Autor: TV News
Analisti, Belgzim Kamberi ka thënë se “jemi në fazën e taktikës”, pasi që kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie për ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime nëse është fjala për çështje nacionale.Kamberi në “Debat Plus” tha se loja ka nisur nga më i vogli, që i bie nga Limaj por që ka heshtje nga partitë qoftë Lëvizja Vetëvendosje, kreu i saj Albin Kurti por edhe partitë e tjera opozitare. Kamberi shtoi se aktualisht Kosova është në lojë taktike. “Jemi…
Gjatë intervistës së Faton Ramadanit, i cili është vëllau i të dënuarve në rastin “Kiqina” është lidhur Shpresim Uka me një lidhje direkte.Por Ermal Panduri e kumtoi lajmin se do ketë ballafaqim drejtëpërdrejtë në studion e “Debat Plusit” mes Ramadanit dhe Ukës.Shpresim Uka e konfirmoi poashtu se ka lindur në spitalin e Beogradit në vitin 1968 për shkaqe të ndryshme shëndetësore. “Kam lindur në Beograd në vitin 1968. Kam jetuar vetëm punë javësh. Jo më shumë. Lindjet janë bërë ose Shkup ose Beograd”, tha Uka.
Presidenti amerikan, Donald Trump, sot ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë. Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë. Më pas, ata pritet të mbajnë një konferencë për media,, raporton CNN. Macron është udhëheqësi i parë evropian që e viziton Trumpin, pasi ai mori pushtetin muajin e kaluar. Më vonë gjatë javës, kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të…
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar një video të rrallë të vitit 1993 me komandantin legjendar, Adem Jasharin. Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri të ditur se videoja është nga vizita për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca. “Është incizim i mesit të janarit të vitit 1993, ato ditë dola nga spitali në Tiranë ku u trajtova, pas torturave nga okupatorit serb, ku më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti. Në videoincizim, në ngushëllime për aktorin e madh, Ndrekë Luca, vërehet Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana,…
Në një shkrim lamtumirës për vdekjen e tij dikush kishte thënë se “Historia nuk shënon emrat e atyre që i ikin, por vetëm emrat e atyre që qëndrojnë.” Vërtetë ky përshkrim i shkon për shtati preshevarit Faik Rexhepi, i cili vdiq të dielën. Shumë pak e njohin emrin e tij, por pothuajse të gjithë, guximin që shfaqi më 29 gusht 1990. Hazir Reka – Fotoreporter shtoi “Kur ka mbërri aty është ulur këmbëkryq edhe shihet edhe në fotografi se ka insistu edhe të tjerët me i ulë në fotografi, por nuk është ulur askush. Edhe ky qysh është ulur aty…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër. Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të…
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar të hënën një rezolutë, të hartuar nga BE-ja dhe Britania e Madhe, e cila e cila riafirmon “angazhimin e OKB-së për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Një rezolutë, kur miratohet, përdoret për të shprehur zyrtarisht opinionin ose vullnetin e organizatës ndërkombëtare, raporton BBC. Rezoluta kishte nevojë për mbështetjen e dy të tretave të atyre që votuan për ta kaluar. 93 shtete votuan pro, 18 kundër dhe 65 abstenuan. SHBA-ja e ka kundërshtuar rezolutën dhe në vend të kësaj ka depozituar të sajën, e cila nuk i referohet mbështetjes…
Real Madridi është rikthyer në stërvitje pasi mposhti Girona 2-0 në La Liga. Ata tani përgatiten për ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Real Sociedad të mërkurën mbrëma. Sipas AS, Federico Valverde mund të pushohet sërish. Ai nuk stërviti me skuadrën sot, duke punuar në ambiente të mbyllura për rikuperimin. Ancelotti tashmë e kishte lënë jashtë kundër Gironas, për herë të parë që nga maji 2024, pasi ai luajti në siklet kundër Manchester Cityt. Ancelotti ishte vendosur të sillte Valverden kundër Gironas, por goli i Vinicius Junior ndryshoi mendjen e tij. Një vendim përfundimtar për…
Eksperti i sigurisë, Avni Islami deklaroi se dy agjentët sekret të BIA-së serbe e që ishin shqiptar të Kosovës kishin misione të ndryshme të obliguara nga BIA dhe se qëllimet ishin të ndryshme.Islami tha se qëllimi i njërit prej agjendëve ishte planifikimi i akteve terroriste brenda territorit të Kosovës për dobësimin e raporteve në Bashkësinë Ndërkombëtare, duke nënkuptuar edhe se “populli i Kosovës është jomiqësor ndaj komuniteteve ekzistuese në vend”. Qëllimi I dy bashkëpunëtorëve të BIA-së ishin të ndryshëm, pasi kishin misione të caktuar. I pari ishte denigrimi I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK] ose bartësit e luftës. Dhe tjetri…
Të dielën në mbrëmje ka përfunduar edhe vlerësimi i pakove të dërguara përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, janë vlerësuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime, nga të cilat rreth 63 mijë janë aprovuar, ndërsa rreth 4,900 janë refuzuar për shkak të shkeljeve të procedurave, si dërgesa të dyfishta, mungesë dokumentacioni apo dërgimi i më shumë se një fletëvotimi. Lirim Krasniqi nga GERMIN për emisionin “Five” të Dukagjinit u shpreh se procesi i votimit të diasporët do të ketë ndikimin në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi që i bie se një deputetë më shumë në subjektin…
