Autor: TV News
Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën në administratën e presidentit amerikan George W.Bush, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Siç raportohet, Wisner ka vdekur të hënën në shtëpinë e tij në Mill Neck, në Long Island, raportoi “The New York Times”. Sipas familjarëve, Wisner së fundmi është përballur me kancer në mushkëri.. Wisner ka punuar si ambasador në katër vende dhe ishte emisar i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës. Në një intervistë dhënë “Interaktivit” të KTV-së në vitin 2022, Wisner pati thënë se përgjatë këtyre vjetëve që nga Pavarësia e Kosovës, nuk ka për të shtuar asgjë përveçse kënaqësisë…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova qëndron me Ukrainën në përvjetorin e tretë të nisjes së agresionit rus, duke thënë se “e kuptojmë thellë dhimbjen dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas”. Ai përmes një postimi në rrjetin social X tha se solidariteti i Kosovës për Ukrainën s’është vetëm me fjalë, teksa ka përmendur pritjen e gazetarëve ukrainas, dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe kontributin në trajnimin e ushtrarëve ukrainas. Kurti tha se agresioni rus, që kishte nisur më 24 shkurt të 2022-s, është ngjarje “që ka shkaktuar vuajtje të pamasë ndaj atyre që mbrojnë me guxim vendin e tyre”.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur skanimin e listave të votuesve të rregullt në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR), një hap i nevojshëm për të siguruar që nuk ka votim të dyfishtë. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, pas përfundimit të këtij procesi, do të nisë numërimi i votave me kusht, të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta. “Të shtunën, në QNR ka filluar skanimi i listës së votuesve nga 2,533 vendvotimet e rregullta në të cilën nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në votim. Skanimi i listës së votuesve të vendvotimeve të rregullta është i…
Punëtori me inicialet Sh.S., i ndërmarrjes “Trepça” është larguar të hënën nga puna pasi ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të postuar nga kjo ndërmarrje në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera thuhet se ky punëtor i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes prej mbi 27 mijë euro. Tutje thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës edhe në disa raste të tjera. “Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit…
Vetëm Mohamed Salah është përpara italianit Mateo Retegui në renditjen e Këpucës së Artë evropiane, pasi sulmuesi i Atalantas barazoi Harry Kane. Retegui shënoi golin e tij të 21-të në Serie A këtë sezon, duke kontribuar në fitoren 5-0 të Atalantës ndaj Empolit të shtunën. Kjo do të thotë se ylli i Atalantës tani ka arritur në 42 pikë në renditjen e Këpucës së Artë evropiane, njësoj me fituesin 2023-24, Harry Kane. Vetëm ylli i Liverpool-it, Salah, qëndron mbi dyshen me 25 gola në Premier League dhe 50 pikë. /GazetaBlic Sport
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina thanë të dielën se janë më pranë një marrëveshjeje që Kievi t’i japë Uashingtonit një pjesë të madhe të të drejtave për shfrytëzimin e mineraleve të rralla si kompensim për miliarda dollarë në municione që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës për t’u mbrojtur nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një konferencë për shtypin në Kiev se Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara po “bëjnë përparim” në arritjen e një marrëveshjeje. Ai tha se është rënë dakord për një projekt-marrëveshje, sipas së cilës Ukraina t’i paguajë Shteteve…
Prokurorja Vega Iodice ka hequr dorë nga insistimi për të marrë dëshminë e Ismet Tarës pasi ai tërë kohën është duke refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se këtë gjë do ta bëjë pasi t’i shfaqet një dokument të cilin ka që nga mëngjesi i seancës që po e kërkon. “Nuk besoj që dëshmitari do iu përgjigjet pyetjeve të mija”, tha ajo duke njoftuar se ka mbaruar procesin e saj të marrjes në pyetje, shkruan “Betimi për Drejtësi”. Vega Iodice shtoi se kërkon pranimin e deklaratave të mëparshme të dëshmitarit por që këtë kërkesë do ta parashtrojë me shkrim. “Kërkoj pranimin e…
Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës kanë konfirmuar për se janë arrestuar dy të dyshuarit për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Komunën e Klinës. Sipas informatave katër viktimat janë vëllezër, por që arsyet që kanë çuar deri të konflikti ende nuk janë të ditura për Prokurorin e Policinë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar se pas një operacioni intensiv janë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit. Ai theksoi se hetimet janë në fazën fillestare dhe se viktimat do të intervistohen pasi të marrin trajtimin mjekësor. “Lidhur me këtë çështje dyshohet se ka pasur të shtëna…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është krenar për vendin e tij, për “tre vjet të rezistencës” dhe për “tre vjet të heroizmit absolut të ukrainasve”. Zelensky e lëshoi këtë deklaratë në ditën kur bëhen tre vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt, 2022. “Faleminderit për të gjithë ata që e mbrojnë dhe e ndihmojnë Ukrainën. Për të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Dhe, qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky. Për të shënuar këtë ditë, ai…
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit. Barbano ka theksuar se ata do ta mbajnë të gjallë trashëgiminë e Qerkinit duke mbështetur institucionet përkatëse për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Prehu në paqe – Baca Bajram. Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkini”, ka shkruar Barbano në Facebook. “Përmes punës së tij të palodhur, ai luftoi për të vërtetën, duke kërkuar llogari nga të gjitha institucionet dhe duke u dhënë zë…
