Autor: TV News
Gjatë kësaj jave u mbajtën dy samite urgjente në Evropë dhe u panë deklarata shqetësuese nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke vënë në pah frikën në kryeqytete, që nga Kievi e deri në Londër. Veçanërisht, që Uashingtoni dhe Moska mund të tentojnë të arrijnë një marrëveshje të tyren për të ardhmen e Ukrainës pa Kievin dhe aleatët e SHBA-së në Evropë. Zyrtarët amerikanë kanë mohuar se dëshirojnë ta përjashtojnë këdo nga procesi. Por, sugjerimi i SHBA-së se Evropa nuk do të jetë në tavolinën e negociatave ka shkaktuar alarm të gjerë dhe atmosfera pozitive nga takimi SHBA-Rusi në Riad më…
Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 ulëse në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8. Një shpërndarje e tillë e mandateve e bën të vështirë krijimin e një qeverie – vetëm nga një parti – pa negociata mes subjekteve politike. Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe profesori, Fadil Maloku, ka komentuar këtë situatë në emisionin FIVE të Dukagjinit, duke theksuar se formimi i qeverisë nuk varet vetëm nga kalkulimet matematikore, por edhe nga gatishmëria dhe vullneti i partive për të marrë përgjegjësi pas formimit të saj. “Bazuar…
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka deklaruar se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e forcave amerikane në Kosovë, teksa ka komentuar raportimet për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga vendi. Në një deklaratë për Televizionin Dukagjini, zyrtari ka theksuar se aktualisht nuk ka vendim për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi. “Nuk kemi asnjë ndryshim të qëndrimit të forcës për të njoftuar në këtë moment”, ka thënë zyrtari i mbrojtjes për Televizionin Dukagjini. Aktualisht, sipas listës së vendeve kontribuuese në kuadër të KFOR-it, Italia ka numrin më të madh të trupave me 1,258 ushtarë, ndërsa…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, takoi ambasadorin italian në vend, Antonello De Riu, ku diskutuan mbi zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e Kosovës Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi theksoi rëndësinë e unitetit politik dhe përkushtimit të të gjitha partive për të ardhmen e Kosovës, pavarësisht dallimeve ideologjike. Gjithashtu, kryetari i PDK-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Italia ka ofruar për Kosovën. “Sot prita në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Diskutuam për zgjedhjet demokratike të 9 shkurtit dhe rëndësinë e institucioneve të forta për të ardhmen e vendit.…
Grupi militant palestinez Hamas ka filluar të enjten transferimin e trupave të katër pengjeve izraelite që mbante që nga tetori i vitit 2023. Sipas njoftimeve nga grupi, në mesin e viktimave janë tre anëtarë të familjes Bibas – nëna dhe dy fëmijët e saj të vegjël, të cilët ishin nëntë muajsh dhe katër vjeç në momentin e rrëmbimit. Siç raporton BBC, imazhet tani tregojnë katër arkivole të zeza të rreshtuar në një skenë të ngritur në Khan Younis, në jug të Gazës. Hamas pretendon se ata u vranë në një sulm izraelit në nëntor të vitit të kaluar. Veturat e…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për “ushtrim ndikimi”. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ndaj të dyshuarit A.L. do të vazhdohet me procedura të mëtejshme hetimore. “Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme…
Ish-shefi i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është shpallur fajtor për puthjen e lojtares Jenni Hermoso pa pëlqimin e saj dhe është gjobitur me 10,000 euro. Ai është liruar nga akuza për detyrim, raportojnë mediat spanjolle dhe ndërkombëtare. Ndërsa lojtarët e Spanjës morën medaljet e tyre pasi mposhtën Anglinë në Sydney për të fituar Kupën e Botës 2023, Rubiales e kapi Hermoso nga koka dhe e puthi në buzë. Incidenti shkaktoi protesta dhe thirrje për dorëheqjen e Rubiales. Prokurorët kishin kërkuar dënim me burg për Rubiales, i cili javën e kaluar tha në gjykatë se ishte “absolutisht i…
Është sulmuar fizikisht prokurori në Prokurorinë Themeloren në Pejë, Ramiz Buzhala. Sulmi ndaj prokurorit Buzhala është dënuar nga KPK dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. “Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) dënojnë ashpër sulmin e sotëm fizik ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, z. Ramiz Buzhala, sulm ky, i cili ndërlidhet me punën e tij zyrtare.”, thuhet në reagim. KPK dhe ZKPSH thonë se “aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala, duke e mbështetur në punën e tij të përditshme dhe duke…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë. Votat për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës mund t’i gjeni: KËTU
Sot bëhen 80 vjet nga masakra e ndodhur në Tiranë, ku u pushkatuan mizorisht 84 antifashistë dhe 400 të tjerë u mbyllën në kampet e përqendrimit. Operacioni i 4 shkurtit, i quajtur Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944, ishte një operacion kundëraksion i autoriteteve shtetërore të Mbretërisë Shqiptare si përgjigje e atentateve që komunistët u kishin bërë figurave politike. Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë ka mbetur një enigmë në lidhje me motivin dhe numrin e të vrarëve. Historiografia shqiptare ende debaton në lidhje me këtë ngjarje, teksa në ndihmë vjen edhe dokumentacioni…
