Autor: TV News
Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2024. Sipas të dhënave të Agjensisë europiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës 8202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u deturan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2024. Në vitin 2023, 17425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7870 prej tyre u kthyen efektivisht. Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5398…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të të gjitha vendvotimeve në Kosovë për zgjedhjet që u mbajtën me 9 shkurt. Kurse nga java tjetër pritet që të nisë numërimi i votave me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe mbi 80 mijë vota nga diaspora. Megjithatë deri më tani, partia e parë në vend mbetet Lëvizja Vetëvendosje me 345 mijë e 602 votues apo 40.90 %. Ky rezultat i siguron LVV-së rreth 47 deputetë, shifër kjo e cila mund të rritet apo ulet gjatë numërimit të votave të fundit. Por, përkundër kësaj, krijimi i qeverisë…
Sulmet terroriste në dy vitet e fundit dhe deklaratat e udhëheqësve politikë për rrezikun nga lufta, vlerësohen të kenë pasur efekt negativ në aspektin e investimeve të huaja në Kosovë. e vet duke paraqitur Kosovën si vend jo-stabil për investime. I shqetësuar me këtë situatë është kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili thotë se është i dëmshëm krijimi i imazhit të Kosovës si vend jo-stabil për investime. Andaj, ai udhëzon të ndryshojë qasja e institucioneve këtë vit. “Ne ende konsiderohemi si vend i tensioneve, si vend i luftës, si vend që kem problem me veriun. Duhet…
Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të respektuar, në kuadrin e lëvizjeve për të larguar nga strukturat drejtuese të forcave të armatosura drejtuesit ushtarakë që mbështesin lëvizjen për barazi dhe shumëllojshmëri në radhët e tyre. Largimi i Gjeneralit Brown, i cili ishte shefi i dytë i shtabit me prejardhje afrikano-amerikane, duket se do të ndihet në mbarë Pentagonin. 16 muajt e qëndrimit të tij në detyrë u përshkuan nga lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. “Dua ta falenderoj Gjeneralin Charles…
Që nga dhjetë dhjetori i 2024-s Policia e Kosovës ishte pajisur me hallkat elektronike të cilat përdorën për mbikëqyrje të të dënuarve për dhunë në familje në mënyrë që të pandehurit të qëndrojnë larg viktimës. Ndonëse nuk kanë treguar sesa persona përcillen me hallka elektronike, Policia e Kosovës i ka treguar Dukagjinit se tashmë ato janë funksionale në të gjitha drejtoritë rajonale. “Rreth projektit për Monitorimin Elektronik të Urdhrave Mbrojtës u njoftojmë se Policia e Kosovës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin e këtij projekti duke përfshirë trajnimin e personelit të nevojshëm si dhe ka vendosur dhe funksionalizuar sistemin…
Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake në botë. Mbi 895 miliardë dollarë për mbrojtje për çdo vit, mbi 2 milionë ushtarak aktivë, mbi 13 mijë aeroplanë e helikopterë, mbi 4600 mjete tokësore të blinduara dhe të llojeve të ndryshmje përfshirë tanket, 11 aeroplanmbajtëse, e 9 për helikopterë. Amerika e vetme ka fuqi ushtarake nëse bëhen së bashku, Rusia, Kina, India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Franca, Japonia, Turqia e Italia. Jo vetëm për nga fuqia në terren, por buxheti i nëntë…
Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me debatin që ka nxitur një intervistë e shefit të tij, Fatmir Limaj, në të cilën shtrinë dorën e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit. Berisha ka thënë se e thotë me kompetencë që “NISMA s’bën koalicion me Serbi”, dhe siç shprehet kandidati për deputet, NISMA është për një qeveri të opozitës dhe me AAK-në do të funksionojnë si një grup parlamentar. “Pasi të gjithë injorantët e shoqëris tonë, e që nuk janë pakë, përfunduan duke flliqurë edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raportë…
Torino ka kaluar në avantazh ndaj Milan. Një gabim i madh nga Thiaw dhe portieri Maignan ka ndikuar që vendasit të gjejnë golin e avantazhit. Rezultati tashmë është 1 me 0. Ja pamjet – VIDEO. The post ‘Për gjynah’ ky Milan, gabim i madh dhe gol për Torinon appeared first on GazetaBlic.
NATO po zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake të vitit 2025, duke testuar aftësinë për të vendosur me shpejtësi forca në shkallë të gjerë në kufirin lindor të aleancës, ndërsa shqetësimet rriten për anëtarin e saj më të fuqishëm, SHBA-në. Bëhet e ditur se stërvitjet në Rumani, e cila kufizohet me Ukrainën, vijnë ndërsa një Evropë e tronditur përballet me një kurs të ri të SHBA-së nën presidentin Donald Trump. Në prag të përvjetorit të tretë të agresionit rus në Ukrainë, stërvitjet Steadfast Dart 2025 përfshijnë rreth 10,000 personel ushtarak nga nëntë vende si pjesë e Forcës së re Aleate…
Mes kushteve të vështira spitalore, mungesës së barnave dhe ikjes së mjekëve, një çështje që prej kohësh dominon diskutimet rreth sistemit të kujdesit shëndetësor të Kosovës, është edhe funksionalizimi i vonuar i repartit për IVF, apo fertilizim të asistuar mjekësor. Nëntorin e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se reparti brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të funksionalizohet në mes të dhjetorit. Por, atëkohë, pacientët e interesuar për IVF kanë nisur të caktojnë vetëm terminë për konsulta dhe kontrolle, në lidhje me procedurën – aplikim të saj në çifte nuk ka pasur. Tashmë në pjesën e dytë të muajit shkurt,…
