Autor: TV News
Seanca në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po dëshmon ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, është shoqëruar me tensione. Tara ka refuzuar të japë dëshmi pa u paraqitur një dokument, të cilin ai e cilëson si vendimtar për integritetin e tij. Në deklaratën e tij, Tara theksoi se dokumenti në fjalë e përshkruan atë si “tradhtar i kombit, duke shtuar se nuk do të japë asnjë përgjigje deri sa të shqyrtohet dhe të pastrohet emri i tij. “Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtu. Unë pa kësaj dëshiroj prej gjykatësit, të…
Xavi Hernandez raportohet se po përgatitet për një rikthim në stol sezonin e ardhshëm. Tekniku spanjoll nuk është me nxitim, por ai po synon një projekt afatgjatë i cili do t’i lejojë atij të konkurrojë në nivelin më të lartë. Për këtë arsye ai është bërë njëri ndër kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Manchester United. Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Relevo, rezultatet e dobëta të Ruben Amorim, e kanë vendosur atë nën presion pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2027. Kjo ka bërë që të ketë thashetheme se United mund ta konsiderojë Xavin si një…
Kancelari i pritshëm i Gjermaisë, Friedrich Merz, tha se do të kërkojë “pavarësi” të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe shprehu dyshime për të ardhmen e NATO-s. “Për mua, prioritet absolut do të jetë forcimi i Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që, hap pas hapi, të mund ta arrijmë pavarësinë nga SHBA-ja” në çështje të mbrojtjes, tha Merz të dielën vonë, pasi aleanca e tij CDU/CSU doli e para në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë. Ai tha se nuk ka “fare iluzione për atë që po vjen nga Amerika”. “Pas deklaratave të [presidentit amerikan] Donald…
Ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova për tre vjet ka ndërmarr gjithçka për të mbështetur luftën e drejtë të popullit ukrainas. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë sot tre vjet më parë Rusia nisi agresionin e saj me qëllim të pushtimit të Ukrainës, duke risjellur luftën e këtyre përmasave në kontinent. “Në këto tri vite, populli trim ukrainas ka luftuar kundër një agresori të pabarabartë por me motiv dhe atdhe dashuri ia ka arritur të thyej parashikimet e agresorëve për këtë invazion. Në këto tri vite, ata janë mbështetur nga bota perëndimore…
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se brenda dy javësh do të hapet thirrja për aplikim në Programin e pagesave direkte, subvencione 2025. Përmes një njoftimi në Facebook, Peci ka thënë se këtë vit kanë bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, duke shtuar se procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit. “Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim”, ka shkruar Peci në Facebook. Po ashtu, ai…
Dy të dyshuar janë arrestuar mëngjesin e së hënës për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Klinë. Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi duke theksuar se gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë M57, një karikator i së njëjtës armë, pesë fishekë, dy gëzhoja dhe një brisk. Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit tё shtetit, janё dërguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se segmenti i rrugës Kijevë-Dollc do të bllokohet për qarkullimin e automjeteve. Ndërprerja e trafikut do të bëhet sot në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës. Sipas njoftimit të Ministrisë, bllokimi është i nevojshëm për realizimin e minimit të 8-të, një procedurë që kërkon ndërprerjen e trafikut për arsye sigurie. Pas përfundimit të minimeve dhe pastrimit të zonës, rruga do të hapet për qarkullim. Për drejtuesit e mjeteve dhe ata që udhëtojnë në këtë segment, rekomandohet të kërkojnë rrugë alternative gjatë periudhës kur do të jetë…
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00. Ndryshe të enjten, është marrë vendim që të pranohen në prova materiale dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim ashtu siç parashihen sipas rregullës 153. Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore nga zëdhënësi i DSK-së, Michael Doyle i cili tregoi se vendimi është marrë me 14 shkurt pasi ZPS-ja kishte kërkuar pranimin me shkrim të dëshmive të…
Ka përfunduar çereku i parë i ballafaqimit Kosovë – Zvicër, që po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeyqytet. Çereku i parë i takimit përfundoi me rezultatin 14-23 për kombëtaren e Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport. Më i miri në parket gjatë 10 minutave të parë ishte Gravet me 9 pikë. Tek Kosova më i miri ishte Dardan Berisha me 4 pikë. /GazetaBlic Sport
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë të dielën se Ukraina duhet të ketë një “të ardhme të sigurt afatgjatë” dhe se Britania e Madhe “do të thellojë solidaritetin e saj me vendin”. “Pasiguria ekonomike që ka shkaktuar konflikti, rritja e faturave, kriza e kostos së jetesës, do të vazhdojë vetëm nëse nuk kemi një zgjidhje që është e drejtë dhe e qëndrueshme për Ukrainën”, ka thënë Starmer gjatë një fjalimi në Glasgoë, Skoci, raporton AP. “Ky është një nga mësimet më të mëdha të historisë sonë. Paqëndrueshmëria në Evropë rrjedh gjithmonë në brigjet tona dhe ky është një moment brezash”,…
