime të mbështetur nga Arabia Saudite në Florida. Gjatë atij fjalimi, Trumpi e quajti presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “diktator” – për të dytën…

Read More

NATO ka deklaruar mbi tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova, duke theksuar se po përshtaten vazhdimisht me këto ndryshime, një pjesë e rëndësishme e asaj që është e nevojshme për të qëndruar gati dhe për të siguruar mbështetje të fuqishme për sigurinë dhe stabilitetin në rajone kyçe, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Një zyrtar i NATO-së për Dukagjinin ka thënë se SHBA-ja e kishte bërë të qartë se pret që aleatët e NATO-s të investojnë dhe të kontribuojnë më shumë në sigurinë e përbashkët. “Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë angazhimin e tyre ndaj Aleancës, përfshirë praninë e SHBA-së…

Read More

Pas fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt dhe kualifikimit bindës në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, trajneri Carlo Ancelotti u shpreh: “Kemi zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer kundër një kundërshtari të fortë si Manchester City. Jam krenar për skuadrën time; treguam karakter dhe cilësi në fushë. Mbappe ishte i jashtëzakonshëm me tripletën e tij, por e gjithë skuadra kontribuoi në këtë fitore të rëndësishme. Tani duhet të përqendrohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të vazhdojmë me këtë ritëm”.  

Read More

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ua ka ngrirë të gjitha fondet forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez si pjesë e ngrirjes globale të asistencës së jashtme, sipas zyrtarëve amerikanë dhe palestinezë. Uashingtoni së pari i kishte ndalur ndihmat e drejtpërdrejta për Autoritetin Palestinez gjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, por vazhdoi që t’i financonte trajnimin dhe reformimin e forcave të sigurisë raporton gazeta “The Washington Post”. Zëdhënësi i forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez, Anwar Rajab, i tha gazetës “The Washington Post” se Shtetet e Bashkuara konsideroheshin si “donatore e madhe për projektet e Autoritetit Palestinez”,…

Read More

Avokati Tomë Gashi ka komentuar mungesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën e fundit të gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se as avokati i tij nuk ishte informuar për arsyet e mungesës. Gashi kërkoi që Gjykata Speciale të sqaronte gjendjen shëndetësore të Thaçit, pasi mungesa e tij mund të krijojë aludime të dëmshme për kredibilitetin e gjykatës. “Gjykata Speciale lejon në kushte të caktuara që gjykimi të mbahet edhe pa prezencën e personave për të cilët mbahet gjykimi. Kemi parë një çështje shumë shqetësuar ditën e djeshme, që Thaçi nuk ka marrë pjesë në gjykim…

Read More

Një çift në Banjskë të Zveçanit po përballet me kërcënime të vazhdueshme nga tre të dyshuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, një grua dhe bashkëshorti i saj, po kërcënohen nga të dyshuarit, të cilët kërkojnë largimin e tyre nga fshati. Ngjarja është raportuar më 19 shkurt 2025 rreth orës 13:00. Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga prokuroria në procedurë të rregullt. “Banjskë, Zveçan /19.02.2025-13:00. Dyshohet se viktima f/sh dhe bashkëshorti i saj m/s kosovar, janë duke u kanosur në vazhdimësi nga 3 të dyshuar m/s kosovar. Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga…

Read More

Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovën i kërkon Bashkimit Evropian largimin e masave ndaj Kosovës, e të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 2023. Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport duhet të miratohet në këtë komitet dhe më pas del në votim në Parlamentin Evropian. Në agjendën e publikuar për sot, Komiteti për Politikë të Jashtme draft-raportin e ka si pikë të tretë të rendit të ditës…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se të enjten do të takohet me emisarin amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg. “Kemi planifikuar të takohemi me gjeneralin Kellogg nesër, dhe është shumë e rëndësishme për ne që takimi dhe puna jonë me Amerikën në përgjithësi të jenë konstruktive”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes të mërkurën. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. “Dhe më e rëndësishmja – kjo duhet të jetë jo vetëm qëllimi ynë, por një qëllim i përbashkët me partnerët tanë,”…

Read More

Kryeministri britanik raportohet se ka pasur një telefonatë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Zëdhënësi i kryeministrit theksoi mbështetjen për Zelenskyy si udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe e mbështeti vendimin e Ukrainës për të pezulluar zgjedhjet gjatë periudhës së luftës, duke e krahasuar me situatën në Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Kryeministri përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë që e pengoi Rusinë nga çdo agresion në të ardhmen”, thuhet nga ana e tij, raporton Sky News. Kjo vjen pas komenteve të Donald Trump,…

Read More