Autor: TV News
Mazllum Baraliu, ish-kryetari i KQZ-së, ka thënë se partitë politike në vend duhet të marrin parasysh porosinë që u dhanë qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit. Baraliu u shpreh se as partia në pushtet LVV, por as edhe partitë e tjera nuk munden të formojnë vet qeveri. “Porosia e qartë është dhe këtë duhet ta marrin seriozisht jo vetëm partia që është në qeveri, e cila gjithsesi është dashtë ta ketë kuptuar leksionin e duhur nga votuesi e ai është se nuk kanë qenë të kënaqur sa duhet me qeverisjen katër vjeçare dhe vlerësimi i tyre është…
Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shkruar për aksionin e fundit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në Veri që ka rezultuar me mbylljen e disa qendrave sociale paralele në Veri. Ai ka thënë se këto aksione s’janë të vetmet, por janë vazhdimësi. Tadiq ka shkruar se “nëse mbahet në mend”, kur diçka e tillë të ketë ndodhur ose që Policia e Kosovës t’i ishte afruar Veriut të Republikës së Kosovës gjatë kohës kur kishte qenë president. “Kurrë”, ka thënë Tadiq me krekosje në llogarinë e tij në “X”. Mirëpo deklarimi i tij nuk qëndron pasi që Policia e Kosovës…
Një ndjesi pasigurie po ndikon tek marrëdhëniet SHBA-Ukrainë, ndërsa agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës do të hyjë në vitin e katërt. Ndryshimet e fundit në retorikën e Uashingtonit kanë ngjallur frikën se Ukraina mund të jetë nën trysni për të arritur një marrëveshje jo të favorshme për paqen, apo se mund të lihet të përballet me Rusinë pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Siç njoftojnë korrespondentet e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze dhe Anna Chernikova, ndërsa shumica e ukrainasve janë tashmë në favor të bisedimeve të paqes, shumë këmbëngulin që zgjidhja të jetë sipas kushteve të Ukrainës. Qendra Mjekësore Razom…
Një person ka mbetur i plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Dardania” të kryeqytetit. I plagosuri është dërguar në QKUK, ndërsa për dy të dyshuarit e këtij rasti, policia tha se kanë ikur nga vendi i ngjarjes, Policia rastin e ka cilësuar si “Vrasje në tentativë”. “Rr. Isa Boletini Prishtinë 21.02.2025-19:55. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK. Sipas dëshmitarëve, të dyshuar janë dy persona të panjohur të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë. ‘Dardanët’ do të përballen me Islandën më datë 20 mars në kuadër të ndeshjes së parë të ‘play-off-it’ për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve. Në ndërkohë, dueli i kthimit do të luhet pas tri ditësh në Spanjë, pasi stadiumi i Islandës është momentalisht në rinovim.
Granit Dervisholli është trajner i ri FC Feronikelit 74. “Me eksperiencën dhe përkushtimin e tij, Dervisholli sjell një drejtim të ri dhe vizion për zhvillimin dhe rritjen e ekipit, duke siguruar që FC Feronikeli 74 të vazhdojë të luajë futboll cilësor dhe të konkurrojë për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit. Kujtojmë që Dervisholli ishte drejtor sportiv tek skuadra e FC Suharekës para se të angazhohej me detyrën e trajnerit tek skuadra nga Drenasi.
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Kombet e Bashkuara (OKB) një draft-rezolutë që përdor gjuhë më pak kritike për luftën e Rusisë në Ukrainë, në krahasim me draft-rezolutën e prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina. Dy dokumentet janë propozuar për të shënuar përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për rezolutat. Në dokumentin e SHBA-së, të propozuar më 21 shkurt, dënohet “humbja tragjike e jetëve përgjatë konfliktit Rusi-Ukrainë”, bëhet thirrje për përfundim të tij dhe për paqe afatgjatë. Megjithatë, aty nuk përmendet territori i pushtuar nga…
Me datë 19.02.2025 komuna e Pejës – Drejtori për zhvillim ekonomik Nasret Hajrizi dhe Shefi i sektorit të turizmit Vyrtyt Morina ishim pjesë në eventin më të madh në Shqipëri ku vlerësohen të arriturat e zhvillimit dhe mirë menaxhimi i destinacioneve turistike dhe bizenseve të suksesshme shqipëtare. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin ZV. Minsitrja e Turizmit në Shqipëri Znj. Ilva Gjuzi dhe president i i GlobalTourismForum Bulut Bagci. Pjesëmarrja ishte proces i aplikimit dhe paraqitja e dëshmive të zhvillimeve të turizmit të qëndrueshëm. Ndër shumë të nominuar në këtë garë ishte edhe Peja – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e…
Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në rajonin e Pejës, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në një grup të organizuar kriminal. Ata dyshohen se po përgatitnin vrasje dhe veprime që shkaktonin rrezik të përgjithshëm ndaj dy viktimave në këtë qytet. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 21 shkurtit, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK). Të arrestuarit janë D.R., R.B., Sh.K., F.Q. dhe D.M., të cilët me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrollit në gjashtë lokacione të…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Kosovë janë raportuar për tetë raste të dhunës në familje. Policia ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar, që të tetë burra. Sipas raportit ditor thuhet se ngjarjet kanë ndodhur dy raste në Drenas, një në Fushë Kosovë, tri në Pejë, një në Podujevë, një në Gjakovë, një në Skenderaj dhe një në Mitrovicë Veri. Më poshtë rastet e dhunës në familje: Gllogoc: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit i…
